Komplot për të vrarë Papën Benedikti XVI?

Postuar në 20 Shkurt, 2012 01:53

Ka ca ditë që në një gazetë italiane, Il Fatto Quotidiano, flitet për një komplot që është ujdisur për të vrarë Papa Benediktin XVI brenda nëntorit të vitit 2012. Shkaku? Ka shumë kardinalë që Papën nuk e duan. Flitet për një urrejtje që ekziston mes Papa Ratzinger-it dhe Sekretarit të shtetit të Vatikanit, kardinalit Tarcisio Bertone (janë të dy në foton që shoqëron këtë shënim); në themel të kësaj marrëdhënieje të vështirë, më saktë të pamundur, është një mospajtim ‘ideologjik’: Bertone është me idenë se Papa është i fokusuar veç tek liturgjia, e nuk merret me qeverisjen e Kishës.

“Edhe 12 muaj jetë i kanë mbetur Ratzinger-it”, kjo është një frazë që ka dalë nga goja e kardinalit 73 vjeçar Paolo Romeo, kryepeshkop i Palermos, teksa ka qenë për vizitë në Kinë, dhe pikërisht me këtë frazë zë fill teoria e përbetimit kundër Papës. Madje, thuhet se ky i fundit e di këtë gjë, dhe ka rënë dakord lidhur me emrin e pasardhësit. Me t’u vrarë, ai do të zëvendësohet, gjithmonë sipas tezës së komplotit, nga kryepeshkopi i Milanos, Angelo Scola, për të cilin thuhet se ka një personalitet të afërt me atë të Papës Benedikti XVI.

Në fakt, duket si fabulë e pakopsitur mirë, e ndoshta prandaj gazetat e tjera italiane nuk e kanë marrë shumë seriozisht.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Nastradini (not verified) on

<p>Mundesisht na publiko sa me shume fabula te pakopsitura mire. Heren tjeter mund te shkruash per ate UFO-n qe kishte pare Andrea Bocelli nga dritarja e banjes.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.