Arkiv-Lajme të përditësuara
Kosova, pa viza dhe në 2014
Festat, tregtarët rrisin çmimet e importit
Më shtrenjtë frutat dhe perimet, ndërsa ambulantët nga fshatrat përreth largohen nga policia bashkiake
Specialet vrasin Gazmir Markun
Është vrarë në orët e mbrëmjes të së hënës, gjatë një shkëmbim zjarri me policinë, Gazmir Marku, autori i plagosjes së policit Agron Halilaj.
Që prej së dielës, forcat speciale kishin blinduar periferinë e qytetit bregdetar, duke mundësuar izolimin e 32-vjeçarit Gazmir Marku, në zonën e ish-kënetës.
Ai është rrethuar në një banesë të zonës dhe, thirrjes së policisë për t’u dorëzuar, i është përgjigjur me zjarr, duke vënë në rrezik jetën e efektivave policorë, të angazhuar në kapjen e tij.
Rama: S'lejojmë askënd që të stigmazitojë Shqipërinë. Jemi vend evropian
Kryeministri i vendit, Edi Rama, mbajti sot konferencën e fundvitit, ku morën pjesë anëtarët e stafit të Kryeministrisë, ministrat si dhe gazetarët e të gjitha mediave në vend. Në fillim të fjalës së tij Rama foli për arritjet e qeverisë së tij në këto 100 ditët e para. Rama është shprehur se viti 2013 është viti i ndryshimit për kursin e ri të Shqipërisë nga e ardhmja. Ai tha se po i kthehet dinjiteti shumë institucioneve që e kanë humbur funksionin e tyre.
Deputetët demokratë vizitojnë Mziun në qeli
Një grup deputetësh demokratë i kanë bërë sot një vizitë kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu. Në përfundim të vizitës në burg, deputeti Aldo Bumçi ka dhënë një deklaratë, nëprmjet të cilës e quajti arrestimin e Mziut si politik dhe në shkelje të ligjit.
Bumçi tha se drejtësia po vepron me dy standarde, duke zhvilluar hetime në dy mënyra për dy kryetarë bashkie.
Presidenti dekreton buxhetin 2014 dhe ndryshimet në paketën fiskale
Presidenti Bujar Nishani dekretoi sot buxhetin e vitit të ardhshëm dhe paketën fiskale.Presidenca ishte e pakënaqur për fondet e parashikuara për këtë institucion në buxhet. Por megjithë rezervat Nishani ka hedhur firmën sot për hyrjen në fuqi të buxhetit të rid he të gjitha ligjeve të Paketës Fiskale. Mazhorana e miratoi vetëm me votat e saj buxhetin nën akuzat e opozitës se ky buxhet ishte buxheti I rrënimit ekonomik për vendin dhe se do të ketë protesta popullore për rritjen e taksave. Por kjo nuk e ka ndaluar kreun e shtetit qe ti jape firmen.
Zgjedhjet brenda PD-së, procesi me delegatë nga Tirana
Basha sjell në parti bashkëpunëtorët e Berishës në Parlament dhe administratë
Evakuohen banorët tek Xhamlliku
Banorët e disa pallatave në zonën e Xhamllikut në Tiranë janë evakuar me shpejtësi nga banesat e tyre, ndërsa një rrjedhje gazi në një pikë karburanti u verifikua rreth orës 21:20 të mbrëmjes së të hënës.
Sipas të dhënave, rrjedhja e gazit nisi si rrjedhojë e një problemi në depozitën 2 mijë litërshe të një karburanti.
Për fat të mirë, depozita nuk ka qenë e mbushur plot, por sasia e rrjedhur ka shkaktuar prezencën e erës së gazit në të gjithë zonës.
Dekreti, Nishani firmos sot buxhetin
Presidentit Bujar Nishani nuk do t’i duhen më shumë se 48 orë kohë për të dekretuar buxhetin e vitit të ardhshëm dhe paketën fiskale. Megjithëse diskutimet për paketën financiare u bënë në një kohë rekord dhe vetëm gjatë mbrëmjes së të shtunës u miratuan në Parlament, kreu i shtetit do të hedhë sot firmën mbi dekretin e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Aksident, plagosen 4 pjesëtarët e një familjeje
KAVAJË -Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një familje ka mbetur e plagosur.
Aksidenti ka ndodhur në Kavajë, ku një furgon është përplasur me një automjet tip “Benz” pranë fshatit Gosë dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur, një burrë, një grua dhe 2 vajza të reja, të cilët dyshohen se janë pjesë të të njëjtës familje.
Menjëherë të plagosurit, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur janë dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit, por 3 prej tyre janë nisur drejt Tiranës si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore.
