Udhëheqësi si produkt

Postuar në 01 Nëntor, 2012 06:42
Bledar Prifti

“Nëse njerëzit do të ishin engjëj, atëherë nuk do të kishte nevojë për qeveri”, shkruan James Madison, babai i Kushtetutës Amerikane. Për Madison, ashtu si edhe për Alexander Hamilton, të gjithë njerëzit janë ambicioz, egoista, dhe me një etje të pashtershme për pushtet. Për këtë arsye, vazhdon Madison, “ambicia duhet të përdoret për të kontrolluar ambicien”. Duke u frymëzuar nga mendimet e Baron de Montesquieu, Madison propozon ndarjen e pushteteve dhe ngritjen e një sistemi për të kontrolluar dhe balancuar ambiciet dhe egoizmin e pushtetit. Por përtej impaktit të individit në sistemin politik, Madison u përqendrua tek roli suprem i shoqërisë në mbarëvajtjen e sistemit politik. Për Madison, një shoqëri aktive dhe prezenca në të e grupimeve sociale me interesa të ndryshme do të ishin barrierat me efikase për të kontrolluar ambiciet, egoizmin dhe perversitetin individual drejt pushtetit. Sot sistemi politik Amerikan është shëmbëlltyrë dhe “monument” i mendimeve të Madison dhe Hamilton.

Nisur nga ky përafrim, është thuajse e pavlerë që të arrihet në një përfundim apo klasifikim se cilët janë udhëheqësit autokratë apo liberalë pasi tek të dy ekziston ambicia dhe egoizmi për pushtet. Në këtë mes, shoqëria është ajo që kontrollon ose legjitimon epshet e një individi. Gjithashtu, këto dy koncepte mund të interpretohen komplet ndryshe në varësi të eksperiencës personale apo konteksit kohor. Kush është autokrat apo liberal për njërin nuk është për tjetrin, dhe kush ishte autokrat apo liberal dje nuk mund të quhet i tillë nesër. Por një gjë është e sigurt, pavarësisht se çfarë emri mund të përdorim, një udhëheqës (apo sistem politik) është pikë së pari një produkt i një shoqërie të caktuar dhe vlerat që ai/ajo mbart në vetvete janë vlera që shoqëria posedon dhe që ia ka instaluar udhëheqësit si pjesë përbërëse të saj. Anasjelltas nuk mund të ndodhë pasi është individi ai që i bashkëngjitet shoqërisë në një stad të caktuar të jetës së tij/saj, shpesh qysh në lindje. Rrjedhimisht mund të themi se tek një udhëheqës ne shikojmë fytyrën dhe vlerat e shoqërisë që ai qeverisë. Jo më kot David Easton e quajti politikën “shpërndarje autoritative të vlerave të një shoqërie”.

Një tjetër element që i bënë trajtat personale apo karakterin e një udhëheqësi shumë më pak të rëndësishme është vazhdimësia që një model politik ka në një shoqëri e caktuar. Në realitet vërejmë se shoqëri të ndryshme kanë vazhdimësi për sa i përket sistemeve politik që ato ndërtojnë. Edhe në raste “revolucionesh” këto shoqëri kanë tendenca të fuqishme të kthehen tek “dashuria e mëparshme” në një formë apo tjetrën. Për shembull, Kina, prej dekadash, vazhdon të prodhojë udhëheqës jo thjesht autokrat por totalitar; dhe kjo mund të thuhet edhe për Korenë e Veriut. Për më shumë, SHBA vazhdon që prej krijimin e kombit të udhëhiqet nga udhëheqës demokratë ndërkohë që shumë vende të Lindjes së Mesme, vende postkomuniste, dhe vende në zhvillim vazhdojnë të qeverisën nga autokratë të të gjitha ngjyrave.

Shqipëria nuk bën përjashtim në këtë rast. Historia tregon se që nga krijimi i shtetit, vendi ka qëndruar midis autoritarizmit dhe totalitarizmit, por kurrë në anën e demokracisë. Shqiptarët nuk mund të dalin befas sot dhe të kërkojmë demokracinë në një kohë kur nuk e kanë pasur atë qysh nga shpallja e pavarësisë. Dhe ky nuk është problem individësh por problem i mbarë shoqërisë. Brenda një shekulli, shoqëria Shqiptare ka pjellë llol-lloj udhëheqësish dhe sistemesh politike ekzemplarë dhe ekzotik, duke nisur me pseudo-revolucionarin Haxhi Qamili dhe pseudo-patriotin/shtetarin Esat Pasha, duke vazhduar me pseudo-mbretin satrap Ahmet Zogu dhe kasapin haluçinant Enver Hoxha, dhe duke mbaruar me pasuesit sa shejtan po aq edhe delirant të këtij të fundit. Përveç aktit të shpalljes së pavarësisë, shoqëria shqiptare nuk ka përjetuar ndonjë periudhë të historisë së saj me të cilën të krenohet sot. Turpi më i madh i kësaj shoqërie është fakti se në mënyrë sistematike ajo ose i ka vrarë ose i ka syrgjynosur pjesëtarët e saj me mendje të ndritur, ide përparimtare, dhe zemër të bardhë.

