Plagosi efektivin e policisë, 5 mijë euro shpërblim për kapjen e autorit

Postuar në 29 Dhjetor, 2013 16:04

Durrës-Plagosja e efektivit të policisë së Durrësit Agron Halilaj mbrëmjen e së shtunës ka detyruar ministrin e brendshëm Saimir Tahiri dhe drejtorin e përgjithshëm të policisë Artan Didi,të ndjekin nga afër operacionin për arrestimin e shumë kërkuarit Gëzim Marku.

Policia e qytetit bregdetar dhe forcat RENEA kanë filluar një aksion të gjerë për arrestimin e të kërkuarit, ndërsa në ndihmë të tyre është edhe një helikopter.

Zona të cilën po krehin forcat e policisë është ajo në afërsi të zonës së Spitallës aty ku ndodhi edhe ngjarja, pasi ka dyshime të forta se autori i plagosjes është në këtë perimetër.

Përveç këtyre masave policia ka publikuar foton e autorit dhe ka vendosur një shpërblim prej 5 mijë eurosh për këdo që jep dhe ka informacion për Gëzim Markun.

E gjithë ngjarja ka nisur mbrëmjen e së shtunës, kur në zonën e Spitallës u raportua për një vjedhje lokali. Menjëherë për atje është nisur një patrullë me tre policë ndër ta dhe i plagosur Halilaj, të cilët kishin informacione për personat problematik në këtë lagje të qytetit bregdetar.

Ndër më problematikët dhe i njohur për vjedhjet e tij ishte dhe shtetasi Gëzim Marku, dhe në bazë të këtyre informacioneve patrulla ka shkuar në shtëpinë e tij.  Markut nuk i ka pëlqyer vizita duke qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të policëve e dukë lënë të plagosur Agron Halilin.

Edhe policët i janë përgjigjur me armë Markut,por pa arritur ta ndalojnë atë,pasi ai u mundi të largohej nga aty së bashku me armën e tij.

Ndërsa prej natës së djeshme dhe gjatë të dielës po krihet e gjithë zona si me forca në terren ashtu dhe nga ajri, por pa mundur të lokalizojnë autorin e ngjarjes së rëndë. Gazmir Marku njihej si person me precedent të pasur kriminal si vjedhje, përdhunim, dhunë në familje dhe shkatërrim prone.

Ngjarja

Sipas burimeve zyrtare të policisë, bëhet me dije se në orën 01:15 minuta ka ndodhur një përplasje me zjarr mes policisë dhe një personi.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Kënetës. Burimet raportojnë se oficeri i policisë, kishte shkuar në banesën e shtetasit Shpëtim Ndredodës, kur ky i fundit ka qëlluar me armë tip automatiku në drejtim të patrullës së policisë.

Nga breshëria e armës, ka mbetur i plagosur oficeri i policisë, Agron Halilaj. Menjëherë i plagosuri është dërguar në spitalin e Durrësit në repartin e kirurgjisë. Mjekët e spitalit pohojnë se gjendja shëndetësore e oficerit ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Bëhet me dije se shtetasi Gëzim Ndredoda, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Autoritetet lokale kanë ngritur postblloqe në zonën e ish-Kënetës dhe në autostradë.

Ndërkaq ata po vijojnë hetimet për arrestimin e autorit të ngjarjes.

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.