Lezhë, shoferi pikas eksplozivin brenda furgonit, çaktivizohet nga forcat e xhenios

Forcat xheniere kanë arritur të çaktivizojnë një sasi lëndë eksplozivi të llojit tritol e vendosur poshtë sedijes së parë të një furgoni pasagjerësh në qytetin e Lezhës, e cila nëse do të aktivizohej do të rezultonte me një tragjedi të vërtetë.
Ngjarja, fatmirësisht është parandaluar nga vetë drejtuesi i mjetit, Dedë Lleshi i cili ka gjetur një pako të zezë në furgonin e tij dhe menjëherë ka dyshuar se bëhej fjalë për lëndë eksplozive ndaj ka lajmëruar policinë.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka rrethuar në një rreze prej 1 km zonën ku ndodhej i parkuar furgoni, në pritje të forcave xhenio të ardhura nga Tirana të cilat kanë konfirmuar se bëhej fjalë për një sasi lënde eksplozive të llojit tritol të vendosur në mjetin në fjalë. Policia ka nisur hetimet, duke u përqendruar në veprimtarinë e drejtuesit të mjetit furgon dhe konfliktet që mund të ketë pasur kohët e fundit.
Shqip
Add new comment