Rritet frika prej Iranit bërthamor

Postuar në 24 Shkurt, 2012 13:35

Klimës mediatike në favor të një ndërhyrjeje në Iran me synimin për ta penguar, apo ndaluar, këtë vend në përpjekjet për të prodhuar bombën bërthamore, i shtohet dhe një raport i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (është një strukturë e OKB-së). “Irani ka bërë hapa të mëdha e të shpejtë në drejtim të pasurimit të uraniumit, e përveç kësaj, regjimi i Ahmadinejadit nuk ka përmbushur asnjë kërkesë në funksion të një hetimi të plotë të situatës bërthamore”, thuhet në thelb në këtë raport.

Irani vazhdimisht ka thënë se uraniumi i pasuruar prodhohet për qëllime kërkimore, por fakti që ata janë duke prodhuar uranium të pasuruar deri në masën 20% është i frikshëm për qeveritë perëndimore. Ky raport justifikon tonet luftarake të SHBA-ve, Francës, Britanisë së madhe, etj, dhe ç’është e më rëndësishmja, i hedh ca beniznë më tepër zjarrit të klimës mediatike në favor të ndërhyrjes; e cila prapëseprapë mbetet një ide e largët. Hë për hë.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.