Arkiv-Lajme të përditësuara

Dhunuan pronarin e lokalit, i ati: Sa ishin liruar me amnistinë e fundit.

Postuar në 10 Maj, 2014 10:24

Një lokal “Bar Restorant” në zonën e Manëzit është tentuar të grabitet mbrëmjen e së premtes rreth orës 23:40 minuta. Izmir Allçi 21 vjeç dhe Romarjo Shehi 17 vjeç, nën kërcënimin e një pistolete kanë tentuar të vjedhin shumën e xhiros ditore, por pasi janë zbuluar nga pronari i lokalit Bledar Meçe, 24 vjeç, e kanë goditur atë me qytë pistolete në kokë e fytyrë dhe janë larguar nga vendngjarja.
 

Bllokohet një avion në Divjakë priste të ngarkonte 2 ton drogë.

Postuar në 10 Maj, 2014 10:22

Një avion i cili fluturonte në hapësirën ajrore shqiptare është ndaluar në Divjakë gjatë një aksioni të Policisë së Shtetit. Sipas informacioneve paraprake, forcat speciale kanë rrethuar avionin që ishte ulur në Divjakë, afër zonës së plazhit. Ndërsa aty pranë është gjetur edhe një makinë tip Fuoristradë me 2 ton hashash, e cila dyshohet se do të ngarkohej në avion.
 
"A1 Report" ka siguruar emrin e pilotit italian, Giorgio Riformati, 56 vjeç nga Varese, i cili rezulton me precedentë të mëparshëm për mashtrim.
 

Kukës, kapen në Morinë 14 kg kanabis, pranga 2 transportuesve.

Postuar në 10 Maj, 2014 07:58

 Policia e Kukësit ka bërë të mundur sekuestrimin e 14 kg kanabis sativa në doganën e Morinës si dhe ka vënë në pranga 2 poseduesit e saj. Kështu në pranga të policisë kanë rënë Romeo Miri 29 vjeç dhe Aldo Xhafa 23 vjeç.
 
Sipas policisë droga u gjet e fshehur në parakolpin e automjetit tip “Renault”, e ndarë në disa pakop të veçanta. Nga hetimet paraprake dyshohet se droga kishte si destinacion Kosovën.
 

Ekstradohet nga Gjermania i dënuari që merrte para duke mashtruar.

Postuar në 10 Maj, 2014 07:57

Ekstradohet nga Gjermania 53-vjeçari Flamur Shahini, i dënuar me 15 vite për mashtrim me anë të skemave të fajdeve. Shahini është ekstraduar për llogari të drejtësisë shqiptare ku nga gjykata e rrethit të Matit ka një dënim me 15 vite burgim.

Pas mashtrimit të disa qytetarëve me shuma të konsiderueshme, Shahini kishte mundur të largohej nga Shqipëria dhe arrestimi i tij është bërë pak kohë më parë nga policia gjermane, e cila tashmë e ka esktraduar.

Largohen ekspertët autoteknikë Hetimi i aksidenteve në ngërç.

Postuar në 10 Maj, 2014 05:50

Nëpërmjet një urdhri Ministria e Brendshme ka hequr nga komisariatet të gjithë ekspertët autoteknike të cilët përcaktonin shkaqet dhe fajtorët e aksidenteve me pasoja të rënda. Këta ekspertë ishin të ndarë në të gjitha komisaritet e vendit ndërsa urdhri ka krijuar problem dhe me procedurat e Prokurorisë.

Lushnje, humb jetën elektriçisti bie nga shtylla, nuk zbatoi rregullat.

Postuar në 10 Maj, 2014 05:48

- Një elektriçist ka rënë nga shtylla dhe për pasojë ka humbur jetën në komunën Fier-Shegan në Lushnje. Viktima është Thoma Rredhi nga Kruja, i cili po punonte për ndryshimin e linjave të autostradës.
 
Nga hetimet paraprake të policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur pasi viktima nuk ka zbatuar rregullat, duke sjellë edhe vdekjen e tij.
 
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Eksplozivi ndaj arkitektes, PD "Rama po dështon në detyrën e tij"

Postuar në 10 Maj, 2014 02:50

Partia Demokratike ka reaguar pas ngjarjes ku u përfshi nga flakët makina e arkitektes Entela Çano pas vendosjes së një sasie eksplozivi. Sipas zëdhënëses për shtyp, Laura Vorspi kjo tregon dështim të kryeministrit dhe ministrit të brendshëm lidhur me situatën e rendit në vend, ndërsa shtoi se situata e e rendit në vend po përkeqësohet.  
 
Vorpsi i bëri apel kryeministrit të marrë masa të menjëhershme, ose në të kundërt siç e cilësoi Vorpsi ai nuk është në gjendje të kryejë detyrën parësore.
 

Basha shkoi për t'i qetësuar, sherr mes militantëve të PD në Durrës.

Postuar në 10 Maj, 2014 02:49

Lulzim Basha shkoi dje në Durrës për të qetësuar bazën e partisë, pas konfliktit që kishte lindur. Pas publikimit të udhëzimit të parë të Bashës lidhur me procesin reformues të PD-së, situata në bazën e partisë në Durrës ka degraduar në konflikte të hapura ndërmjet militantëve përsa i përket emrave që do të marrin kryesinë e kësaj dege.

Përfshihet nga flakët banesa në Yzberisht, humb jetën 80-vjeçari.

Postuar në 10 Maj, 2014 02:23

Një banesë është përfshirë nga flakët në Tiranë, ndërsa zjarrfikësit kanë gjetur të vdekur një 80-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur pas mesnate në rrugën “3 Dëshmorët” në zonën e Yzberishtit.

Sipas policisë të komisariatit nr.6 të Tiranës, i moshuari Fiqiri Koçi, banonte në katin e dytë të pallatit të përfshirë nga flakët. Si pasojë e përhapjes së flakëve të mëdha viktima nuk ka mundur të mbijetojë. Fiqiri Koçi jetonte në shtëpi me vajzën dhe fëmijët, por në momentin e zjarrit ata kishin dalë nga banesa dhe kishin harruar një ngrohëse në prizë.

Shijak, grabitet me armë resorti të rinjtë të shtëna ndaj policisë.

Postuar në 10 Maj, 2014 02:22

Grabitet me armë zjarri një resort në zonën e Manëz-it, rreth orës 02:10 të mbrëmjes. Pasi janë zbuluar nga Bledar Meçe, që është dhe pronari i resorit, personat nën kërcënimin e  armëve të zjarrit e kanë goditur atë duke e detyruar që ti japë gjithë lekët e xhiros që ndodheshin në arkë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara