Oketa: Kundër shembjes së Piramidës, është pikë referimi për të rinjtë

Gazmend Oketa e quan një vlerë arkitektonike ndaj shpreh sërish qëndrimin e tij kundër prishjes së Piramidës. Ish-ministri i Mbrojtjes, deputeti i Partisë Demokratike, me profesion inxhinier ndërtimi është shprehur sërish kundër prishjes së Piramidës, një objekti me vlera arkitektonike dhe pikë referimi për takimet e të rinjve.
Deklarata është bërë gjatë një takimi të organizuar nga Parlamenti Rinor i Durrësit në Ditën Kombëtare të Rinisë. Të rinjtë durrsakë gjatë këtij takimi e kanë komentuar si një mentalitet të së shkuarës prishjen e Piramidës në zemër të kryeqytetit dhe kanë kërkuar mendimin e ish- studentit të dhjetorit të 1990-s lidhur me shkatërrimin e saj.
Gjatë këtij takimi, deputeti Oketa ka sjellë kujtimet e tij nga ato ditë dhjetori të vitit 1990 dhe në vazhdim, ai pohoi se pas 21 vjetësh ndryshimi që ka bërë vendi është tepër i prekshëm, por ende ka shumë për të bërë, me qëllim realizimin e ëndrrës europiane
Ballkanweb.com
Add new comment