Bllokohet një avion në Divjakë priste të ngarkonte 2 ton drogë.

Postuar në 10 Maj, 2014 10:22

Një avion i cili fluturonte në hapësirën ajrore shqiptare është ndaluar në Divjakë gjatë një aksioni të Policisë së Shtetit. Sipas informacioneve paraprake, forcat speciale kanë rrethuar avionin që ishte ulur në Divjakë, afër zonës së plazhit. Ndërsa aty pranë është gjetur edhe një makinë tip Fuoristradë me 2 ton hashash, e cila dyshohet se do të ngarkohej në avion.
 
"A1 Report" ka siguruar emrin e pilotit italian, Giorgio Riformati, 56 vjeç nga Varese, i cili rezulton me precedentë të mëparshëm për mashtrim.
 
Fillimisht u tha se piloti kishte bërë ulje emergjente për shkak të një defekti, dhe se gjatë uljes avioni kishte pësuar dëmtime.
 
Lidhur me ngjarjen ka reaguar Aviacioni Civil, duke theksuar se avioni i bllokuar në Divjakë ka leje fluturimi në hapësirën shqiptare. Sipas këtij autoriteti, “Leja e fluturimit mban nr. 193 dhënë më 05.05. 2014”.

“A1 Report” ka mësuar se do të ketë një komunikim nga Ministria e Brendshme lidhur me këtë ngjarje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.