Berisha, Topalli e Nano, “incident” në ceremoninë e varrimit

Më poshtë është një vëzhgim i gazetares së Shekullit Lindita Çela, e cila ka asistuar në ceremoninë e nderimit të Feti Voglit. Është prova e n-të e pafytyrësisë dhe arrogancës së ca njerëzve me pushtet e në pushtet:
“E ndërsa qindra shqiptarë e përfaqësues të trupit diplomatik nderonin dëshmorin Feti Vogli, zyrtarët shtetërorë kanë lënë një njollë të zezë në ceremoninë zyrtare. Ka mjaftuar një gjest i vetëm për të treguar arrogancën e drejtuesve të shtetit shqiptar duke vënë në siklet përfaqësues të trupit diplomatik dhe njerëzit e thjeshtë.
Teksa të gjithë të pranishmit në ceremoninë mortore ishin vënë në radhë për të shkruar ngushëllimet e tyre në librin e kujtimeve, pothuajse asnjë prej drejtuesve të shtetit nuk ka respektuar radhën.
Fillimisht ka qenë ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu ai që ka çuditur trupin diplomatik. Mediu, pa pyetur e respektuar njerëzit që qëndronin në radhë, ka zënë vend në tavolinën e librit të shënimeve duke lënë mesazhin e tij. Të njëjtin veprim ka kryer Fatos Nano dhe ministri i Inovacionit, Genc Pollo. Diplomatët e huaj sërish kanë heshtur për të pritur në radhë të linin mesazhin e ngushëllimet e tyre. Po kështu, pa denjuar t’i hedhë një sy radhës së gjatë të diplomatëve dhe përfaqësuesve të politikës shqiptare ka vepruar kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Situata u bë shqetësuese dhe u desh ndërhyrja e punonjësve të protokollit që të shmangnin përsëritjen e gabimit nga ministrat dhe zyrtarët e tjerë shtetërorë. Ata u detyruan të viheshin në radhë duke i trembur me fjalinë: Kujdes se po shikojnë edhe të huajt.”
Re.Pu.
Comments
Lindita e Kokdhimes duhet te

Lindita e Kokdhimes duhet te dekorohet Shoke.

Edhe aty ne ate ceremoni funebre ka pasur kodoshllikun e nevojshem per te peshkuar "skandale".

Te lumte shoqja Lindita qe na furnizon parreshtur ndermarrjen tone te grumbullimit te Skandaleve kunder Berishes.

E meriton nje apartament me cmim te arsyeshem nga drejtoria e Betonit.

Zenel, nuk po çuditem fare me

Zenel, nuk po çuditem fare me kete komentin tend. A e di pse? sepse ti je nje njeri qe nuk e njeh fare protokollin ne jeten tende.

Ciao

Edhe ketu u fute turinjte e

Edhe ketu u fute turinjte e qelbur o zenel mavrija?!! Po si nuk ke turp, te turperoneç! Yyyy gjidi zagar!

Or bir i mamase. Ti me dukesh

Or bir i mamase. Ti me dukesh i lumtur e dukesh sikur po ua hedh atyre me qe fshihesh prapa emrit Zenel. Vere emrin si te duash ata ty te shajne. E mua me grine sikur jam rrospi. Le te quhesh Zenel ti! Vazhdo te keqen mamaja se une kembet hapur po i mbaj!

Me vjen ne mend nje foto e

Me vjen ne mend nje foto e Giorgio Napoletano-s ne rradhe per......te prere bilete per ne kinema. Ne nje kinema Napoli qe- president i ITALISE eshte- me gruan ishte-para ca javesh ka ndodhur! Te fala shqiptareve te elites se shqiptareve!

Add new comment