Financat kujtohen të sqarojnë publikun vetëm katër javë nga skadimi afatit të ligjit të faljes

Postuar në 24 Shkurt, 2012 07:40

Ministria e Financave ka nxjerrë sëfundmi një broshurë, në të cilën udhëzon qytetarët dhe bizneset se si mund të përfitojnë nga ligji për faljen fiskale që zbatohet nga korriku 2011. Broshura vjen tani, pas shtatë muajsh, në një kohë kur vetë ministri i Financave, Ridvan Bode do të deklaronte në fund të vitit të shkuar se falja nuk kishte dhënë rezultatet e duhura pikërisht për shkak se qytetarët nuk e kishin kuptuar mirë atë.

Në fakt ka të drejtë, përveç lajmeve në media dhe konferencave për shtyp nga zyrtarë të ndryshëm të ministrisë së Financave, procedurat se si funksionon ligji i faljes fiskale apo përfitimet e qytetarëve nuk janë shpjeguar asnjëherë nga fillimi deri në fund me angazhimin e vetë institucionit përgjegjës. Me publikimin e broshurës dje në mbrëmje (dërguar me e-mail gazetarëve) Ministria e Financave duket se kërkon të rregullojë atë ç’ka nuk bëri për shtatë muaj me radhë. Broshura e sqarimit, është nxjerrë fiks katër javë para skadimit të afatit të ligjit të faljes. Mbetet për t’u parë ndikimi i kësaj nisme tani.

 

S.E. 

Comments

Submitted by Historiani (not verified) on

<p>A ka mundesi ta publikoni kete broshure. Faleminderit</p><p>&nbsp;</p>

Submitted by onni (not verified) on

<p>RIDVAN BODE &nbsp;njeriu me i paafte ne histrine e finaces shaqipetare...ishte po ky njeri pa skrupull mbrapa skemave piramidale te 97...dhe eshte po ky njeri qe e mban nga 7 vjet ministrine e finacave...po si ka mundesi qe ska ne shqiperi asnje element me te vlefshem se ky???ka mundesi qe ne keto 20 vjet asnje shqiptar nuk ka arrit te studioje finance,po vazhdon te jete komandant nje njeri qe shet kamionat me dru te librazhdit???nuk e di deri ku do te shkojme me kete njeri e me kete qeverri...ka djem te diplomuar ne shqiperi dhe ashte me vleresim te jashtezakonshem,kur mendojne keta njerez qe duhet te lene vendin te perparoje...prape medioevo do ngeli shqiperia...BODE ik BERISHA ik TOPALLI ik....lejeni shqiperine te perparoje...mos prisni te ikni me dhune perseri,se nuk dokete me vrime miu ku shiheni,ate qe se bene ne 97 shqipetaret do e bejne tani,do vriteni ne mes te sheshit si CAUSHESKU,ose do pesoni fundin e GEDAFIT...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.