Arkiv-Op-Ed

Maskarada

Postuar në 01 Dhjetor, 2012 16:27

Për diskursin me zagarë, moralin politik e politikanët e pamoralshëm. Për degradimin moral, njerëzor e qeverisës.

Një mikut tim assesi s’po i mbushej mendja se bisedat e postuara në Youtube, të zyrtarëve të lartë të shtetit dhe të PDK’së, ishin autentike. Thjesht, ai nuk po mund të pajtohej me faktin se ata po flitnin me njëri-tjetrin në atë mënyrë, me atë gjuhë, me atë diskurs.

Zhurmë, shqiponja kineze dhe qengja në hell

Postuar në 29 Nëntor, 2012 06:24

M’u ka mbushur mendja se sa herë kemi festa të rëndësishme, shpërfaqemi krejtësisht si shtet, si shoqëri e si individë. Shpërfaqemi aq shumë, dhe e qesim sheshazi pagdhendshmërinë tonë në mënyrë aq spontane, sa që po besoj që po të kemi njerëz kreativë, nga festimet tona do të dilte një film a serial i mirë për skenën ndërkombëtare, i tipit të “Boratit” të Sasha Baron Cohen. Pa shtuar e pa hequr asgjë. Madje edhe simpatik.

Përvjetori i paharrueshëm

Postuar në 28 Nëntor, 2012 03:29

Ka për të qenë një përvjetor i paharrueshëm. Në fakt është i tillë qysh tani. Një komb i ngjyer në të kuq si kurrë më parë po tenton të festojë duke harruar krizën, ndasitë e hatashme, problemet e vjetra dhe të reja, andrallat me fqinjët dhe sfidat therëse të së ardhmes. Nga Mitrovica në kufijtë më jugorë të Shqipërisë, përfshirë Maqedoninë lindore, diasporën dhe mijërat e emigrantëve – të gjithë po përjetojnë një ekstazë të vërtetë patriotike.

Situata është katastrofike, por aspak serioze

Postuar në 27 Nëntor, 2012 03:50

Debati publik që po bëhet për kompanine CEZ përsëri nxjerr në pah një gabim sistematik të politikës Shqiptare në tërësi,e të mënyrës se si debatohen problemet në vecanti.Diskutimi i ditëve të fundit, i ngjan një teatri ku Qeveria dhe CEZ po konfliktohen,ndërkohë që këta dy aktorë,janë praktikisht e njejta gjë.

Kurbani i Pavarësisë

Postuar në 26 Nëntor, 2012 04:11

Thënia “sa më shumë njoh njerëzit aq më shumë dua kafshët” ndoshta duket cinike në një këndvështrim etik e shoqëror. Por në pendën e një mjeku si unë, që jetën ia ka kushtuar pikërisht shëndetit të gjësë së gjallë kuptimi është krejt tjetër. Madje shumë më humanist sesa kuptimi i parë i asaj shprehje. Ne mbrojmë e shërojmë frymorët me qëllimin e parë që të mbrojmë njerëzit.

Alibia e Kryeministrit

Postuar në 24 Nëntor, 2012 03:19

Në këto vite dështimesh në rrugëtimin drejt integrimit të vendit në Bashkimin Europian kemi
dëgjuar të dalë nga gojë e Kryeminstrit vetëm një justifikim. Dhe çuditërisht, ky i yni është i vetmi
kryeminstër në botë të cilit ia ka marrë kapistallin e qeverisjes nga duart opozita, duke e bërë kështu
të pamundur ëndrrën e shqiptarëve për integrim. Opozita nuk voton tre ligjet, thotë ai, ndaj ne nuk
vemi dot në Europë të dashur bashkëatdhetarë.
Habia në popull është e madhe. Në atë popullin e vogël, atë që diktatori quante dikur vegjëli, të

Identiteti i munguar i shtypit në 100 vite politikë

Postuar në 22 Nëntor, 2012 13:13

“Shka fshihet veç fshihet”. Kjo aforizëm ngrihet mbi biseminë e fjalës, shprehet i dituri shqiptar i ditëve tona, i heshturi si Sokrat, Petro Zheji, në librin e sapodalë të tij, “Libri i aforizmave”. Kjo aforizëm mund të ketë lidhje me gjuhësinë dhe filozofinë, por në mënyrën më adekuate ajo mund të konsiderohet një aforizëm për karakterizimin e shtypit shqiptar në të shumtën e kohës së 100 vjetëve të bashkëjetesës me shtetin shqiptar. Natyrisht në misionin natyral të shtypit, të vërtetat e një shoqërie dhe kombi në përditshmërinë e pasqyruar përmes tij, kanë raportin e përbashkësimit.

Buxheti i BE - Ku shkojnë paratë?

Postuar në 21 Nëntor, 2012 07:31

Çdo shtatë vjet vendet e BE-së grinden me Komisionin e BE-së dhe me Parlamentin Evropian për ndarjen dhe nivelin e shumave të parave.

Ndryshe nga planet e vendeve anëtare që përpilohen shpesh vetëm për një buxhet njevjetor, buxheti shumëvjeçar është futur në vitet 1980-të nga ish-presidenti i komisionit të BE-së, Jacques Delors për të pasur sigurimin e planeve të programeve të ndihmave të BE-së, të cilat shpesh përpilohen për shumë vjet.

Simbas kokës, fesin

Postuar në 19 Nëntor, 2012 17:50

ashma asht dhanë lajmi se veziri i qeverisë që merret me kulturën ka sjellë në Shqipni për 28 nandor përkrenaren e Skënderbeut. Më bani përshtypje pse vetëm përkrenaren e jo edhe shpatën! Apo pse nuk duen me fye të ftuemin e nderit: Erdoganin, por ma vonë erdhi lajmi i dytë se do të sillnin edhe shpatën!

Ndoshta shpata e Gjergj Kastriotit, e cila i pat sjellë lirinë arbnorëve, ketë vit do të ndillte keq, sidomos tue pasë parasysh se sot nji vjetë kemi edhe zgjedhjet!

FLAMUJ SHQIPTARË (1)

Postuar në 17 Nëntor, 2012 09:16

Vramë mëndjen gjatë të organizonim diçka të veçantë për t’i bërë nder këtij 100-vjetori. Festat me daulle e qeleshe, me desh e qingja të therrur, po i bën Saliu, ndaj duhet të gjenim diçka tjetër. Dhe ashtu sikundër dy muaj të shkuar me ekspozitën e hartave që organizuam në Bruksel, e ndamë mëndjen të bëjmë një tjetër ekspozitë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Op-Ed