Arkiv-Opinion
Ka shumë të pakënaqur që s`dinë më kujt t`i bashkohen
Alexey Navalny është një bloger nga Rusia që ka rrahur shpesh artikujt e gazetave në mbarë botën. Ai shkruan artikuj në internet dhe është cilësuar si një nga frymëzuesit kryesorë të protestave në Rusi që nisën nga manipulimet në zgjedhjet e 4 Dhjetorit. Risia e tij është se në vend që t`u kujtonte Rusëve se si shkeleshin të drejtat njerëzore, filloi të llogariste paratë që qeveria “hajdute dhe kusare” e Putinit vidhte nga buxheti i shtetit.
100 vjet pavarësi, Shqipëria është siç ka qenë
Është tragjik, shumë tragjik, fakti që festimet me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë po i bëjmë të ndarë më dysh, në Vlorë e në Tiranë. Është mënyra më e keqe për të festuar një datë e një ditë të tillë.
Detyra e udhëheqësve demokratikë
Jam e gëzuar që jam këtu dhe që kam mundësi për të folur para parlamentit të një Shqipërie të lumtur, të pavarur dhe demokratike. Është nder i madh, se sot bashkohem me ju, teksa festoni jubileun e 100-Vjetorit të Pavarësisë dhe kjo ka qenë një fitore e madhe për të cilën ju keni luftuar shumë.
Thaçi-Daçiq dhe bilanci i “normalizimit”
Lajmi për takimin e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit, me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiqin shkaktoi jo pak pështirosje e revoltë ndër shqiptarët e Kosovës. Takimi i dy kryeministrave, edhe pse u quajt nga analistët pranë pushtetit si një “sakrificë prej të dyja palëve” në fakt indinjatën e krijoi vetëm në Kosovë e jo në Serbi. Vetëm në Prishtinë pati protesta, si dhe arrestime, rrahje e dhunim të panevojshëm të protestuesve. Në Beograd nuk u pa e nevojshme që të terrorizohej popullsia në mënyrë të tillë, sepse nuk pati ndonjë kundërshtim substancial ndaj takimit.
Udhëheqësi si produkt
“Nëse njerëzit do të ishin engjëj, atëherë nuk do të kishte nevojë për qeveri”, shkruan James Madison, babai i Kushtetutës Amerikane. Për Madison, ashtu si edhe për Alexander Hamilton, të gjithë njerëzit janë ambicioz, egoista, dhe me një etje të pashtershme për pushtet. Për këtë arsye, vazhdon Madison, “ambicia duhet të përdoret për të kontrolluar ambicien”. Duke u frymëzuar nga mendimet e Baron de Montesquieu, Madison propozon ndarjen e pushteteve dhe ngritjen e një sistemi për të kontrolluar dhe balancuar ambiciet dhe egoizmin e pushtetit.
A do ta dëmtojë reputacionin e BBC skandali "Savile"?
Një seri akuzash për abuzime seksuale, ndaj një prej drejtuesve televizivë më të njohur të BBC-së, të ndjerit Jimmy Savile, kanë tronditur reputacionin e Korporatës Britanike të Transmetimeve. Dyshimet se skandali nuk është hetuar siç duhet, kanë ngritur pikëpyetje mbi ndershmërinë dhe etikën e BBC.
Pse jo dhe 1000 dele?
Ka dy dimensione që përfshijnë secila nga një mënyrë të ndryshme si mund dhe si duhet festuar e përkujtuar 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë. Që të dyja dimensionet, të paktën këto dy ditët e fundit, po na shfaqen njëra përballë tjetrës, haptazi e në një mënyrë që duket sikur me njëra tjetrën i ndan jo thjesht një hendek nga ata që dhe mund të tejkalohen, por plot 100 vjet. Në gjykim, në mënyrën e të menduarit dhe në përpjekjet konkrete.
Teksti i këngës ‘Lule borë’ është shkruar nga Nasho Jorgaqi, e jo nga … Zef Leka (!!)
Me dëshirën për të shijuar këngët tona të bukura qytetare, të shtunën në mbrëmje (më 27 tetor) u ula përballë ekranit të TV KLAN-it për të përcjellë programin "100 VJET MUZIKË". Atë mbrëmje ai titullohej "Lule borë", sipas këngës së njohur qysh herët nga të gjithë si shkodrane. Që në fillim, meqenëse edhe ajo natë titullohej kështu, drejtuesi Pandi Laço dha këtë shpjegim për autorët e këngës: "...kompozitori Simon Gjoni, në vitet e para të çlirimit, një profesor i ri gjimnazl atëhere, duke parë borën që mbulonte lulishtet, parqet,..
Greqia po ecën drejt riballkanizimit të vet
Greqia është një vend anëtar i BE-së prej vitit 1981 dhe këto 30 vite e kusur që ka kaluar si banor në lagjen europiane nuk duket se kanë ndikuar kushedi se çfarë për të bërë zhballkanizimin e këtij vendi. Vitet e fundit është marrë vesh se ‘suksesi grek’ ka qenë një gënjim i madh. Sigurisht, ndihmat e Brukselit dhanë për vite me radhë disa frute ekonomikisht, por kriza e fundit bëri copë e çikë çdo pretendim për arritje edhe në këtë plan.
Euro është punë burrash
E nderuar redaksi, ju dergoj nje artikull qe flet per perfaqesimin e grave ne rol drejtues ne gjirin e bordit te BE, polemiken qe kjo ka hapur ne Parlamentin Europian qe vendos kete te premte si dhe reflekset qe ka ne shoqeri.
Faleminderit dhe pershendetje te sinqerta, Nevila Metohu
********