Dy shqiptarë arratisen nga burgu i Greqisë, policia: Janë parë në Kashar

Postuar në 25 Janar, 2014 03:13

Dy të burgosur shqiptarë kanë mundur të largohet nga burgu në Greqi dhe kanë arritur të kapërcejnë kufirin me vendin fqinj. Sipas informacioneve nga policia shqiptare, të sinjalizuar nga kolegët e tyre grekë, ata kanën nisur aksionin për kapjen e dy të arratisurve të cilët janë pikasur në afërsi të zonës së Kasharit. Me gjithë aksionin e zhvilluar që në orët e para të mëngjesit të sotëm në këtë zonë, ku mendohet se fshihen dy të arratisurit, policia nuk ka mundur t’i arrestojë ata.
Blutë e kryeqytetit u kanë bërë apel qytetarëve që të raportojë për çfarëdolloj informacioni lidhur me këtë persona duke vënë në dispozicion numrin e telefonit 069 41 02 392 si dhe një shpërblim prej 10 mijën eurosh për çdo informacion të vlefshëm që do të çonte në kapjen e të dënuarve.

Shqip

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.