“Podesta” lobim kundër qeverisë ‘Rama' në Amerikë

Postuar në 25 Janar, 2014 14:28

Një nga firmat lobuese e kontraktuar nga qeveria e djathtë e drejtuar nga Sali Berisha, është rivënë në lëvizje por tashmë për të lobuar kundër qeverisë “Rama”.

Qeveria e Sali Berishës ka shpenzuar paratë e taksapaguesve për një fushatë diskreditimi në Shtetet e Bashkuara dhe në Shqipëri, të drejtuar kundër kundërshtarit politik, Edi Rama, e luajtur në duart e republikanëve amerikanë dhe që çoi në thirrje për një hetim të FBI kundër presidentit amerikan, Barack Obama.

Dokumentet e siguruara nga Balkan Insight sipas FARA, Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj në Departamentin e Drejtësisë në SHBA, tregojnë se Podesta, e angazhuar nga qeveria e Berishës për më shumë se dy vjet, duket se qëndron pas tre shkrimeve negative kundër Ramës. Artikujt u publikuan në një faqe interneti konservatore në SHBA, të quajtur “Daily Caller”,

mes 29 majit dhe 18 qershorit, përpara zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit në Shqipëri, që u fituan bindshëm nga koalicioni i qendrës së majtë i Ramës.

“Daily Caller” e akuzonte Ramën se kishte financuar në mënyrë të paligjshme Partinë Demokratike të Obamës, përmes një biznesmeni shqiptaro- amerikan, në mënyrë që të siguronte një mundësi për të bërë një foto me Obamën më 8 tetor 2012. Akti Federal për Fushatat Zgjedhore, FEC, i ndalon shtetasit e huaj që të kontribuojnë ose të shpenzojnë para në zgjedhjet në SHBA, direkt ose indirekt.

Media pro- qeveritare dhe Partia Demokratike e Sali Berishës i riprodhuan lajmet e publikuara nga “Daily Caller” gjatë fushatës, duke pretenduar se FBI po hetonte Ramën.

Shmangia e ligjeve amerikane

“Daily Caller” pretendonte se Rama ka shkelur kufizimet që u vihen të huajve për financimin e kandidatëve në zgjedhjet amerikane, duke bërë donacione përmes një biznesmeni nga Nju Xhersi, Bilal Shehu.Ai pati bërë disa donacione të konsiderueshme për Komitetin Kombëtar Demokrat, DNC, dhe për fushatën e Obamës përpara se Rama të takohej me presidentin amerikan në vitin 2012.

Të dhënat e FARA tregojnë se ndërkohë që “Daily Caller” publikonte këto artikuj, Podesta kishte kontakte intensive me themeluesin e faqes, Tucker Carlson dhe me reporterin që i shkruante, Patrick Hoëley.Më 6 qershor, kur Hoëley publikoi një shkrim pasues për këtë çështje, ai mori shtatë emaile të tjera nga Podesta.

Hoëley publikoi edhe një shkrim të tretë dhe të fundit për këtë çështje më 18 qershor, duke cituar kongresmenin republikan nga Kalifornia, Dana Rohrabacher, që i kishte dërguar një letër FBI dhe FEC, duke u kërkuar që të hetojnë Ramën si pjesë e një komploti për të shkelur ligjet elektorale amerikane.

I pyetur nga Balkan Insight për kontaktet me firmën e lobimit, Hoëley refuzoi të komentonte.I pyetur nëse kishin planifikuar një seri shkrimesh armiqësore ndaj Ramës në “Daily Caller”, John Anderson i Podestës refuzoi që të komentojë.

Të dhënat e FARA tregojnë se të gjitha partitë kryesore në Shqipëri kanë firma të njohura lobimi në SHBA, që angazhohen për mbulim mediatik.

Ndryshe nga firmat e tjera të paguara për të përfaqësuar partitë shqiptare, qeveria e mëparshme në Shqipëri paguante për shërbimet e Podestës duke përdorur paratë e taksapaguesve.

Shpërblimi i Berishës

Vetëm pak ditë nga largimi i saj, qeveria shqiptare do të derdhte për lobimet edhe pagesën e fundit prej rreth 20 milionë lekësh.

Bëhet fjalë për pagesën e bërë kundrejt kompanisë së lobimit “Podesta”, e cila ka pasur edhe një kontratë afatgjatë me qeverinë shqiptare për lobimin pranë institucioneve ndërkombëtare apo shteteve të tjera në lidhje me arritjet e qeverisë “Berisha”.

Sipas pagesave zyrtare të bëra nga Ministria e Financave, kontrata me kompaninë e lobimit vijon edhe për Shtatorin dhe për Tetorin e vitit 2013.

Shekulli

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.