Arkiv-Lajme të përditësuara

Tahiri: Shumë shpejt ata që çirren do shohin të tjera rezultate

Postuar në 26 Janar, 2014 04:21

“Medalje në gjoksin e të gjithë strukturave të policisë”.

Kështu e ka vlerësuar ministri Brendshëm, Saimir Tahiri, kapjen e të shumëkërkuarit Ilir Kupa, pas arratisjes spektakolare nga burgu i Trikalasë, së bashku me 10 shqiptarë të tjerë që vuanin dënimin në qelitë e burgut të shtetit helen.

Tahiri tha se Kupa krahas veprave penale në Greqi po hetohet edhe lidhur me grabitjet e fundit me armë të ndodhura në vendin tonë.

Tiranë, arrestohet vrasësi me pagesë

Postuar në 26 Janar, 2014 04:19

Policia e Tiranës ka arrestuar mbrëmjen e së shtunës në kryeqytet një të ri 27-vjeçar, i kërkuar nga drejtësia për vepra të rënda penale.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave në pranga ka përfunduar shtetasi Julian Sinani, i cili dyshohet se ka kryer një seri vrasjesh me pagesë.

Sipas burimeve, 27-vjeçari dyshohet të ketë kryer ekzekutime si brenda, ashtu edhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, si dhe vepra të tjera kriminale.

“Podesta” lobim kundër qeverisë ‘Rama' në Amerikë

Postuar në 25 Janar, 2014 14:28

Një nga firmat lobuese e kontraktuar nga qeveria e djathtë e drejtuar nga Sali Berisha, është rivënë në lëvizje por tashmë për të lobuar kundër qeverisë “Rama”.

Qeveria e Sali Berishës ka shpenzuar paratë e taksapaguesve për një fushatë diskreditimi në Shtetet e Bashkuara dhe në Shqipëri, të drejtuar kundër kundërshtarit politik, Edi Rama, e luajtur në duart e republikanëve amerikanë dhe që çoi në thirrje për një hetim të FBI kundër presidentit amerikan, Barack Obama.

Meta kritika Bashës: Nuk do të lejojmë vendosjen e reformave nga SHQUP-i

Postuar në 25 Janar, 2014 14:26

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, njëkohësisht edhe kryetar i LSI-së, i bëri thirrje opozitës që të japë kontributin e saj në lidhje me Reformën Territoriale-Administrative dhe të mos kushtëzojë këtë reform me cështje të tjera. Meta u shpreh se nuk do të ndodhë që reformat të vendosen nga SHQUP dhe të eleminohet Parlamenti.

Lezhë, shoferi pikas eksplozivin brenda furgonit, çaktivizohet nga forcat e xhenios

Postuar në 25 Janar, 2014 14:25

Forcat xheniere kanë arritur të çaktivizojnë një sasi lëndë eksplozivi të llojit tritol e vendosur poshtë sedijes së parë të një furgoni pasagjerësh në qytetin e Lezhës, e cila nëse do të aktivizohej do të rezultonte me një tragjedi të vërtetë.
Ngjarja, fatmirësisht është parandaluar nga vetë drejtuesi i mjetit, Dedë Lleshi i cili ka gjetur një pako të zezë në furgonin e tij dhe menjëherë ka dyshuar se bëhej fjalë për lëndë eksplozive ndaj ka lajmëruar policinë.

Dervishi: Duhen prova për të çuar në burg Berishën për “21 Janarin”

Postuar në 25 Janar, 2014 14:23

Dervishi: Duhen prova për të çuar në burg Berishën për “21 Janarin”
25 Janar, 2014 | Postuar në: Aktualitet,Kronika,Kryesore | Shkruar nga: TemA
Select Language​▼

Fatos Dervishi, ish/zv.Prokuror i Përgjithshëm në vitet 1992-1997, në një intervistë për Shqiptarja.com thotë se duhen prova për të dërguar një zyrtar apo ish- zyrtar të lartë si Sali Berisha përpara drejtësisë.

Arrestohet i arratisuri nga burgu grek

Postuar në 25 Janar, 2014 14:22

'Bëni çfare të doni me mua, vetëm në Greqi mos më çoni". Kjo ka qene fraza e të shumëkërkuarit prej 10 muajsh Ilir Kupa, sapo në duar i janë vendosur prangat nga Policia e Tiranës.

Braho: Ju tregoj puçin e Berishës me milionat e tatimeve

Postuar në 25 Janar, 2014 03:17

Braho: Ju tregoj puçin e Berishës me milionat e tatimeve
“Komplot financiar i Berishës me bandën e tij. Kanë fshirë 4.3 milionë deklarata të kompanive private. Prokuroria nën presionin e politikës dhe të Shkëlzenit”
Spartak Braho: Kam video për fshirjen e serverit të tatimeve
Publikuar më 25.01.2014 | 8:36
265 4
Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho, shprehet se përmes kontrollit në Drejtorinë e Tatim Taksave është mundur që të zbulohet komploti financiar i ish-kryeministrit Berisha dhe të bashkëpunëtorëve të tij.

Kontrabanda e ilaçeve, arrestohet djali i xhaxhait të ish-ministrit Arben Imami

Postuar në 25 Janar, 2014 03:15

Arrestohet Bardhyl Imami, djali i xhaxhait të ish-ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, për kontrabandë ilaçesh.

Imami dyshohet se për një periudhë 3 vjeçare ka ushtruar aktivitetin e kontrabandës në tregtimin e ilaçeve, me origjinë nga Italia.

Nga hetimi gjithashtu është dokumentuar implikimi i tij, në shpërndarjen dhe tregtimin ambulator të farmacive të ndryshme në Tiranë.

Po ashtu 50-vjeçari dyshohet se tregtonte edhe medikamente për shërbim spitalor falas.

Dy shqiptarë arratisen nga burgu i Greqisë, policia: Janë parë në Kashar

Postuar në 25 Janar, 2014 03:13

Dy të burgosur shqiptarë kanë mundur të largohet nga burgu në Greqi dhe kanë arritur të kapërcejnë kufirin me vendin fqinj. Sipas informacioneve nga policia shqiptare, të sinjalizuar nga kolegët e tyre grekë, ata kanën nisur aksionin për kapjen e dy të arratisurve të cilët janë pikasur në afërsi të zonës së Kasharit. Me gjithë aksionin e zhvilluar që në orët e para të mëngjesit të sotëm në këtë zonë, ku mendohet se fshihen dy të arratisurit, policia nuk ka mundur t’i arrestojë ata.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara