Shijak, grabitet me armë resorti të rinjtë të shtëna ndaj policisë.

Postuar në 10 Maj, 2014 02:22

Grabitet me armë zjarri një resort në zonën e Manëz-it, rreth orës 02:10 të mbrëmjes. Pasi janë zbuluar nga Bledar Meçe, që është dhe pronari i resorit, personat nën kërcënimin e  armëve të zjarrit e kanë goditur atë duke e detyruar që ti japë gjithë lekët e xhiros që ndodheshin në arkë.

Ata kanë arritur të marrin shumën, dhe janë larguar menjëherë nga vendngjarja. Pasi janë larguar autoret, Meçe ka lajmëruar punonjësit e komisariatit të Shijakut, të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të tyre. Gjatë inspektimit të zonës, policia i ka pikasur ata, në disa parcela dhe beri të mundur rrethimin e territorit.

Autorëve ju është bërë thirrje disa herë që të dorëzohen, por kanë hasur të shtëna armësh nga ana e tyre. Nuk ka qenë shumë e vonë kundërpërgjigjja e policisë, e cila bëri edhe dorëzimin e autorëve. Burime të policisë bënë me dijë se shtetasi Izmir Allçi 25-vjeç dhe Romarjo Shehi 22-vjeç pas shkëmbimit të zjarrit, janë vunë në pranga nga uniformat blu të Shijakut dhe u shoqëruan menjëherë për në komisariat. Po kështu mësohet se i lënduari Bledar Meçe u transportua për në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.