Zanafilla e grevës që përfundoi me rrëzimin e shtarores së Enver Hoxhës në Tiranë

Para disa vjetësh, Eduard Zaloshnja i ka dhënë gazetës Panorama një intervistë të gjatë në lidhje me përfshirjen e tij në lëvizjen studentore të dhjetorit 1990. Meqënëse sot është 21-vjetori i rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës në Tiranë, po riprodhojmë më poshtë pjesën e intervistës që flet për atë ngjarje. Re.Pu.
Panorama: Përmendja nga ju e shkurtit të vitit 1991 na kujton një ngjarje të rëndësishme që ka ndodhur atë muaj. E kemi fjalën për grevën e urisë së studenteve, e cila u kurorëzua me rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës. Ç’mund të na thoni për atë grevë?
Dr. Zaloshnja: Greva e shkurtit 1991 e pati zanafillën e vet në Universitetin Bujqësor. Një mëngjes të ftohtë të atij shkurti, kur arrita atje, pashë se studentët kishin dalë në grevë për të protestuar ndaj kushteve të këqia në konvikte. Pasi u konsultova me udhëheqësit e grevës, i bëra thirrje studenteve që të kërkonin dorhëqjen e Adil Çarçanit, me arsyetimin se qeveria e tij ishte e paaftë të kujdesej jo vetëm për hallet e studenteve, por edhe të të gjithë popullit shqiptar. Ndërkohë, morra në telefon selinë e PD-së. Telefonatës iu përgjigj Arben Imami. Pasi i tregova se ç’po ndodhte, ai më tha se do të vinte menjëherë me Azem Hajdarin dhe me studentë të tjerë nga Universiteti i Tiranës. Kur ata erdhën, turma studentore mori zjarr. Dhe pas fjalimeve që mbajtën Azemi dhe Imami, i sugjeruam udhëheqësve studentorë që greva të përkrahej edhe nga Universiteti i Tiranës.
Atë natë, kur e diskutuam në selinë e PD-së iniciativën tonë, Pashko doli kundra me arsyetimin se rrëzimi i qeverisë do të na nxirrte ne si parti të humbur. Në vend të qeverisë Çarçani, arsyetoi Pashko, do të vihej një qeveri më e moderuar, e cila mund të ishte më e suksesshme për të gënjyer votuesit e lëkundur. Ndërsa Berisha arsyetoi se rrëzimi i qeverisë do të kishte vlera simbolike që i tejkalonin minuset që përmendëte Pashko. Pas debateve të gjata u vendos që të mbeshtetej greva e studenteve, por jo në mënyrë të hapur, pasi ne kishim nënshkruar një marrveshje me qeverinë për pezullimin e grevave dhe protestave deri në zgjedhje.
Grevës së studentëve, e cila konsistonte fillimisht vetëm në mosvajtje në mësim dhe në aktivitete satirike ku shpotitej nomenklatura komuniste (ato aktivitete ishin pararendëset e protestave satirike të MJAFT-it të sotëm), iu shtua eventualisht edhe kërkesa e heqjes së emrit Enver Hoxha nga Universiteti i Tiranës. Ndërsa në ditët e fundit të saj, ajo u bë shumë më serioze - u kthye në një grevë urie.
Panorama: Ç’mbani mend nga dita kur u rrëzua busti i diktatorit; e kemi fjalën për 20 shkurtin e vitit 1991?
Dr. Zaloshnja: Atë ditë kisha planifikuar të shkoja në Rrëshen për të inauguruar themelimin e PD-së në Mirditë. Rreth orës 14, u nisa për rrugë dhe, po të mos kisha dëgjuar brohorima rreth e qark, ndoshta do ta kisha humbur rastin të përjetoja një nga gëzimet më të mëdha që kam ndjerë në jetë. Sapo dëgjova brohoritjet, i thashë shoferit të më çonte te sheshi Skënderbej dhe pastaj të shkonte të lajmëronte në telefon themeluesit e PD-së në Rrëshen për anullimin e metingut atje. Kur arrita në shesh, busti i Enverit po tërhiqej zvarrë, ndërkohë që mijra njerëz të ngazëllyer e ndiqnin nga pas. E ndoqa edhe unë deri te Qyteti Studenti, ndërkohë që vazhdimisht më dilte parasysh pamja e babait tim në shtratin e vdekjes -- pak para se të kishte humbur vetdijen në spital, ai e kishte drejtuar dorën nga portreti i Enverit, në një farë imitimi të zbehtë të shkrehjes së revolverit.
