Për pasardhësit ideologjikë të “Kurvit”

Postuar në 05 Nëntor, 2012 09:12
Bledar H. Prifti

Në një sistem politik demokratik, midis të tjerash, individi gëzon të drejtën e jetës, lirisë dhe pronës. Në një sistem (ose shoqëri) jo demokratik individi jo vetëm që nuk gëzon të drejtat e mësipërme, por ai/ajo nuk gëzon as të drejtën e të vepruarit bazuar në vullnetin e tij/saj të lirë. Çdo veprim i një individi në këto soj sistemesh, interpretohet si pjesë e një skenari konspirativ i orkestruar nga një fuqi armike dhe komplotiste.

Greva e urisë e ish-të përndjekurve politike dhe martirizimi i grevistëve provoi edhe njëherë fakin se pushteti politik në Shqipëri është një shembull i qartë i një pushteti autokratik, madje edhe mizor nga ana humane. Atë që ky soj pushteti urren me tepër është  fakti se individi  vepron bazuar në vullnetin e lirë të tij/saj. Edhe vendimi për t’u martirizuar është një ogur i zi për pushtetin dhe si i tillë ai portretizohet si një skenar konspirativ i organizuar nga forcat “destruktive” dhe jo si një veprim që rrjedh si pasojë e vullnetit të lirë të një personi.

Shikoni, qeveria e Sali Berishës dhe Ilir Metës vazhdojnë akoma të sulmojnë aktin e martirizimit të Lirak Bejkos duke e konsideruar atë të paaftë për të ndërmarë veprime bazuar në vullnetin e lirë dhe duke ia atribuar martirizimin e tij forcave “armike të pushtetit popullor”. Kuptoni se deri ku shkon kafshëria dhe djallëzia e pushtetit: Akuzohet pas vdekje Lirak Bejko se gjoja ishte një bashkëpuntor i Edi Ramës dhe i opozitës për të rrëzuar pushtetin, dhe jo një individ me vullnet të lirë që kërkonte të drejtat e tij.

Por ky nuk është fenomen i ri për politikën dhe shoqërinë shqiptare; ai është një fenomen me të cilin ne bashkëjetojmë prej dekadash. Për shembull, përgjatë gjithë epokës komuniste, vullneti i lirë sulmohej në mënyrë kafshërore dhe çdo veprim i individëve të caktuar lidhej me patjetër me grupe armiqësore që komplotonin për të rrëzuar “pushtetin e partisë”. Për këtë arsye shpikeshin puçistë të brendshëm dhe të jashtëm. Qëllimi final pas kësaj taktike ishte të paralizoheshin dhe kontrolloheshin veprimet e individit dhe të legjitimoheshin sulmet e pushtetit kundër individit dhe “forcave puçiste” opozitare.

Por çfarë do të thotë kjo strategji anti-humane/individ për intelektualët dhe shoqërinë civile? Unë besoj se nuk ka as më të voglin ndryshim midis shoqërisë civile të ditëve të sotme dhe asaj të kohës së komunizmit, përvecse ndryshimit të emrit nga “intelligentsia komuniste” dje - në shoqëri civile, sot.

Le të marim një shembull në të cilin veprimet/mendimet e një individi janë shëmbëlltyrë e veprimeve/mendimeve të një grupi të  madh shoqëror dhe politik. Mos u keqkuptoni, qëllimi nuk është identifikimi i personit por identifikimi i grupimit që ai përfaqëson në shoqërinë shqiptare. Ata që kanë lexuar sadopak shkrimet/mendimet e të persekutuarit E.Ypi, do të kuptojnë se idetë/mendimet e këtij shkrimtari të pushtetit të sotëm nuk kanë asnjë ndryshim nga ato të  “kurvit” (fjalë e krijuar nga personi në fjalë) dje - apo nga ato të një pjese të mirë të shoqërisë “post-komuniste”. Këtu me të drejtë na lind e drejta të klasifikojmë konceptin “bijt e kurvit” në dy kategori: pasardhësit biologjikë të “kurvit” dhe pasardhësit ideologjikë të “kurvit”.