Por a ka shoqëria Shqiptare potencialin për të ndryshuar vetveten, dhe rrjedhimisht, edhe politikën? Besoj se po! Greva e urisë e të përndjekurve politikë goditi nervin thuajse të vdekur të kësaj shoqërie. Ajo nxori në dritë faktin se sa larg ka shkuar në këtë shoqëri egoizmi dhe perversiteti dhe se sa poshtë ka rënë respekti për jetën e njeriut. Në të njëjtën kohë, ajo grevë hapi rrugë pafund për ndryshimin e “status quo” së vet shoqërisë. Grupime të ndryshme social-politike kanë shumë ç’të marrin/mësojnë nga kjo grevë dhe oportunitetet politike që ajo krijoi.

*Opinioni u botua në të përditshmen DITA, numri i parë i së cilës doli sot në tregun e shtypit në Tiranë

Comments

Submitted by RP (not verified) on

drejtuesit e shteteve kalojne me pare ne gjykim nga ente elitare mbi qeverite,si TC(trilateral commission)dhe CFR(council on foreign relations);popujt votojne cfare ofrojne keto ente.Propaganda sugjestionuese-hipnotizuese ben qe keto ente teknokratesh elitare,te quajturit kapitene te te vetmit sistem ekonomiko-politik ne bote,te sugjerojne dhe perzgjedhin,te kandidojne de facto njerez qe u binden orientimeve te tyre dhe te ushtrojne presiomnin e tyre mbi zgjedhjet e poltikave te nje shteti.Me pak fjale,udheheqesit jane fare e shuar;funerali u eshte bere me kohe.

Submitted by Marvixhan (not verified) on

Duke lexuar artikullin e Z.Bledar Prifti, fillon dhe te perzihet. Eshte pertej diletantizmit, pertej plagjiatures, pertej nje leksioni medioker plot kontradikta e kunderthenje dhe pertej nje arrogance boshe në definime dhe ne konkluzione perfundimtare krejtesisht te pa argumentuara qofte edhe ne nivelin e nje sprove publicistike, le me te nje traktati me pretendime profesionale.

E vetmja gje qe Zoti Bledar Prifti ja ka arritur më së miri, eshte deklarimi pa doreza i pikpamjes dhe ndjesise se tij personale, se Shqiperia eshte nje vend me histori turpi,me nje shoqeri primitive dhe te  pa afte te kete sjelle deri me sot, ne njëqind vjet te pavaresise se saj, asnje lloj vlere pervec autokracive, kurrfare zhvillimi  per te cilen ajo ja vlen te krenohet (pervec aktit te  shpalljes se pavaresise).

Na vjen, nderkaq, nje ngushellim i vogel se, megjithate, paskeshim pasur ca mendje te ndritura dhe, menjehere pas ketij ngushellimi, vjen çomanga tjeter se, edhe keta, i kemi vrare apo syrgjynosur.

Megjthate, ah megjithate, shoqeria shqiptare , na meson Zoti Bledar, paskesh pasur potenciale per te ndryshuar vetveten dhe politiken.

Dhe keto potenciale, na ndricon serish Zoti Bledar, i tregoi greva e fundit e urise se te perndjekurve politike, qe ka prekur nervin e fjetur prej 100 vjetesh te shoqerise shqiptare, që e ka zgjuar kete shoqeri dhe na ka siguruar nje te ardhme ndryshe.

Por, ja vlen nderkaq, te theksoj vetem kalimthi, duke shprehur simpati per vuajtjet personale te tyre, se  nuk mendoj se kjo greve ka prekur nervin e shoqerise shqiptare sepse, e deklaruar si jo politike dhe vetem per ceshtje te kësteve te papaguara te nje detyrimi shteteror, ajo u vetizolua brenda izolimit, te njohur tashme,  qe regjimi i Berishes u ben kumdershtareve te vet te cdo lloji.

Nuk mund ta preke kete nerv social Zoti Bledi, as akti ekstrem i vetedjegjes. Sepse, ne historine jo vetem shqiptare, por edhe ate boterore te vjeter apo moderne, nuk njihen ose jane fshire nga kujtesa e ndergjegjes humane, geava urie dhe aq me pak vetdjegje,  thjesht per keste te prapambetura pagesash, pra per para,, kur ato nuk jane perfshire ne kuadrin e nje misioni me interesa sociale gjithperfshirese, politike qofshin ato, kombetare apo te te drejtave themelore humane.

Zoti Bledar, shpresoj qe artikulli juaj te kete qene thjesht nje lajthitje apo loje çapkene basti me ndonje mik dhe jo shkak i ndonje gjendjeje te thelle depresive tuajen, nga ato qe, zakonisht çojne ne tentative per vetvrasje gje qe, fare miqesisht, do te më shtynte tu keshilloja nje kontroll te specialisti.