Pasi arrita në Qytetin Studenti, u takova me Blendi Gonxhen, i cili kishte qënë fytyra publike e grevës së urisë. Blendit i sugjerova të merrte Presidencën në telefon dhe t’i kërkonte Ramiz Alisë që brenda orës tetë të shpallej vendimi i heqjes së emrit të universistetit dhe rrezimit të qeverisë sepse, përndryshe, turma e mbledhur në Qytetin Studenti do t’i drejtohej godinave qeveritare. Atij i pëlqeu sugjerimi im dhe të dy shkuam në një familje aty pranë, për të cilën na thanë se kishte telefon. Kërcenimit të Blendit, sekreatri i Alisë iu përgjigj me përçmim. Por eventualisht, atë mbrëmje, emri i Enverit u hoq nga universiteti dhe qeveria dha doreheqjen.
Vonë në darkën e 20 shkurtit, mbaj mend që Azemi, unë dhe Arben Imami u mblodhëm në shtëpinë e këtij të fundit për të festuar me ca gota raki rezultatin përfundimtar të asaj që kishim nisur të tre si padashje në një ditë të ftohtë të fillimit të shkurtit. Në jetën time nuk më ka shijuar kurrë ndonjëherë më shumë rakia...
Comments
Doni me per
<p>Doni me per Belulin..............</p>
Tamam, doni me per belulin.
Tamam, doni me per belulin. Shume e shpifur qe eshte shkruar pikerisht ne faqen ku eshte komentues ky EZ.
Bustin e Enverit e rrezuan
<p>Bustin e Enverit e rrezuan njerez te vene nga Ramiz Alia dhe sigurimi i shtetit.Ata penetruan ne masat e njerezve qe ishin ngritur kunder diktatures komuniste ashtu si ne shume vende te Evropes lindore.Ata hodhen bustin per te shpetuar kokat,qe ju deshen per formimin e partive te reja PS,PD,Republikane,Soc-demokrate e tj.Keto parti jane edhe sot e kesaj dite te drejtuara po nga ata njerez,ne forme direkte apo indirekte.</p>
Nuk e besoja qe Nano lejonte
Nuk e besoja qe Nano lejonte qe te tilla gjera beheshin ne faqen e drejtuar prej tij...
PSE O NJEREZ SHANI KAQ SHUME
<p>PSE O NJEREZ SHANI KAQ SHUME SISTEMIN E ENVER HOXHES..PO KETA POLIIKANE QE KENI SOT JANE ISH KOMUNISTET E ENVERIT..NANO,SALIU, GJINUSHI,DOKLE ,RUCI ETJ ETJ...SE PO TE FFILLOJME TI NUMEROJME ASNJE NUK SHPETON...PRANDAJ DUHET QE TE SHIKONI NGA KUQ E ZINJTE SE MOS NDOSHTA U POQEN KUSHTET PER TA BERE SHQIPERINE...SE ESHTE NJE BREZ AKOMA I PA INFEKTUAR QE SHTE GATI TE MARE NE DORE FATET E SHQIPERISE...RRIJINI LARG KETYRE KELYSHAVE QE JANE NE POLITIKE TANI...ME VJEN KEQ VETEM PER BREZIN 70-80 QE U INFEKTUA NGA KETA TE PASKRUPULLT...</p>
Se kush e rëzojë bustin e
<p>Se kush e rëzojë bustin e Enverit kjo nuk ka rëndësi dhe me thënë të drejtën nuk do ndryshnte ndo një gjë dhe të mos ta rëzonim se në rallë të parë duhet të rëzojmë bustet që kemi në psikolgjinë e shoqërisë shqiptare dhe vazhdojmë të bëjmë gabime të pa falshëme sot pashë në lajme që një drejtorë i muzeut historik na paska ndërtuar një muze për të dënuarit politik dhe pa pikë turpi të ftuarit zbardhnin dhembët dhe si gjithmonë ky anadollaku jonë vajti të inaguronte thuaj se nuk është ky që po udhëheqë dhe si për çudi u kujtua për të dënuarit politikë dhe me pa pikë turpi thonë ata se e mundën komunizmin që i shërbyen me shumë devotshmëri dhe më vjenë në mëndje batuta e popullit HJDUTI BËRTET KAPNI HAJDUTIN përshëndetje o popull dhe pas kësaj vjenë pranëvera bravo Kuqezinjëve dhe Topit dhe do zoti të mos figurojë më kjo bandë PD-LSI</p>
Add new comment