Arkiv-Opinion
Firoja e mazhorancës, rreth 200 mijë vota
Nga një model statistikor që kam ndërtuar me të dhënat e zgjedhjeve të viteve 2009, 2011, 2013, si dhe të sondazheve që kam zhvilluar në 3 muajt e fundit, më rezulton se:
- Për kandidatët e “së majtës” janë gati të votojnë sot rreth 800 mijë votues (nga 1 milion që votuan për partitë e koalicionit “të majtë” në qershor 2013)
- Për kandidatët e “së djathtës” janë gati të votojnë rreth 650 mijë votues (nga 680 që votuan për partitë e koalicionit “të djathtë” në qershor 2013).
- Rreth 340 mijë votues janë të pavendosur
Loja e mbyllur me kandidatët për qeverisjen lokale
Ditët e fundit ka pasur një vëmendje të madhe gazetareske mbi disa kryetarë të bashkive të rëndësishme, që i mbajnë postet e tyre prej dy, tre apo edhe katër mandatesh. Kjo ka lidhje, afërmendsh, me zgjedhjet komunale që po afrojnë. Ka dalë tanimë dekreti i Presidentit dhe ato do të mbahen më 21 qershor.
Loja “parimore” e Ramës me kryetarët e Bashkive
Ditët e fundit presioni në rritje nga ana e z. Rama ndaj disa kryebashkiakëve për të dhënë dorëheqje apo për të mos rikandiduar më, është interpretuar si pozitive në shtyp. Kjo e justifikuar me arsyetimin se një pjesë prej tyre, pavarësisht performancës shumë të dobët ose deri diku të pranueshme, kanë siguruar falë mbështetjes së PS mundësinë e rimarrjes së mandatit më shumë se dy herë, duke u shndërruar në “pashallarë”, “bejlerë”, “oligarkë” të njësive lokale respektive.
Dixhitalizimi i TVSH-së, çuditë e Pollos vazhdojnë me çuditë e Haritos*
E nderuar znj. Milena Harito, jam një teknik me shumë eksperiencë në fushën televizive dhe më lejoni të them dy-tre fjalë mbi historinë, tashmë qesharake, të dixhitalizimit të TVSH. Më lejoni të ofroj eksperiencën që kam, sepse duke lexuar deklaratat tuaja e kuptoj që kompetenca juaj, të paktën në këtë fushë, nuk duket shumë e kualifikuar.
Dhuna policore dhe “burgu” i kryeministrit
Disa raste tepër të rënda të dhunës policore, veçanërisht ai në Korçë, kanë hapur edhe njëherë diskutimin mbi raportin mes qytetarit dhe shtetit, përfaqësuesit të ligjit apo atij të rendit. Ky raport ka qenë vazhdimisht problematik, por kohëve të fundit ai po rrezikon të shndërrohet në armiqësor dhe në vend të respektit për ligjin mund të prodhojë një reagim agresiv ndaj tij.
Fundi i pashallarëve të PS dhe basti i Ramës
Katër muaj para zgjedhjeve lokale, pa ndonjë arsye bindëse dhe në braktisje të detyrës, dorëheqja e kryebashkiaku të Pogradecit, Artan Shkëmbi u lexua si një shembull që duhet të ndiqet nga kryetarë të tjerë bashkish socialiste, që Edi Rama ka vendosur të mos i rikandidojë më në 21 qershor.
Në rastin e Shkëmbit, skenari dhe vendi i zgjedhur, selia e PS dhe jo Bashkia e Pogradecit, ishin menduar shumë trashë, sepse i tillë duhej të ishte edhe mesazhi tek kryebashkiakët e Vlorës, Gjirokastrës, Beratit, Fierit dhe ndoshta Elbasanit.
Fatos Kongoli na fton mbi humnerë
Nëse unë lavdëroj një apo nëse unë e shaj atë, kjo nuk ngre kandar në numrin e atyre që do ta lexojnë. Thjesht, ushqen me kuriozitet një numër njerëzish që duan të dinë, pse ky po “i bie” kësaj apo këtij. Ju e dini edhe pse ndodh kjo: lavdethurrësit kryesisht i bëjnë një qokë dikujt, kritikuesit, kanë një inat që duan të nxjerrin.
Posti i ambasadorit i takon diplomatëve të karrierës
Në diskutimin mbi projektligjin për shërbimin diplomatik, që u bë në Komisionin Parlamentar, ra në sy që mazhoranca dhe opozita ishin në një mendje kur iu desh të mbanin qëndrim lidhur me idenë inovative të Ministrisë së Jashtme për t’u shkëputur nga praktika e ambasadorëve që “merren hua” nga shoqëria civile e mbi të gjitha, nga elita politike e vendit. Për pikat e tjera të projektligjit pati plot mospajtime mes palëve, ndërsa kur erdhi puna te çështja e emërimit të ambasadorëve, të gjithë u vunë në mbrojtje të kuotës së 20 përqindëshit.
Parku i Liqenit Artificial dhe sëpata e fundit ekologjike
Ishulli i Pashkëve në Oqeanin Paqësor është i famshëm për më shumë se 100 statujat e tij prej guri deri në 10 metra të larta, të ashtuquajturatmoai. Zbuluesit e ishullit duhet të jenë përballur me një enigmë të fortë në momentet e para të zbulimit të ishullit në një të diel të Pashkëve të vitit 1772. (prej nga vjen edhe emri i ishullit). Për të ndërtuar statuja të tilla gjigante si ato moai duheshin trungje druri, slita druri për tërheqjen e blloqeve prej guri masiv e të tjera mjete transporti.
Ne megjithatë do të fitojmë përsëri
Keqqeverisje. Keqdrejtim. Vjedhje. Korrupsion. Varfëri. Skamje. Ligështim. Dëshpërim. Dorëzim. Këto janë disa nga fjalët që faniten si fantazma mbi ekzistencën tonë në mesin e dekadës së dytë të shekullit XXI kudo jetojmë shqiptarët në Ballkan. Pavarësisht rrezikshmërisë së pranisë së këtyre fjalëve në ligjërimin dhe realitetin e një populli, fjala më e errët dhe me rrezik vdekjeprurës nuk ishte thënë zëshëm ndonjëherë.