Arkiv-Lajme të përditësuara
Serbët djegin flamurin e BE: Nuk e duam këtë kullë letrash që po shpërbëhet
Menjëherë pas vendimit të marrë nga Bashkimi Europian për mosdhënien e statusit të vendit kandidat për Serbinë, kanë reaguar partitë serbe. Zyrtarët e Partisë Radikale Serbe (SRS) kanë kërkuar që Serbia menjëherë të ndërpresë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Rusia mund të bojkotojë samitin e NATO-s
Zyrtarë të Rusisë thanë sot se është e mundshme që ky vend ta bojkotojë samitin e NATO-s në muajin maj të vitit 2012, nëse të dyja palët deri atëherë nuk arrijnë të tejkalojnë dallimet lidhur me planet e NATO-s për një sistem të mbrojtjes raketore në Evropë.
Zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Rjabkov (në foto) tha se një vendim final rreth kësaj çështjeje do të merret pas zgjedhjeve presidenciale, që do të mbahen në mars të vitit të ardhshëm, kur pritet që Vlladimir Putin ta sigurojë rikthimin e tij në Kremlin, transmeton REL.
Monti: Britania u vetëpërjashtua nga BE. Reagon Cameron
BRUKSEL- Pas Samitit në Brukse Britania e Madhe nuk pranoi të jetë pjesë e monedhës unike as e zonës Schengen. Italia e ka komentuar këtë qëndrim, por kryeministri britanik Cameron shprehet se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
Monti
“Italia do të preferonte një marrëveshje më komunitare për reformën e funksionimit të zonës euro të arritur sot në Bruksel dhe shpreh keqardhjen për vetëpërjashtimin e Britanisë së Madhe”, u shpreh kryeministri italian Mario Monti në përfundim të samitit të Brukselit.
Politika e lakuriqësisë globale
Duke filluar nga artisti kinez Ai Weiwei e deri te blogerja egjiptiane, Aliaa Magda al Mahdi, njerëzit edhe sot i shfrytëzojnë trupat e vetë për provokimin e autoriteteve dhe në shenj proteste për të drejtat e tyre. Edhe në botën e sotme, të seksualizuar në çdo aspekt, lakuriqësia publike vazhdon të përfaqësojë një formë të fuqishme proteste.
Numri i gazetarëve të burgosur, më i larti në 15 vjetët e fundit
Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, thotë se numri i gazetarëve të burgosur në mbarë botën është më i larti i 15 vjetëve të fundit. Në krye të listës së vendeve që burgosin gazetarë janë Irani, Eritrea dhe Kina.
Në raportin e botuar të enjten, organizata që mbron të drejtat e gazetarëve, ve në dukje se këtë vit, deri më 1 dhjetor, kishte 179 gazetarë, redaktorë ose foto-reporterë të burgosur, nga 34 që ishte kjo shifër për vitin e kaluar.
Kroacia hyn në BE
Kroacia firmosi traktatin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Akti i firmosjes u bë nga Presidenti Ivo Josipovic dhe kryeministrja Jadranka Kosor, ndërkohë që ceremonia vijoi sipas radhes alfabetike me nënshkrimin e traktatit nga 27 shefat e shteteve dhe qeverive europiane, te cilet jane mbledhur qe ne oren 8:30 te mengjesit ne seline e Keshillit te BE-se.
Amnistia fiskale dështoi
Tashmë që procesit të amnistisë fiskale po i vjen fundi, qeveria duket se është dorëzuar duke pranuar dështimin, të paktën për pjesën e deklarimit të kapitaleve.
Samiti i BE: Serbia jo status kandidat, kusht Kosova
BRUKSEL- Serbia nuk merr statusin kandidatit për në BE. Raportimet nga samiti i Bashkimit Evropian në Bruksel tregojnë se udhëheqësit e BE-së shtynë deri në pranverën e ardhshme vendimin se a duhet Serbia të jetë kandidate për anëtarësim në bllok.
Vendimi për statusin e vendit kandidat për Serbinë është shtyrë për të paktën në mars të vitit të ardhshëm.
Sipas vendimit BE-ja do të shohë nëse Serbia do të vazhdojë të dëshmojë përkushtim të besueshëm dhe të arrijë progres të edhe me tej në drejtim të zbatimit të marrëveshjeve me autoritetet qeveritare në Kosovë.
Babai i 5-vjeçarit: Djalin e pickoi gjarpri, ma vdiqën mjekët për 8 mijë lekë
“Nuk e fal gjakun e djalit, po me kalbet në dhe vetëm 5 vjeç, pasi mjekët e spitalit, më thanë që nuk ka ilaç në spital, duhet ta blini, por duhen 80 mijë lekë të vjetra. Nuk kishim”,- kështu ka pohuar për "Gazeta Shqiptare" babai i viktimës, 42- vjeçari Hyqmet Balliu nga fshati Leminot i Korçës.
Babai rrëfen i përlotur se : “Shkova të marr borxh, por kur ai u ktheva ishte vonë. Fëmijën që ma kishte pickuar gjarpri, vdiq gjatë rrugës për në Tiranë. Nuk e lë me kaq. Edhe pse jam i varfër, unë do kërkoj drejtësi”.
Kriza, bie punësimi në ndërtim e manifakturë
Tre vitet e krizës kanë shkaktuar një reduktim të ndjeshëm të numrit të vendeve të punës në ndërtim, industri përpunuese, transport e komunikacion, ndërkohë që punësimi është shtuar në arsim, tregti dhe industrinë e energjisë e ujit.
Këto janë të dhënat e bëra publike nga statistikat zyrtare që grumbullohen nga administrata dhe raportohen nga Instituti i Statistikave, pasqyruar në numrin e së premtes të gazetës “Shqip”.