Arkiv-Opinion

Të papriturat e një vendimi

Postuar në 21 Mars, 2015 04:27

Prokuroria e hodhi gurin. Kërkoi arrestimin e dy deputetëve, e jo spostimin e akuzës mbi Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Afera Doshi e ka që dje një fajtor për organin e akuzës. Ose më saktë dy të tillë. Ata janë Tom Doshi dhe Mark Frroku. Që të dy akuzohen se kanë sajuar një fabul vrasjeje të paguar, duke e kthyer këtë në një ngjarje kombëtare, e cila sot ka përfshirë qeverinë dhe opozitën, pa folur për tronditjen e shkaktuar prej javësh në trutë e qindra mijë njerëzve, që kanë ndjekur zhvillimet e Telenovelës Doshi nga ekranet, faqet e gazetave dhe interneti.

Testi poligraf dhe dekriminalizimi i politikës

Postuar në 20 Mars, 2015 11:53

Testi poligraf ka dekada që përdoret në SHBA, për të siguruar indicie se një i pandehur gënjen, apo se një punonjës i ardhshëm i CIA-s, FBI-së, apo policisë ka fshehur diçka nga e kaluara e tij, gjate aplikimit për vendin e punës. Ky lloj testi, me sa di, bëhet edhe në SHISH-in tonë, me ndihmën e një aparature, psikologu dhe tekniku amerikan.

Testi poligraf nuk ka garanci 100% që zbulon të vërtetën, prandaj nuk konsiderohet si provë në gjykatat amerikane, por vetëm si opinion eksperti. Sidoqoftë, përqindja e suksesit të këtij testi është nga 90%-100%.

Lamtumirë “krimineli” im

Postuar në 20 Mars, 2015 10:11

Lajmi se më në fund prokuroria e tredhur shqiptare ka marrë guximin të kërkojë vazhdimin e hetimeve përmes masës së arrestit për dy deputetë, nuk është një ngjarje e zakonshme. E vënë në një kontekst më global kur komuniteti ndërkombëtar dhe sidomos SHBA po kërkojnë me ngulm spastrimin e politikës, kur mediat gjithnjë e më shumë po marrin guximin për t'i artikuluar emrat e të fortëve me imunitet, kur gjykata e lartë jo vetëm nën trysninë e ligjit po bëhet gati të penalizojë edhe dy deputetë të tjerë, kjo që po ndodh mund të shihet si hapja e fazës së parë të procesit të dekriminalizimit.

Për një lumturi të brendshme bruto

Postuar në 20 Mars, 2015 03:55

Sipas kalendarit të Ditëve Ndërkombëtare, 20 Marsi festohet si Dita Ndërkombëtare e Lumturisë. Lumturia do të duhej të ishte objektivi final, përtej progresit material, i ekonomisë së një vendi, por, si kudo në botë, edhe në Shqipëri ekonomia përdor matës të tjerë për mirëqenien e shoqërisë. Nuk është lumturia instrumenti me të cilin ekonomia mat vetveten, por prodhimi i brendshëm bruto, d.m.th vlera e përgjithshme e mallrave dhe e shërbimeve të prodhuara brenda një viti nga një ekonomi. Ajo që matet është shuma e të gjitha aktiviteteve ekonomike të paguara me lek.

Islami tradicional në Ballkan është autokton*

Postuar në 19 Mars, 2015 08:22

Bashkësitë islame në Ballkan kanë kaluar përmes fazave të ndryshme të tyre organizative dhe juridike.

Që nga largimi i Perandorisë Osmane myslimanët ballkanas janë shkëputur nga qendra e autoritetit të Islamit në Stamboll, duke gjetur rrugën e vet të organizimit në kuadër të shtetit juridik dhe ligjor në të cilin kanë jetuar dhe vepruar

Besimtarët mysliman ballkanas i takojnë etnive të ndryshme, që përbëjnë një përqindje të përgjithshme prej 17 % , të shpërndarë në të gjitha vendet e Gadishullit Ballkanik.

Çështja Frroku dhe kapitullimi i shtetit përballë makinës me imunitet

Postuar në 19 Mars, 2015 06:51

arion suloNga Arion Sulo

Ngjarja e shtatorit 2014, kur një patrullë policie nuk mundi të kontrollojë makinën e deputetit të mazhorancës, Mark Frroku, edhe pas dyshimeve se aty fshihej një trafikant droge, ka rindezur debatin e mbështetjes së krimit nga shteti.

“Bomba Doshi” dhe bomba te diga e Liqenit

Postuar në 18 Mars, 2015 07:56

Bomba Doshi” e kanë quajtur ngjarjen që na mbajti e po na mban vëmendjen pezull këto dhjetë ditë. Figura e bombës që shpërthen, nënkupton në këtë rast një gjë që trondit, skandalizon, ngaqë dalin në pah shumë të palara. Por kjo “bombë”, sipas mendimit tim, thellë­thellë tërheq vëmendjen jo aq për shkak të intrigës policore apo kriminale që mban brenda, sesa për shkak të nevojës për ndryshim që kanë njerëzit. Ajo ka tërhequr vëmendjen e njerëzve pikërisht mbi shpresën se, pas kësaj, diçka do të ndodhë, duhet të ndodhë, sepse s’mban më ujë pilafi, sepse ka një tejngopje me të keqen.

Luli, pela e Mikollkës dhe Burri

Postuar në 18 Mars, 2015 04:19

E enjtja është dita më e bukur e javës. E javës shqiptare e kam fjalën. Më parë e enjtja ka qenë ditë koti. Pothuaj asgjë nga gurra popullore nuk lidhej me të enjten. Asnjë anekdotë nuk kishte për të. Po shyqyr që erdhi demokracia edhe për të enjten. Ajo u bë dita më e zgjedhur për shqiptarët. Të gjithë mendojnë për të enjten, si ta bëjnë më kuptimplotë atë. Deri tani nuk është se kjo bëhej krejt pa sukses. Jooo, e këndshme ishte bërë e enjtja.

A fle Rama në shtrat me krimin?

Postuar në 17 Mars, 2015 08:04

Pamundësia për ta mposhtur kriminalitetin në nivele të larta po e diskretiton me shpejtësi imazhin e kësaj qeverisjeje. Tani kundërshtarët më të egër të saj janë të bindur se ajo është drejtëpërdrejtë e lidhur me botën e errët të krimit, ndërsa ata më dashmirësit mendojnë se ajo është e pafuqishme të luftojë ndaj tij. Por të gjithë njerëzit e arsyeshëm bien dakord tek dështimi në këtë pikë. Të gjithë e shohin se sapo projektorët hedhin dritë mbi një rast të ri, policia e shtetit del gjithnjë zbuluar.

Parlamenti sipas jo-politikës

Postuar në 17 Mars, 2015 05:14

Meqenëse 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë janë në dorën e 2 – 3 individëve, thënë ndryshe liderëve politikë, ia lejuam vetes dhe ne të ndërtojmë Parlamentin shqiptar, se si ai duhet të jetë, pak a shumë sipas perceptimit të publikut, i cili dëshiron një Parlament ndryshe nga ky i sotmi, paçka se kjo punë me ligj është kalkuluar në atë mënyrë që asgjë nuk mund të bëhet, pasi “konkurron” proporcionali e jo mazhoritari, çka do të thotë se fatin kuvendor e vendosin kryetarët e dy partive kryesore, Edi Rama e Lulzim Basha, po edhe Ilir Meta.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Opinion