Shqiperia,  Zoti Bledar, brenda 100 vjeteve, ka kaluar nga mesjeta ne modernitet, sigurisht duke ndjekur kohen e perboteshme, por edhe duke perdorur pikerisht ato potenciale dhe aftesi per ndryshim dhe zhvillim, qe i ka pasur dhe i ka brenda vetes.

Kete kapercim gjigant, Shqiperia e ka kryer me bijte e saj dhe e udhehequr nga me te shquarit prej tyre.

Ashtu si çdo kush, edhe ti Zoti Bledar, duhet te perkulesh me krenari dhe adhurim para ketyre bijve dhe vepres se tyre, jo vetem per aktin e shpalljes se pavaresise se Shqiperise dhe Ismail Qemalit, por edhe per plejaden e rilindasve te para dhe pas pavaresise qe me pene dhe pushke i hapen rrugen Shtetit te ri Shqiptar; per luftetaret e Lidhjes se Prizrenit, Kryngritjeve te Malsoreve te Veriut, luftetereve dhe deshmoreve te Luftes se Vlore, ideatoreve te Kongresit te Lushnjes, partizaneve dhe komandanteve te Luftes Antifashiste Nacional Clirimtare, puntoreve, rinise dhe inteligjencies shqiptare qe transformuan Shqiperine, thane kenetat dhe bonifikuan vendin, ngriten industrine e lehte dhe te rende shqiptare, ngriten sistemin masiv shkollor qe nga kopeshtet deri tek universitetet dhe akademine e shkencave; per guximtaret dhe studentet e dhjetorit 1990 qe shenuan nevojen e ndryshimit demokratik dhe dhuruan enrgjine dhe vrullin e tyre per te realizuar kete ndryshim; ashtu sikurse per revolucionin popullor te 1997 qe paralajmeroi autokracine e re post komuniste se nuk do te tolerohej loja per rikthim ne neodiktature.

Keto ishin vetem ca pika kulmore ne vargun e veprave dhe shqiptareve te shquar qe realizuan endrren e shenjte te kombit tone per Shtetin Shqiptar, egzistenca e te cilit, u be dhe mbetet, edhe baza dhe arsyeje kryesore edhe per formimin e shtetit te dyte shqiptar, Republikes se Kosoves si dhe per faktorizimin shqiptar te Ballkanit.

Sigurisht, ne kete proces dhe zhvillim, nuk ka shkuar gjithcka si ne vaj dhe jo gjthmone me korora lavdie dhe pamje te nje demokracie te kulluar, ashtu sic e perfytyron dhe e pretendon ti, fare naivisht, Zoti Bledar, per ti klasifikuar shoqerite perkatese ne te denja per tu nderuar dhe per tu ndjere krenare dhe jo te turperuara.

Sepse, nuk ka ndodhur keshtu, pa kthesa e zikzake, ne asnje kohe dhe ne asnje vend te botes, perfshire ato vende qe sot mbajne kurorat e demokracive boterore, pra perfshire ketu edhe ato shoqeri qe kane pjelle apo nxitur progresin dhe zhvillimin.

Vetem sa per te kujtuar shkarazi nga historia, Zoti Bledar, Amerika vete, qe mban kuroren e demokracise, ka kaluar neper cfarosjen e indianeve te Amerikes, neper skllaverine e turpshme, neper luften makabre civile , makartizmin si dhe neper te tjera bidate, qe nuk po i rreshtoj ketu per te mos u prishur humorin ca naivëve te pandreqshem.

Franca e revolucioneve, ka kaluar shpesh ne zinxhirin revolucion-kunderrevolucion, progres-regres-progres, pa folur per ca pushtime koloniale me vepra te pista qe, ashtu si per disa fuqi te tjera koloniale te Europes qe gjithashtu mbajne sot kurora demokracie, kane vulosur vurrata te pashlyeshme ne ndergjegjen humane te botes si dhe te vete kombeve te ketyre vendeve.

Duke qene i bindur se, ti vete Zoti Bledar, mund te gjesh me mijra shembuj te zigzakeve te kombeve ne historine e progresit te tyre drejt prosperitetit dhe vlereave humane, dua te sjell para ndergjegjes tende nevojen, jo per te qënë  i turperuar dhe i humbur per kombin tend dhe shoqerine se ciles i perket.

Perkumdrazi, duhet te jesh krenar dhe plot adhurim, qe nje komb aq i vogel dhe i rrudhur si ky i yni, jo vetem i mbijetoi perandorive dhe pushtimeve te pafundme, por mëton sot te renditet me dinjtet ndër faktoret e rendesishem te zhvillimeve te rajonit ballkanik.

Dhe kjo, nuk eshte thjesht nje retorike. Eshte nje realitet qe e njohin më së miri greket dhe serbet, ata qe ndër shekuj jane perpjekur te bejne te pamundur, pikerisht kete realitet.

Submitted by Marvixhan (not verified) on

Test

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.