Arkiv-Lajme
Një shqiptar i vrarë e një i plagosur për një kauzë të largët; ndërsa kryeministri s’heq dorë nga harbimet
Jemi mësuar të dëgjojmë lajme mbi ushtarë të vendeve të NATO-s të vrarë gjatë misioneve luftarake, apo paqe-ruajtëse, në dhé të huaj. Ndërsa sot na takon të flasim për një djalë tonin, i cili ka qenë me mision në Afganistan. Quhen Feti Vogli, 31 vjeç, dhe është pjesë e grupit të komandove shqiptare të dislokuar në këtë vend vite më parë.
Ndryshojnë subvencionet e invalidëve, miliarda lekë shkonin dëm
Ndërhyrja e qeverisë për të rregulluar me VKM (më parë ishin të përcaktuara në ligj) subvencionet në energji elektrike, telefoni dhe transport për invalidët duket të jetë disi më e thellë se sa një kapriço e pushtetit për të “shtrënguar rripin” në këtë periudhë krize.
Ekzekutivi ka ndërhyrë për të vendosur rregulla në përcaktimin e masës së subvencionimit të tyre, pas fryrjes së pakuptueshme të faturave gjatë viteve të fundit për këto kategori. Me ligj, qeveria subvencionon faturat e energjisë elektrike dhe telefonisë për këto kategori në masën 80 për qind.
Elvira Dones: Bashkëjetesë mes shqiptarëve e kësaj qeverie? Pas 21 janarit nuk është e mundur
Në një intervistë për gazetën Tema, shkrimtarja Elvira Dones thotë të vetën lidhur me atë që ndodh në Shqipëri në planin socio-politik. Dhe ndalet tek 21 janari i vitit të shkuar. Nuk duket se ka ndërdyshje përballë kësaj ngjarjeje. “Në 21 janar të 2011-ës, gurëve e drunjve të fukarenjve që kishin të gjitha arsyet e kësaj bote të protestonin, iu përgjigjën me plumba. Që nga ai çast – ndonëse zoti Sali Berisha është ende në pushtet – dialogu mes tij dhe popullit shqiptar ka dhënë shpirt.
Zanafilla e grevës që përfundoi me rrëzimin e shtarores së Enver Hoxhës në Tiranë
Para disa vjetësh, Eduard Zaloshnja i ka dhënë gazetës Panorama një intervistë të gjatë në lidhje me përfshirjen e tij në lëvizjen studentore të dhjetorit 1990. Meqënëse sot është 21-vjetori i rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës në Tiranë, po riprodhojmë më poshtë pjesën e intervistës që flet për atë ngjarje. Re.Pu.
Panorama: Përmendja nga ju e shkurtit të vitit 1991 na kujton një ngjarje të rëndësishme që ka ndodhur atë muaj. E kemi fjalën për grevën e urisë së studenteve, e cila u kurorëzua me rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës. Ç’mund të na thoni për atë grevë?
Fatos Nano, kandidat i minutës së fundit për President i Republikës?
Në një intervistë dhënë portalit Express.mk, Edi Rama i është përgjigjur në këtë mënyrë pyetjes lidhur me Fatos Nanon dhe Ilir Metën: “Ilir Meta s’ka asnjë lidhje me PS-në e me socialistët a progresistët. Ai është ulur në prehrin e Sali Berishës për të përfituar nga pushteti i dalë me vota të vjedhura dhe do të qëndrojë në atë prehër deri kur të largohet bashkë me Sali Berishën nga tryeza e qeverisë së Shqipërisë.
Presidenca më në fund pranon se ka patur ftesë nga ambasada kosovare
Para ca ditësh, Shekulli, duke iu referuar burimeve zyrtare nga Presidenca e Republikës (këto burime nuk ishin specifikuar), pretendonte se Presidenti Topi nuk kish marrë ftesë për në veprimtarinë e përurimit të Ambasadës së re të Kosovës në Tiranë. Nga presidenca kujtohen tri ditë më pas për të saktësuar e përgënjeshtruar lajmin e dhënë. Ja thelbi i reagimit të vonuar të Presidencës:
Berisha e Rama bëjnë “hidh e prit” me rastin e 20 shkurtit
Berisha ka shfrytëzuar përvjetorin e rrëzimit të përmendores së Enver Hoxhës, dhe ka folur për opozitën: “Pasardhësit direkt të bunkerit nuk kanë shprehur pendesën, por kanë ozurpuar kreun e partisë opozitare dhe natyrisht nuk janë kthyer në bllok, por kanë rikthyer bllokun në psikologjinë e tyre. Këta shokë, ose zotërinj bllokuan për dy vite procesin e integrimit të vendit duke dëshmuar se interesi i tyre, se doktrina e etërve të tyre është më parësore se interesi i shqiptarëve dhe vendit”.
“Quo vadis” përsëri Jozefinë...?
Kuvendi njihet si institucioni më “dorëshpuar” në drejtim të përdorimit të fondeve të buxhetit të shtetit. E përditshmja “Shekulli” është hapur sot me titullin: “Topalli kërkon të blejë makinë 240 mijë USD”, ndërsa në brendësi thekson edhe faktin se Kuvendi ka një administratë tejet të fryrë “duke u kthyer në një Zyrë Punësimi”. Më tej vijohet me përfitimet e Kryetares së Kuvendit dhe vartësve të saj.
Jasharajt janë të pakënaqur nga Thaçi; dhe e thonë këtë gjë në publik
Një nip i familjes së Jasharajve ka qenë shumë kritik para dy ditësh ndaj qeverisë. “Situata e tanishme nuk dallon shumë nga ajo e viteve ‘90, kur njerëzit largoheshin nga vendi për shkak të kushteve të rënda”, ka thënë Murat Jashari në emër të familjes. Ai ka shtuar më tej, se “është koha e fundit për t’u ndërruar kjo klasë e politikanëve”.
Komplot për të vrarë Papën Benedikti XVI?
Ka ca ditë që në një gazetë italiane, Il Fatto Quotidiano, flitet për një komplot që është ujdisur për të vrarë Papa Benediktin XVI brenda nëntorit të vitit 2012. Shkaku? Ka shumë kardinalë që Papën nuk e duan. Flitet për një urrejtje që ekziston mes Papa Ratzinger-it dhe Sekretarit të shtetit të Vatikanit, kardinalit Tarcisio Bertone (janë të dy në foton që shoqëron këtë shënim); në themel të kësaj marrëdhënieje të vështirë, më saktë të pamundur, është një mospajtim ‘ideologjik’: Bertone është me idenë se Papa është i fokusuar veç tek liturgjia, e nuk merret me qeverisjen e Kishës.