Është maskarallëk dhe shenjtanllëk të merresh me pasardhësit biologjikë të “kurvit” pasi është Zoti i madh që merret me këto punë. Por ne mund të merremi me pasardhësit ideologjikë të “kurvit” pasi idetë, mendimet, dhe vlerat (anti-)demokratike/humane janë ato që individi i ka në dorë t'i implementojë në marëëdhënie me shoqërinë. Deri me sot nuk kam dëgjuar  të flitet për babain apo bijtë biologjikë të Stalinit, Hilterit apo Enverit. Vetëm kurvi dhe bijtë ideologjikë të kurvit anembanë botës i bëjnë këto lidhje për të legjitimuar politika e tyre antidemokratike dhe djallëzore.

Ashtu si “kurvi” dje, - pasardhësi ideologjik i “kurvit” sot nuk e pranon dot alternativën ndryshe të mendimit dhe drejtimit politik. Nëse je i përndjekur politik, absurditeti vazhdon,  ti duhet të mbështesësh partinë e neokomunistit Berisha,  ose më e kuptueshme, te neokurvit Berisha. Jo jo, një i përndjekur politik nuk  mund të ketë mendimet dhe idetë e tij/saj përveç ideve që sugjerojnë pasardhësit ideologjikë të “kurvit”. Këta kafsharë vazhdojnë me moton e “kurvit” se gjoja na paskan fuqinë supreme për të diktuar se si duhet të mendojnë politikisht edhe ata që luftuan për lirinë e mendimit/besimit të lirë dekada me radhë.

Zor se bijtë ideologjikë të “kurvit” mund të kuptojnë se çdo njeri ka të drejtën të mendojë/besojë si i pëlqen. Këto mbetje ideologjike të së shkuarës komuniste nuk e pranojnë dot që individi të ketë  mendime dhe vullnet të lirë që përcakton veprimet e tij/saj.  Çdo veprim i individit konsiderohet nga këto mbeturina si pjesë e një puçi kundër pushtetit të nënës parti/qeveri.

Shpresoj të mos i keni harruar grupet armike dhe puçiste të “kurvit”. Gjithashtu, shpresoj të mbani mend propagandën komuniste për elektrifikimin e plotë të vendit apo sigurimin e bukës në vend. Ja të njëjtën gjë propagandojnë edhe pasardhësit ideologjik të “kurvit”: dje hanim bukë thatë (ose nuk hanim fare), kurse sot nëna qeveri na jep bukë me mish, - theksojnë bijtë ideologjikë të “kurvit”. Dhe ndaj, argumentojnë këta zuzarë, ne nuk duhet të dalim kundër partisë/qeverisë. E përbashkëta është se të dy (“kurvi” dje dhe bijtë e tij ideologjikë sot) theksojnë fuqishëm rolin pozitiv të nënës parti/qeveri për të mirat që gëzon populli, a thua punon në realitet kurvi dhe bijt e tij, dhe jo populli.

Gjithashtu, ( më e keqja) e konsiderojnë popullin një kafshë që nuk ka të drejta politike përveç të drejtës për t’u ushqyer.

Kështu i biri ideologjik i kurvit sulmoi edhe grevën e urisë dhe martirizimin e Gjergj Ndrecës dhe Lirak Bejkos. Biri ideologjik i kurvit nuk e pa të arsyeshme t'i kërkonte qeverisë plotësimin e të drejtave të grevistëve (minimalisht të drejtën për të bashkbiseduar me shtetasit e saj). Mund të fusim këtu shprehjen e famshme “bijtë e kurvit nuk dorëzohen”, dhe ndaj nuk kish pse të dorëzohej edhe neokomunisti Berisha përpara armiqëve/puçistëve.

Edhe sikur 100 shpërblime të kishin marrë grevistët, biri ideologjik i kurvit, nëse do të ishte demokrat dhe human në shpirt duhet t'i kujtonte qeverisë se pavarësisht shpërblimeve, e shkuara e hidhur e grevistëve dhe pasojat e saj kërkojnë një vëmëndje të vazhdueshme të qeverisë pasi plagët e së shkuarës komuniste nuk shërohen kollaj dhe thjesht me një grusht para. Biri ideologjik i kurvit zgjodhi të dytën, ai sulmoi “bashkëvuajtësit” duke u fokusuar tek arritjet e sotme të nënës parti/qeveri nën drejtimin e neokurvit.

Madje, grevistët dhe ata që u martirizuan për kauzën e tyre u tallën nga biri ideologjik i “kurvit”, a thua ky bir “kurvi” diktoka se cilat janë kauza të drejta dhe se cilat jo. Dhe marrëzitë e bijve ideologjik të “kurvit” me të cilat ballafaqohemi sot vazhdojnë pa fund, mjafton që të kujtojmë ato që kemi hequr në kohën e “kurvit”.

Zoti të bekoftë dhe le të prehet në paqe shpirti yt, Lirak Bejko! Bijve ideologjik të kurvit ua le kurvin në prehër kurse shpirtin ua çove përjetësisht në ferr! Ne të tjerëve na dhe një mësim të merituar dhe një dush të akullt!

*Botuar sot në të përditshmen DITA

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

I dyhet kushtuar nje replike sic e meriton kelyshit te vertete te kurvit, por duhet nje pene e forte per kete. Nuk duhet kursyer asgje, ky shkrim me siper i afrohet asaj çka nevojitet, por nuk mjafton. Hyni ne blogun e ketij perversi per te pare se deri ku mund te arrije ndyresia njerezore. Peshtyma e tij nuk ka te sosur, ligesia e tij nuk kursen askend, etiketon si kelysh kurvi ata qe s'mendojne si ai, thur epope per sali Berishen, lepin deri ne eunukllek Kadarene, ,megjithese ky i fundit do te neveritej nga kesi fansash maniake, krenohet per fekalen qe hodhi mbi Rudina Xhungen, nuk le te prehen te vdekurit, kerkon te fuse ne dhe' te gjallet. E kam takuar vetem njehere ne rruge kete njeri, dhe instinktivisht me erdhi t'a peshtyja, ta shkelja me kembe...Perversiteti qe ecen me dy kembe eshte ky njeri, dikush duhet ta ndale...

Submitted by ilir fetahu (not verified) on

shume racional shume i drejte shkrimi . me vjen keq vetem se per te shkruar nje shkrim te  goditur si ky keni mare  nxitje nga nje mendere lepires si edison ypi . mbyllja e shkrimit duhet te jete  efekti i vertete i asaj qe beri ai martir dhe njeri altriust

Submitted by Genti (not verified) on

Pergezime Bledar Priftit per artikullin dhe urime Adrian Thanos per gazeten e re. Uroj gjithashtu qe te merremi sa me pak me kalemxhinj te paskrupullt si Ypi. Kam pershtypjen se askush nuk do te merrej me Ypin po te mos kalonte kufijte me minimale te etikes lidhur me greven e urise te muajit te kaluar. Te shohim a do te reagoje tani pas shkrimeve te B. Priftit dhe A. Kananaj.

Submitted by Iluministi (not verified) on

Shkrimi eshte tejet i bukur.

Nderkaq, me duhet te kujtoj ate shprehjen e bukur "Nuk do t'ia dija haleja per pordhen". I tille eshte dhe ky EHypi - emblema e grupit të cilit i ben fresk.

Submitted by Niko Maloku (not verified) on

Edison Ypi perfaqson njeriun, menderisht te crregulluar dhe moralisht te depersonalizuar. Mos u merrni me te. Sa i perket prejardhjes se tij ( meqe  ai merret me prejardhjen e te tjereve) ai vjen nga nje shtepi bashkepunetoresh te pushtuesit.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.