Arkiv-Opinion
Biznesi im i ri në Manhattan
Ish-deputeti socialist thyen heshtjen për herë të parë mbas dorëzimit të mandatit të tij. Shpjegon arsyet e ikjes dhe jetën e re në SHBA. Një sërë konsideratash për të djeshmen dhe të sotmen e tij dhe të politikës që ka lënë pas, dashuritë dhe zhgënjimet që e detyruan të thotë: mjaft më!, por dhe raportet e tij me politikanët dhe vetë politikën. Rama e Berisha, si i sheh sot ish-deputeti socialist. Më shumë se intervistë, ky material ishte një bisedë e gjatë dhe shpesh edhe nervoze në Scype.
Për pasardhësit ideologjikë të “Kurvit”
Në një sistem politik demokratik, midis të tjerash, individi gëzon të drejtën e jetës, lirisë dhe pronës. Në një sistem (ose shoqëri) jo demokratik individi jo vetëm që nuk gëzon të drejtat e mësipërme, por ai/ajo nuk gëzon as të drejtën e të vepruarit bazuar në vullnetin e tij/saj të lirë. Çdo veprim i një individi në këto soj sistemesh, interpretohet si pjesë e një skenari konspirativ i orkestruar nga një fuqi armike dhe komplotiste.
Tap, Nabuko, aleanca strategjike Rusi - Gjermani dhe doktrina Brzezinski
Kemi kaluar gjithë jetën duke u vetëndëshkuar, ose duke u vetëshfajësuar. S'kemi fat, kemi qënë 5 qind vjet nën Turqinë, na dënuan, na plasën nën protektoratin e Rusise, e kemi fajin vet se u lidhëm me Kinën. Po a është vërtetë kështu? Çfare peshe kanë vendimet e njëkahëshme të një shteti apo bashkësie shtetesh?
Le të marrim një nga frazat më domethënëse të politologut të madh amerikan Zbigniew Brzezinski -këshilltar i besuar i Xhimi Karterit dhe anëtar i përhershëm i Komisionit Trilateral - po e shkruaj në thojza të plotë:
Leksione mesjete nga një mendimtar idiot
Ti thua se: “Është turp i madh Burri të kërkojë pare me përzhitje”. Jep përkufizime nga Olimpi me gjalpë e djathë që ndërton po vetë në një shkrim për një komunist imagjnar. U tregon ish - të persekutuarve Cv-në karakteriale me të njëjtën qetësi që ngjyros dhallën në shkrimet e tua. U thua se: Të burgosurit e ndërgjegjes nuk bëjnë burg për të marrë por vetëm për të dhënë. Sepse të përndjekurit e vërtetë janë njerëz fisnikë, me mendje të hapur, me zemër të madhe, me shpirt të gjërë.
Apatia, prelud i diktaturës
Nisur nga emotivja dhe solidariteti njerëzor, pafundësisht do të kisha dëshiruar dhe uruar që Liraku të ishte një “hero i vogël dhe i padukshëm” që mllefin ndaj pabesisë dhe padrejtësisë së qeverisë ta vetë-kufizonte vetëm në marrjen mbrapsht të asaj që besimplote i dha – votën e tij.
100-vjetori, opozita në Vlorë larg Tiranit!
Qeveria dhe Bashkia e Tiranës, pra Berisha, Basha dhe Meta, janë bashkuar në një thirrje sa provokuese aq hipokrite për opozitën: Ejani të bashkohemi më 28 Nëntor në Tiranë! Bëjnë thirrje për bashkim këta pushtetarë dhe “patriotë” të korruptuar, duke e aluduar se nëse nuk vepron kështu, opozita është përçarëse e kombit. Por mendja e tyre, e ngushtuar nga interesat e pushtetit pa fund dhe pasurimit po pa fund, nuk arrin të kuptojë se tjetër është bashkimi dhe krejt tjetër është grumbullimi për të festuar.
Kombi që i takojmë
Prognozë paraprake për skenarin 4-polar Berisha-Rama-Meta-Topi
/images/tabela-1.jpg
Klinton, një dush i akullt
I dhamë dorën (duart, në fakt) dhe iu rikthyem zakonit. Një sjellje tipike shqiptare. Vetëm pak orë pasi sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton u ngjit në avionin e saj në Rinas, me premtimet e radhës në xhep, për bashkëpunim, tone të ulura dhe moderim, Kryeministri shqiptar doli para mediave për të na kujtuar se nuk ka mediator, sado i lartë, që i pajton shqiptarët.
Prognozë paraprake për skenarin 4-polar Berisha-Rama-Meta-Topi
Nga deklaratat e kohëve të fundit të partive të vogla, duket se skena paraelektorale e 2013-ës do t’i ngjajë shumë asaj të 2009-ës. Në zgjedhjet e 2009-ës, u futën në garë dy koalicione të mëdha, të udhëhequra përkatësisht nga Berisha e Rama, dhe dy koalicione të vogla, të udhëhequra përkatësisht nga Meta e Meksi.