Arkiv-Lajme të përditësuara
Tahiri, Braçe, Balla dhe basketbollisti Ermal Kuqo, sms në fasadën e Kryeministrisë
Nismës Shqipëria uron, Shqipëria dhuron” iu bashkuan sot Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, nënkryetari i grupit parlamentar socialist Erjon Braçe dhe basketbollisti Ermal Kuqo, të cilët kanë dërguar mesazhet e tyre në murin e kryeministrisë.
Ministri Tahiri ka shkruar: “Urimet më të mira për të gjithë shqiptarët. Gëzuar 2014! Shëndet, paqe, lumturi dhe siguri për të gjithë”.
Ndërsa deputeti socialist Erjon Braçe ka shkruar: ” Një vit ndryshe, të mirë, të mbarë, plot solidaritet, e zgjidhje për çdo shqiptar të pamundur, të vuajtur dhe në nevojë! Mundësi për JU!”
Durres, plagoset nje polic gjate nje kontrolli ne banese
Nje oficer policie u plagos mengjesin e sotem ne zonen e ish- Kenetes ne Durres.
Forcat e policise kishin shkuar per kontroll ne banesen e Gazmir Ndredodes, por ai u eshte pergjigjur me bresheri automatiku.
Si pasoje e perplasjes mbeti i plagosur polici Agron Halilaj.
Ai e mori plumbin ne dore.
Policia ka ngritur postblloqe per arrestimin e autorit.
Tema
Këshilli i kthen buxhetin Bashës
Një ditë pasi në Këshillin Bashkiak pas 10 orë debatesh u shty projektbuxheti i paraqitur nga Bashkia e Tiranës për vitin 2014, këshilltarë të Partisë Socialiste dhe të LSI-së sqarojnë se ai projektbuxhet u kthye për rishikim.
"Ky projektbuxhet një ditë më parë ngeli në klasë, që do të thotë nuk e mori dot provimin. Për këtë arsye do i nënshtrohet një provimi tjetër, në javët e ardhshme", tha Aldrin Dalipi, kryetar i Këshillit Bashkiak.
Keshilltarët e majte thane se Bashkia e Tiranes nuk ka realizuar te ardhurat e parashikuara dhe as projektet e miratuara me pare.
Dalipi: Basha të respektojë mandatin si kryebashkiak, për buxhetin kërkuam kohë
Kryetari i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi, sqaron se maxhoranca nuk bllokoi miratimin e projekbuxhetit po kërkoi më tepër kohë, analizë dhe shqyrtim nga Komisionin i ekonomisë për këtë projek-buxhet. Gjithashtu Dalipi thotë se nuk duhet të kalojë një buxhet në Këshill pa qenë Kryetari i pranishëm në mbledhje, fakt ky që u shoqërua me debate gjatë mbledhjes së paradites së të premtes.
Shpend Ahmeti zëvendëson flamurin e Kosovës me atë të Shqipërisë
Flamuri i Republikës së Kosovës është hequr nga zyra e kryetarit të Prishtinës.
Kreu i ri i kryeqytetit Shpend Ahmeti, që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, i ka mbetur besnik qëndrimit ekstrem të kësaj partie kundër simboleve shtetërore të Kosovës.
Në këtë mënyrë flamuri i shtetit edhe ashtu të brishtë ka përjetuar denigrim edhe institucional.
Në fotografinë e publikuar gjatë konferencës për media, ku Ahmeti ka prezantuar ekipin e tij qeverisës, shihet vetëm flamuri kombëtar dhe ai i Prishtinës, por jo edhe flamuri shtetëror i Kosovës.
Krimet e Rënda rihapin hetimet për vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi
Analiza - Prokuroria ka analizuar të gjitha provat e gjetura pranë banesës së Xhindit, ku më 2 maj 2009, u vra nga persona të paidentifikuar
Rihetimi - Grupi i ri hetimor ka riparë me vëmendje dëshmitë për vrasjen, ka analizuar skenën e krimit, por ende nuk ka dalë në konkluzione
Karikatori - Një provë me vlerë, që prokuroria ka në dorë, është gjetja e një karikatori pranë vendit të ngjarjes nga vëllai i Fatmir Xhindit
Hetues dhe ekspertë të rinj rivlerësojnë faktet
Prej dy muajsh janë duke u rimarrë në pyetje persona që kanë dëshmuar edhe në vitin 2009
Ngjela: Mziu vodhi me grushta me Shkëlzen Berishën. Po atë pse s’e hetojnë?
Spartak Ngjela ka akuzuar kreun e Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, se ka vjedhur me grushta me djalin e Sali Berishës, Shkëlzenin. Por, Ngjela shprehet i pakënaqur pse Shkëlzen Berisha nuk hetohet.
Miratohet buxheti 2014 dhe paketa fiskale
Maxhoranca miratoi buxhetin dhe paketën fiskale për vitin e ardhshëm duke i dhënë fund sagës së diskutimeve dhe replikave me opozitën që e quan këtë buxhet si buxhet i krizës.
Dhurata për fëmijët e policëve të vrarë, Rama: Do bëjmë gjithçka që të mos ndiheni vetëm
DURRES- Policia e Shtetit ka organizuar sot një aktivitet në ambientet e Kavalishencës në Durrës, me fëmijët e punonjësve të Policisë së Shtetit, të rënë në krye të detyres. Të pranishëm në këtë takim ishin kryeministri, Edi Rama, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri si dhe kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi.
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë Edi Rama tha se çdo fëmijë këtu duhet të ndihet krenarë për prindërit e tij, duke garantuar se qeveria do të bëjë gjithçka mundet që secili prej tyre të ndihet sa më i qetë dhe i mbështetur.
Apeli lë në burg 3 të akuzuarit për korrupsion
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për tre nga gjashtë të akuzuarit për korrupsion në Gjykatën e Pukës. Seanca u zhvillua pas ankimimit të depozituar nga avokatët mbrojtës për masën e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë dy javë më parë për arrestimin e 7 të dyshuarve për skandalin e publikuar nga “Fiks-Fare”.
Seanca
