Arvizu bën endorsement për Fatos Nanon?

Postuar në 24 Shkurt, 2012 04:09

Shqipi përshkruan me detaje një darkë mes ambasadorit amerikan Arvizu dhe ish-kryetarit socialist Fatos Nano (Panorama e quan qysh në titull kandidat për President, por duhet thënë se është i vetshpallur si kandidat). Shqipi pra përshkruante çdo element të kësaj darke, duke na dhënë një tablo aq të plotë, sa lexuesit i duket sikur ka qenë atje. Fatos Nano ka qenë tok me të shoqen, të dy kanë mbërritur të parët, Nano i jepte makinës, ka pasur tre roje trupi pas vetes (Tre? Kush ia paguan këta tre roje të trupit?), ka hyrë në restorant pa u folur gazetarëve, në restorant kanë filluar të hyjnë dhe vipa të tjerë, mes të cilëve dhe një deputet i maxhorancës (s’kuptohet pse nuk jepet emri i tij), flitet për pronarin e lokalit që është përpjekur që lajmet mbi këtë takim të dalin si padashje, pastaj vjen ambasadori, dhe gazetarët e kameramanët që presin më shumë se tri orë jashtë restorantit për të marrë një gjysmë fjale nga personazhet e darkës, por asnjë fjalë nuk u tha prej tyre.

Duket sikur me këtë darkë ambasadori Arvizu ka dashur të tregojë se Fatos Nano është beniamini i tij presidencial. Apo ky është mesazhi i gabuar i kapur prej gazetarëve?

Re.Pu.

Comments

Submitted by arvanites (not verified) on

Arvizu bie gjithmone pre e lojrave te Berishes.  Kur ta kuptoje ky si ka tallur trapin Berisha me kte ky do kete dale ne pension. Pastaj do shkoje tek VoA ne Washington dhe do beje Berishen per nje lek por atehere Berisha do jete 90 vjec.

Submitted by Anonim (not verified) on

Mos o Zot..

Submitted by koz (not verified) on

Shqiptaret kurre nuk zene mend. Shembulli i ketij Qorrit eshte shume interesant. Keta shushunja te felliqura ju duhet presidenca apo pushteti per te mbajtur privilegje, luksin e jetes mondane dhe ca prona e afera financiare. Po te kishte aftesi dhe pasuri reale Nano do te rrinte ne Viene dhe te shijonte gruan e re, pensionin dhe jeten pa andralla te Kryeqytetit evropian. Rikthimi i tij i vazhdueshem ne politike eshte  qartesisht i lidhur me mbarimin e financave. Po ti vesh keta zvaranike e parazite te qelbur ne kushte reale jetese (qofte edhe te riciklojne ato pare qe kane grabitur) nuk mund te mbijetojne gjate.  Prandaj ju duhet pushteti qe u sjell edhe paren dhe mundesine per te korruptuar.

Keshtu do i ndodh edhe Berisha/Metes kur te bihen nga fiku. Pa ate pushtet te rrembyer e manipuluar ata jane askushi pasi sistemi qe vete kane ndertuar i kthen ata vete ne nulitete dhe qenie impetente dhe disa madje per tu ardhur keq. ju kujtohet valle Ramiz Alia, bllokmenet apo familjet e tyre - dikur njerezit dridheshin prej tyre. Keta maskarenj (Berisha/Nano/Meta)- pervec afetsise per te manipuluar, terrorizuar dhe grabitur shqiptaret, jane ca cofetina qe si hyjne ne pune kerkujt dhe qe padyshim do te kujtohen me turp e urrejtje nga brezat qe ijne. Sa me shpejt duhen hequr qafe nga pushteti dhe me pas koha do te beje te veten. Por asnje prej tyre nuk ka ndermend te iki vete dhe urte e bute.

Une se kuptoj se cfare kane per te humbur me shumica e qytatareve shqiptare qe thika u ka shkuar deri ne kocke. Kurse vemjet e pushtetit kane shume per te humbur...

Submitted by emigranti (not verified) on

Nuk bie pre e lojrave te Berishes.. BEN LOJRAT E BERISHES

Submitted by cur Gjeloshi (not verified) on

Puna jone pune muti,pune te mire paska hajduti(NANO)!

Submitted by dod kahmajasi (not verified) on

Sigurisht qe nuk ka turp me te madh per Ambasaden USA qe merret me nje horr, pojanec. bixhozçi. kurvar. hajdut e tjera,

qe nuk denjon te banoj ne Shqiperi por  ne Wien. Mbase Arxhiu mendon qe  parat e vjedhura Nano ti harxhoj ne Shqiperi

per te lehtesuar krizen

Kush eshte Nano e pse te tille pelqejme ne dhe ArvizuLutemi t'ia perkthejne):

Karizmatikët

Në optikën shqiptare ku njerëzit vazhdojnë të klasifikohen me ne ose kundër nesh, domethënë armik (ka dhe më keq akoma: me udhëheqësin tonë ose kundër tij), pak syresh nderohen nga grupe të mëdha d.m.th. janë karizmatikë. Me sa e njoh unë historinë e shtetit shqiptar, vetëm nja pesë eta (njëri po i humb pikët) e kanë këtë aureolë të “karizmatikut” të vënë nga tifozët e tyre ( për ideale ose për interesa) apo nga kundërshtarët e hasmit të tyre. Vetëm ata lavdërohen, shahen por dhe mbrohen deri në sherr (edhe kur kanë vrarë me mijëra  dhe kur janë të dhunshëm e pervers, mbase për këto  i adhurojnë ), madje ju këndojnë dhe këngë. Me sa duket tek ata shohin “idealin” e tyre, dhe për këtë shpërblehen me mbrojtje dhe karrierë sipas rregullave të klientelizmit feudal. Ndërkohë dikush po mundohet ta vejë vetë aureolën e lavdisë, duke marrë poza e duke kërkuar poste, duke sharë gjithçka e lavdëruar ndokënd, për t’i treguar se është shumë i zoti dhe i dobishëm për Kombin. Ka dhe sot ndër ne, për fat të keq, njerëz që mendojnë se shpëtimi vjen nga individë e nga duele prijësish   (me sharja e fyerje), në shesh të mejdanit.

Sipas mendjes time këta personazhe atë historisë moderne shqiptare janë: Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Ismail Kadare, Sali Berisha dhe Fatos Nano mbahen si ikonat në mesjetë. Të gjithë ata kanë karakterizohen nga cilësi  të personalitetit që janë të pëlqyeshme për bijtë e arbërit : janë kryeneç, mendjemëdhenj, të  bindur se janë të përjetshëm, të dhunshëm ndaj kundërshtarëve dhe kur për një kohë i kanë pasur bashkëluftëtarë, nuk kanë asnjë fre moral për të mbajtur pushtetin, të gatshëm të ecin mbi kufoma.

Që është  në natyrën tonë të pranojmë për perëndi, për shumë të zotë e çudibërës disa njerëz kjo është kaq e vërtetë sa që po dalin dhe ca tjerë që koha do tregojë a do të bëhen kaq karizmatikë sa këta.  Të gjithë ata i lidh dhe një diçka tjetër e përbashkët për ta. Ata janë arratisur (ose gati arratisur ose ishin të arratisur brenda vendit) nga populli, domethënë kur e kanë ndjerë në rrezik kokën e tyre (vetëkuptohet dhe karrigen) nuk janë menduar për popullin që deri atëherë e quanin të tyren. Kjo është e kuptueshme ,mbasi i mbushën mendjen vetes se janë “të zgjedhurit” me një mision, pra jo si te tjerët por mbi ta, nuk mund të rinin me të tjerët në rrezik për kokën.

Ahmet Zogu,u mbreti anadollak, në vitin 1939 u largua nga Shqipëria pa shkrehur ai vetë një pushkë, nuk as u morr vesh me italianët që ta bënte sa për formë këtë, nuk i interesonte gjë veçse të ikte sa më parë me bagazhin e tij të çmuar, nuk mendoi aspak për shtetasit e tij. I pari komunistëve shqiptarë

Enver Hoxha u mbyll në bllokun e udhëheqësve, siç e quanin, në një territor të rrethuar ku askush nga populli nuk mund të hynte dhe ku ishin nën kontroll të gjithë banorët e tij. U arratis nga bota e shqiptarëve.

Ismail Kadare, kur komunizmi kishte ditët të numëruara dhe i trembej pasojave si shkrimtar i oborrit që ishte, u largua. Me qenë se “arratisja“ e tij luajti rol në diskreditimin e regjimit, ai mundohet të vet shpallet disident. Veprim ky i gabuar që i ka hapur probleme me kritika të shumta, kur mund t’i mjaftonte emri si njeriu më i shquar i letrave shqipe në botën e sotme.

Sali Berisha, që për 25 vite rresht mburrej se ishte komunist 24 karatesh, u kthye kur ja kërkoi partia në një demokrat laraman (në zemër komunist në publik demokrat) dhe që nga viti ’96 tërheq zvarrë shqiptarët. Ai, pasi i dorëzoi pushtetin komunistëve dhe kishte nisur tek mafiozët italian kunatin dhe fëmijët, nga dreka e datës 13 mars 1997, bashkë me gruan hipi në helikopterin presidencial, që e priste tek pallati i Brigadave, për të shkuar në Rumani. Për fatin e keq të shqiptarëve nuk u nis sepse në celular i thanë nisesh por nuk mbërrin gjëkundi dhe ai, si trim zbriti, për të keqen tonë. Një dëshmi të tërthortë për ata që nuk duan të besojnë e dha Ilir Meta, këtu e tre vjet të shkuara në parlament, kur i tha, pas disa kërcënimeve, “..se tashti nuk ke as helikopter që të ikësh”.

Fatos Nano, sillej si pervers e i papërgjegjshëm për  postin dhe detyrat që kishte, kreu arratisjen më të turpshme. Kur populli demokrat rrethoi Kryeministrinë më 14 shtator 1998, ai nga një portë e pasme e ndërtesës u largua fshehurazi për në Maqedoni, duke braktisur detyrën. Kaq do të mjaftonte në çdo vend demokratik për tu larguar (dëbuar) nga politika për gjithnjë. Por në Shqipëri,  me ardhjen në pushtet të Tosit që e ktheu vendi në çiflig personal, tolerohet çdo mbrapshti e çdo hajni, duke u bërë metodë pune nga të gjithë qeveritarët. Megjithatë  ai u ribë kryeministër dhe kërkon të bëhet president.

Në horizontin politik shqiptar shfaqen herë pas here figura që kërkojnë pushtet absolut, që e quajnë se janë me mision hyjnor dhe se ne duhet ti durojmë e t’u nënshtrohemi. Ata nuk i dalin popullit për zot, e dhunojnë gjithë formash, e vjedhin së bashku me fëmijët e soj e sorollop këtë vend, e shesin tek të huajt, e izolojnë nga bota e qytetëruar, na i bëjnë të pamundur jetën këtu. Urojmë të kenë të njëjtin fat me të mësipërmit , por, më mirë do ishte që të ishte populli që ti flakte jashtë nga politika, jo ti kthej në karizmatik e të pres vdekjen e këtyre diktatorëve anakronik për shekullin e XXI, që të shpëtoj nga diktatura apo autoritarizmi.

Dod Kahmajasi

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.