Arkiv-Lajme të përditësuara

Ilaçet, 20 % më të shtrenjta

Postuar në 07 Janar, 2012 09:54

Çmimet e medikamenteve do të rriten me 20 % këtë vit, për shkak të pullës fiskale që do të shtohet në ambalazhet e tyre. 

"Eshtë vendosur TVSH-ja e barnave. Eshtë vendosur një pullë, e cila do të jetë pulla fiskale, që do të rrisë çmimin për vitin 2012 rreth 20 përqind më shumë se sa pulla e sotme, që është vendosur në kutitë e barnave", thotë Arjan Jaupllari, president i Urdhërit të Farmacistit.

Aleanca Kuq e Zi në Shkodër, përplasje me policinë

Postuar në 07 Janar, 2012 07:10

Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar një tubim në qytetin e Shkodres. Tubimi i Aleances Kuq e Zi u be ne mbështetje të të drejtave themelore të qytetarëve.
"Prona ime, atdheu im", "E drejta e pronës themelore" kane qene parullat kryesore ne kete manifestim.
Perfaqsues te aleances thane se informi i qytetarëve mbi shembjen e pronës eshte nje detyrim ligjor. "Do mbrojmë me çdo kusht të drejtat e qytetarëve shkodranë, thane ata pasi ligji eshte mbi të gjitha", thone Aleances.

SHBA, degradon gara e republikanëve

Postuar në 07 Janar, 2012 06:02

 

Gara e republikanëve për presidencialet është kthyer tashmë në një garë të shëmtuar, me kandidatët që po hapin me forcë rrugën përpara në muajin jetik për zgjedhjet primare.

 

Duke përdorur një ton më therrës, Newt Gingrich deklaroi se nëse rivali i tij Mitt Romney siguron emërimin, ai do të tallej nga presidenti Barack Obama në debatet televizive.

 

Ndërsa Ron Paul u detyrua të hedhë poshtë një reklamë që e citonte atë teksa thoshte se rivalit Jon Huntsman i është bërë lavazh truri nga Kina.

 

Protestat në Jemen, vriten 18 militantë dhe 4 ushtarë

Postuar në 07 Janar, 2012 05:47

Protestat antiqeveritare vazhdojnë në Jemen, ku mijëra njerëz kanë dalë në rrugë ditën e premte për të demonstruar pakënaqësinë e tyre ndaj autoriteteve. Opozitarët u mblodhën në Sanaa për të kërkuar lirimin e atyrë që u burgosën pasi kundërshtuan regjimin. Një grup fëmijësh me pranga në duar dhe me gojën të mbyllur me shirit ngjitës simbolizuan të burgosurit. Qindra gra morën pjesë në marshim. 

Shqiptarët kursyen edhe për festat

Postuar në 07 Janar, 2012 05:44

 

Shqiptarët janë futur në krizë të fortë konsumi dhe kjo tashmë vërtetohet përmes statistikave zyrtare, raportoi dje INSTAT, sipas të cilit inflacioni arriti në 1.7 për qind, nivel ky i paparë prej vitesh.

 

Gazeta "Shqip" raporton se konsumatorët kanë ulur shpenzimet, në raport me një vit më parë, pikërisht në periudhën e festave, shenjë kjo aspak e mirë për të ardhmen ekonomike të vendit, ndërsa sakaq konfirmohen shqetësimet e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

 

Moti i keq 'mbërthen' Shqipërinë, bllokohen fshatra dhe komuna

Postuar në 07 Janar, 2012 05:42

Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta të 24 orëve të fundit kanë bllokuar dhjetëra akse rrugore e zona të vendit (kryesisht ato veriore e verilindore), ndërkohë që janë regjistruar disa aksidente automobilistike me disa të plagosur. 

Policia këshillon të gjithë drejtuesit të tregohen të kujdesshem gjatë lëvizjes dhe të përdorin zinxhirë.

Moti i ftohtë me temperatura disa gradë nën zero do të pasojë në ditët në vijim. Temperaturat sot do të zbresin me nga 4 gradë Celsius, ndërsa nisur nga dita e dielë temperaturat do të zbresin disa gradë nën zero

Sudan, dhuna ndëretnike, 3 mijë të vrarë

Postuar në 06 Janar, 2012 13:12

 

Mbi 3 mijë persona janë vrarë brenda pak ditësh si pasojë e dhunës së ashpër ndëretnike të ushtruar javën e kaluar në shtetin Jonlei, në Sudanin Jugor.

Lajmin e bën të ditur një drejtues i administratës lokale, Joshua Knyi, që citohet nga mediat kryesore ndërkombëtare.

“Kemi numëruar trupat dhe kemi llogaritur se 2.182 gra e fëmijë dhe 959 burra janë vrarë. Ka vrasje në vazhdimësi, është një masakër e vërtetë”, ka deklaruar Knyi.

Amnistia, bie fluksi i aplikimeve në hipoteka, Qiriako apel qytetarëve

Postuar në 06 Janar, 2012 12:56

Pas aktit normativ të qeverisë për ta shtyrë me tre muaj afatin e amnistisë fiskale, fluksi i qytetarëve që duan të bëjnë rivlerësimin e pasurive të patundshme ka pësuar rënie të ndjeshme. Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave, Arben Qiriako iu bën apel qytetarëve që të mos lënë këtë shërbim për ditët e fundit dhe të krijojnë radhë të gjata, sic ndodhi në dhjetor, por të aplikojnë për gjatë gjithë afatit.

Lagarde: Greqia në Eurozonë, 2012-a nuk është fundi i Euros

Postuar në 06 Janar, 2012 08:38

 Drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde, shprehu sigurinë se Greqia do të qëndrojë në Eurozonë dhe theksoi se nuk beson që në 2012-n Euros do t'i vijë fundi, si monedha e përbashkët europiane. 

"A do të jetë 2012-a fundi i euros? - Përgjigjja ime është: nuk e besoj! Është e pamundur që njësia monetare të zhduket", deklaroi Lagarde gjatë vizitës së saj në Johanesburg. 

Sa i përket Greqisë, shefja e FMN-së shtoi: "Partnerët europianë kanë garantuar dhe konfirmuar vendosmërinë e tyre që ajo të qëndrojë në zonën e euros ". 

Eurozonë, në rritje “armata” e të papunëve

Postuar në 06 Janar, 2012 08:36

Papunësia në Eurozonë shënoi një rekord të ri gjatë nëntorit, ndërsa krizave e borxheve vazhdoi të thellohej, zbuluan të dhënat zyrtare të publikuara të premten. 

Niveli i papunësisë në 17 vendet që përdorin monedhën e përbashkët euro preku shifrën e 10,3%, një “armatë” prej 16,3 milion njerëzish.

Në të njëjtën kohë, indeksi që shpreh besimin e konsumatorëve në treg regjistroi shifrat më të ulta të dy viteve të fundit. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara