Buxheti i BE - Ku shkojnë paratë?

Çdo shtatë vjet vendet e BE-së grinden me Komisionin e BE-së dhe me Parlamentin Evropian për ndarjen dhe nivelin e shumave të parave.
Ndryshe nga planet e vendeve anëtare që përpilohen shpesh vetëm për një buxhet njevjetor, buxheti shumëvjeçar është futur në vitet 1980-të nga ish-presidenti i komisionit të BE-së, Jacques Delors për të pasur sigurimin e planeve të programeve të ndihmave të BE-së, të cilat shpesh përpilohen për shumë vjet.
Buxheti financohet në pjesën më të madhe nga kontributet e shteteve anëtare. Paguesit neto, pra shtetet, që paguajnë më shumë në arkën e përbashkët se sa marrin mbrapsht nga masat mbështetëse dhe nga subvencionet, duan në pjesën më të madhe mbulimin e shpenzimeve. Marrësit neto, pra shtetet që marrin nga Brukseli më shumë se sa kanë paguar, kërkojnë edhe më shumë. Parlamenti Evropian dhe Komisioni i BE-së, administrata në Bruksel përpilojnë buxhetin. Përfaqësuesit e vendeve anëtare, Këshilli bën mbylljen e zërave dhe çdo vend anëtar përpiqet të marrë edhe ndonjë gjë tjetër për vete. Në këtë fazë ndodhen tani bisedimet. Takimi i i nivelit të lartë të BE-së, i cili do të fillojë ditën e enjte (22.11.2012), duhet të sjellë zgjidhjen e situatës.
Nga viti 2014 deri më 2020 buxheti i përbashkët do të përmbajë sipas projektit të Komisionit të BE-së, 143 dhe 151 miliardë euro. Kjo i përgjigjet dhjetë përqind të aktivitetit të përbashkët ekonomik. Parë për shtatë vjet shuma arrin vlerën gjigande prej një bilionë eurosh. Kjo në fakt nuk është shumë, thotë deputetja evropiane, Jutta Haug (SPD). Ajo është zëvendëskryetare e Komisionit të buxhetit. Vetëm Gjermania do të japë për buxhetin e vetë, në shtatë vjet, rreth 2,3 bilionë marka, thotë Hauck.
Kursimi në kohën e krizës ekonomike është në princip i drejtë, thotë presidenti i Komisionit të BE-së, Jose Barroso, për planin disavjeçar të buxhetit. Në fakt, argumenton Barroso, BE duhet të bëjë më shumë për të fituar pikë tek qytetarët e vetë edhe si projekt social. "Është e drejtë, që ne jemi përpjekur të mësojmë nga kriza. Kjo përfshin edhe qeveritë. Ato duan të vendosin disiplinë buxhetore, për të arritur më shumë besueshmëri dhe koordinim më të mirë të politikës ekonomike," thotë Barroso në një aktivitet diskutiv në Bruksel. E gjithë kjo është pozitive, "por nëse bëhet fjalë për solidaritet në nivel evropian, atëherë unë nuk e shoh këtë zell. Kjo çon në mungesë të akceptancës dhe mbështetjes për të gjithë projektin e përbashkët evropian."
Presidenti i Komisionit të BE-së, Jose Manuel Barroso Presidenti i Komisionit të BE-së, Jose Manuel Barroso
Rreth 80 përqind e mjeteve buxhetore të Bashkimit Evropian shkojnë mbrapsht tek shtetet anëtare si subvencione dhe programe mbështetëse. 20 përqind jepen për detyrat e përbashkëta si politika e jashtme, autoritetet e ndryshme, parlamenti dhe administrata. Zërat që shkaktojnë shpenzimet më të mëdha janë subvencionet agrare dhe mjetet për mbështetjen strukturore, pra paratë që jepen për projektet e ndërtimit dhe programet e nxitjes. Për fushën studimore, inovacionet dhe punësimin Bashkimi Evropian dëshiron të japë në të ardhmen më shumë, por kjo dështon prej oponencës së përfituesve të deritanishëm, ankohet Reimer Böge, ekspert i CDU-së për çështjet e buxhetit në Parlamentin Evropian.
"Kompromisi ynë politik ka qenë: Ne të ngrijmë shpenzimet agrare dhe fondet e kohezionit. Pra të mos ketë më kompesiom inflacioni. Kështu ulim realisht këto dy blloqe të mëdha dhe krijojmë hapësirë për fusha të tjera politike," thotë Reimer Böge. Ky ndryshim nuk do të bëhet në këtë formë, megjithëse ai është i nevojshëm thotë Böge më tej. "Ne nuk na duhen vetëm mjetet financire, por na duhen edhe programe të përshtatshme, përshembull në Spanjë. Papunësia tek të rinjtë është atje mbi 50 përqind. Atje nuk duhet bërë më projekte infrastrukture, por duhet bërë diçka për të luftuar papunësinë e të rinjve, për kualifikimin dhe arsimin profesional, e kështu me radhë."
Me programet mbështetëse për rrugët, urat, parqet industriale pse kërkimet shkencore Bashkimi Evropian bën investime shtesë në vendet anëtare. Sepse në pjesën më të madhe praktikohet financimi i përbashkët: Gjysma nga arka e përbashkët e BE-së dhe gjysma tjetër paguhet nga vendet anëtare. Vetëm tek buxheti agrar kjo është ndryshe. Bujqit marrin grante direkt tek të ardhurat e tyre. Ky subvencion është sipas Komisionit të BE-së, i domosdoshëm për bujqësinë evropiane dhe është sa gjysma e shumës që merret në SHBA. Atje fermerët marrin dyfishin e grandeve që jepen në Evropë. "Nëse Franca kërkon me këmbëngulje që të bëhet përcaktimi fiks i buxhetit agrar, ashtu siç është, atëherë kjo ka sigurisht të bëjë me atë që 30 deri 40 përqind e të ardhurave të pjesës më të madhe të bujqëve varen nga këto grande direkte. Por kjo do të thotë se në zërat e tjerë, në politikën për kërkimet shkencore dhe për zhvillimin jepet më pak," thotë eksperti i buxhetit, Reimer Böge.
Një nga kërkesat më të mëdha ndaj projektbuxhetit vjen nga paguesi neto, Britania e Madhe, nga kryeministri i saj, David Cameron. Ai kërcënon me veto dhe këmbëngul që buxheti të tkurret. "Do të ishte mirë, që të arrihet një marrëveshje. Por kjo nuk do të ishte e pranueshme nëse do të kemi rritjen e shpenzimeve evropiane, ndërkohë që buxhetet duhet të zvogëlohen. Publiku britanik pret që ne të qëndrojmë të fortë. Dhe në këtë do të bëjmë. Mos arritje e marrëveshjes është gjithnjë më mirë se sa një përfundim i keq", tha Cameron në takimin e fundit të nivelit të lartë të BE-së, katër javë më parë. Britania e Madhe do me çdo kusht që të marrë zbritje në shumën e kontribuimit si vend anëtar. Ulje të tilla kanë marrë vende të tjera, si përshembull Gjermania, e cila përfiton ulje të tillë sepse për vite me radhë nuk ka përfituar nga shpenzime të caktuara të BE-së. Britanikët kanë një ulje për shembull sepse marrin pak subvencione agrare. Gjermanisë i është bërë një ulje sepse duhet të financojë një pjesë të madhe të uljes që i bëhet Britanisë së Madhe. Shumë parlamentarë mendojnë se një sistem i tillë konfuz nuk është në përshtatje me kohën.
*Deutsche Welle
Add new comment