Arkiv-Lajme të përditësuara
Koka: Sfida e madhe kundër ndotjes
Fatura e lartë financiare, por edhe ndërgjegjësimi i popullatës janë dy hendeqet e mëdha që e bëjnë të vështirë zbatimin e ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Kjo është një sfidë e madhe për pushtetin qendror dhe vendor, për t’i dhënë fund kaosit dhe ndotjes mjedisore nga mbeturinat. Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, tha se në Durrës, gjatë vitit 2014, do të pilotohet i gjithë zinxhiri i ndarjes së mbetjeve në burim e deri tek riciklimi i tyre.
Rama: Ky buxhet është garancia për ndalimin e rrënimit
Pas 8 orësh, Kryeministri i përgjigjet opozitës
Herion Mesi
Rendi në ditët e festave
Policia e Shtetit ka angazhaur të gjitha forcat për garantimin e rendit dhe qetësisë publike në prag të Vitit të Ri, gjatë natës së ndërrimit të viteve, si edhe në ditët e para të 2014-s.
Cdo punonjësi policie do t’i shtohet puna me katër orë, pas një urdhëri të dhënë nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Shërbimet e policisë kanë filluar të operojnë me shtim forcash që pas Krishtlindjeve. Patrullat dyshe kanë filluar shërbimet në të gjitha segmentet rrugore.
Vendet e lira në administratë, Harito: Kanë nisur procedurat. Ja dokumentacioni që kërkohet
TIRANE- Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike Milena Harito te interesuarit te behen pjese e gares per vendet bosh ne administraten publike.
Plagosi efektivin e policisë, 5 mijë euro shpërblim për kapjen e autorit
Durrës-Plagosja e efektivit të policisë së Durrësit Agron Halilaj mbrëmjen e së shtunës ka detyruar ministrin e brendshëm Saimir Tahiri dhe drejtorin e përgjithshëm të policisë Artan Didi,të ndjekin nga afër operacionin për arrestimin e shumë kërkuarit Gëzim Marku.
Policia e qytetit bregdetar dhe forcat RENEA kanë filluar një aksion të gjerë për arrestimin e të kërkuarit, ndërsa në ndihmë të tyre është edhe një helikopter.
Eksplozivi në makinën e prefektit të Vlorës, policia gjen gjurmë gishtash
Policia shkencore ka arritur të gjejë gjurmë gishtërinjsh në letrën e natribanit, e cila u përdor për të mbështjellë eksplozivin e vendosur në makinën e Prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi, raporton Ora News.
Në bazë të verifikimeve të kryera deri tani nga ekspertët e laboratorit të policisë kriminale këto gjurmë nuk i përkasin asnjë personi me precedentë penalë, të cilët ndodhen në skedarët e Policisë së Shtetit.
Rama: Myslimanizmi i shqiptarëve, faktor në refuzimin e statusit
Kryeministri flet për forcat ekstremiste europiane, të cilat fatkeqësisht po shënojnë rritje në vendet e BE-së
Fatjona Mejdini
Kontrolli i çmimeve në tregje
Task-Forca e ngritur nga Bashkia e Tiranës vijon kontrollin në tregje për të parandaluar rritjen abuzive të çmimeve në periudhën e festave të fundvitit.
Zv/kryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo, tha se pas kontrolleve të ushtruara në tregje të ndryshme të kryeqytetit, situata e çmimeve paraqitet nën kontroll.
Sipas zotit Bozdo, përveç disa produkteve të importit të cilat kanë pësuar një rritje me 10 deri në 15 lekë për kg, pjesa tjetër e produkteve që tregtohen në tregje nuk ka pësuar rritje çmimesh.
Falja e Nazimes, Nishani kthen dosjen: E paplotë
Gazeta “Panorama” ne nje nga kryeartikujt e saj te sotem shkruan se presidenti i Republikës, Bujar Nishani, kthen mbrapsht kërkesën për faljen e Nazime Vishës.
“Dosja në ngarkim të 19- vjeçares të dënuar me 10 vjet burg për vrasje me dashje është kthyer në Ministrinë e Drejtësisë, për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm” shkruan “Panorama”.Gazeta i referohet burimeve zyrtare të Presidencës, të cilat sqaruan se dosja nuk ishte e plotë sipas kërkesave që parashikon ligji.
AP: Të paguhet puna e të burgosurve
Të dënuarit në burgjet shqiptare nuk paguhen për punën që bëjnë, edhe pse ligji ka dalë 14 vite më parë. Jo vetëm kaq, por janë zvarritur edhe draftet për zbatimin e ligjit, ndërsa Burgjet paguajnë sipas rregullores së brendshme shuma qesharake 90 lekë në muaj dhe ulje 3,9 ditë burgu në një muaj pune. Avokati i Popullit së fundmi ka bërë një rekomandim në adresë të Ministrisë së Drejtësisë dhe Kryeministrisë. I kërkohet ministrit Nasip Naço dhe kreut të qeverisë, Edi Rama me përsëritje rekomandimi, që të plotësohet kërkesa për ligjin nr.
