Arkiv-Lajme

Gjergj Bojaxhi: Gazeta Shqiptare gënjen!

Postuar në 25 Shkurt, 2012 04:02

Në ballinën e Gazetës Shqiptare njoftohej sot se Gjergj Bojaxhiu ka deklaruar se është ende anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së. Në brendësi të gazetës thuhet se kanë kontaktuar dje Bojaxhiun, pas deklaratës së Kreshnik Spahiut në Top Story, se ai, së bashku me Pëllumb Xhufin dhe Myslym Pashajn, do t’i sugjerohen Kuvendit si kandidatura të Aleancës Kuqezi për President të Republikës. Dhe Gazeta Shqiptare citon Bojaxhiun të ketë thënë: “Unë jo vetëm që nuk jam larguar, por vazhdoj të jem ende anëtar i forumeve të saj, jam anëtar i Këshillit Kombëtar të PD.

Berisha, Topalli e Nano, “incident” në ceremoninë e varrimit

Postuar në 25 Shkurt, 2012 03:57

Më poshtë është një vëzhgim i gazetares  së Shekullit Lindita Çela, e cila ka asistuar në ceremoninë e nderimit të Feti Voglit. Është prova e n-të e pafytyrësisë dhe arrogancës së ca njerëzve me pushtet e në pushtet:

“E ndërsa qindra shqiptarë e përfaqësues të trupit diplomatik nderonin dëshmorin Feti Vogli, zyrtarët shtetërorë kanë lënë një njollë të zezë në ceremoninë zyrtare. Ka mjaftuar një gjest i vetëm për të treguar arrogancën e drejtuesve të shtetit shqiptar duke vënë në siklet përfaqësues të trupit diplomatik dhe njerëzit e thjeshtë.

Mea culpa e Oketës; e vonuar, por elegante

Postuar në 25 Shkurt, 2012 03:32

Gazmend Oketa bën një ndarje elegante nga PD-ja, dhe ajo që ra më së shumti në sy në intervistën e tij ishte një lloj brerje ndërgjegjeje për faktin që po e merr këtë vendim kaq vonë. Dukej që e kish vuajtur sjelljen prej konformisti në një ambient ku gjërat s’shkonin mirë. “Nuk dua të jem i pranishëm në ato mbledhje ku më tepër sesa të flitet për çështje konkrete, merremi me njerëz që nuk janë në ato ambiente, sulmohen vend e pa vend institucionet e pavarura.

Efektet e normës së interesit

Postuar në 24 Shkurt, 2012 13:41

Në shtator të vitit të kaluar Banka e Shqipërisë nisi një fushatë agresive për të lehtësuar politikën monetare. Norma bazë e interesit, edhe pse ishte në nivelet më të ulëta, u zvogëlua edhe tre herë të tjera duke zbritur në janar në minimumin historik 4.5 për qind.
Qëllimi i kësaj ndërhyjeje ishte nxitja e kredisë për ekonominë dhe inkurajimi i konsumit për të mos lejuar që rritja ekonomike të binte edhe më shumë. Por cilat kanë qenë efektet?

Rritet frika prej Iranit bërthamor

Postuar në 24 Shkurt, 2012 13:35

Klimës mediatike në favor të një ndërhyrjeje në Iran me synimin për ta penguar, apo ndaluar, këtë vend në përpjekjet për të prodhuar bombën bërthamore, i shtohet dhe një raport i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (është një strukturë e OKB-së). “Irani ka bërë hapa të mëdha e të shpejtë në drejtim të pasurimit të uraniumit, e përveç kësaj, regjimi i Ahmadinejadit nuk ka përmbushur asnjë kërkesë në funksion të një hetimi të plotë të situatës bërthamore”, thuhet në thelb në këtë raport.

Rritet frika prej Iranit bërthamor

Postuar në 24 Shkurt, 2012 13:35

Klimës mediatike në favor të një ndërhyrjeje në Iran me synimin për ta penguar, apo ndaluar, këtë vend në përpjekjet për të prodhuar bombën bërthamore, i shtohet dhe një raport i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (është një strukturë e OKB-së). “Irani ka bërë hapa të mëdha e të shpejtë në drejtim të pasurimit të uraniumit, e përveç kësaj, regjimi i Ahmadinejadit nuk ka përmbushur asnjë kërkesë në funksion të një hetimi të plotë të situatës bërthamore”, thuhet në thelb në këtë raport.

Dështon ankandi për 3G-në e tretë, kompanitë japin oferta minimale

Postuar në 24 Shkurt, 2012 10:05

Ndodhi ajo që pritej, pas dy licencave 3G të dhëna deri më tani, asnjë kompani nuk mund të blinte të tretën, përsëri me të njëjtin çmim fillestar. Ankandi i sotëm i organizuar nga AKEP për shitjen e licencës së tretë dështoi për shkak se kompanitë e që morën pjesë në garë, “Eagle Mobile” dhe “PLUS”, dhanë çmime tepër të ulëta në raport me atë fillestar prej 12.5 milionë euro që kërkonte qeveria. Pas hapjes së ofertave, u mësua se “Eagle Mobile” kishte ofruar një çmim jo më të lartë se 3.55 milionë euro, ndërsa “PLUS” akoma më pak, 2.2 milionë euro.

Financat kujtohen të sqarojnë publikun vetëm katër javë nga skadimi afatit të ligjit të faljes

Postuar në 24 Shkurt, 2012 07:40

Ministria e Financave ka nxjerrë sëfundmi një broshurë, në të cilën udhëzon qytetarët dhe bizneset se si mund të përfitojnë nga ligji për faljen fiskale që zbatohet nga korriku 2011. Broshura vjen tani, pas shtatë muajsh, në një kohë kur vetë ministri i Financave, Ridvan Bode do të deklaronte në fund të vitit të shkuar se falja nuk kishte dhënë rezultatet e duhura pikërisht për shkak se qytetarët nuk e kishin kuptuar mirë atë.

Hidrocentralet, nga 284 leje të dhëna në gjashtë vjet, vetëm 12 prej tyre prodhojnë energji !!

Postuar në 24 Shkurt, 2012 05:36

Rreziku që kaloi vendi për t’u përballur me një kolaps energjetik gjatë mesit të shkurtit për shkak të mungesës së energjisë elektrike në treg, por edhe prodhimit të ulët, ka sjellë në vëmendjen e politikes si edhe të medias, kapacitetet prodhuese të vendit si edhe frytet e sipërmarrjes disa vjeçare të qeverisë për “kthimin e vendit në një fuqi energjetike rajonale”.

Arvizu bën endorsement për Fatos Nanon?

Postuar në 24 Shkurt, 2012 04:09

Shqipi përshkruan me detaje një darkë mes ambasadorit amerikan Arvizu dhe ish-kryetarit socialist Fatos Nano (Panorama e quan qysh në titull kandidat për President, por duhet thënë se është i vetshpallur si kandidat). Shqipi pra përshkruante çdo element të kësaj darke, duke na dhënë një tablo aq të plotë, sa lexuesit i duket sikur ka qenë atje. Fatos Nano ka qenë tok me të shoqen, të dy kanë mbërritur të parët, Nano i jepte makinës, ka pasur tre roje trupi pas vetes (Tre?

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme