Përfshihet nga flakët banesa në Yzberisht, humb jetën 80-vjeçari.

Një banesë është përfshirë nga flakët në Tiranë, ndërsa zjarrfikësit kanë gjetur të vdekur një 80-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur pas mesnate në rrugën “3 Dëshmorët” në zonën e Yzberishtit.
Sipas policisë të komisariatit nr.6 të Tiranës, i moshuari Fiqiri Koçi, banonte në katin e dytë të pallatit të përfshirë nga flakët. Si pasojë e përhapjes së flakëve të mëdha viktima nuk ka mundur të mbijetojë. Fiqiri Koçi jetonte në shtëpi me vajzën dhe fëmijët, por në momentin e zjarrit ata kishin dalë nga banesa dhe kishin harruar një ngrohëse në prizë.
Gjithashtu mësohet sipas të njëjtit burim nga këqyrja në vendngjarje nga veprimet paraprake nuk ka gjurmë të një ngjarje të qëllimshme dhe pista kryesore është ajo e një zjarri aksidental.
Add new comment