Protestat në Jemen, vriten 18 militantë dhe 4 ushtarë

Protestat antiqeveritare vazhdojnë në Jemen, ku mijëra njerëz kanë dalë në rrugë ditën e premte për të demonstruar pakënaqësinë e tyre ndaj autoriteteve. Opozitarët u mblodhën në Sanaa për të kërkuar lirimin e atyrë që u burgosën pasi kundërshtuan regjimin. Një grup fëmijësh me pranga në duar dhe me gojën të mbyllur me shirit ngjitës simbolizuan të burgosurit. Qindra gra morën pjesë në marshim.
Ndërkohë, turma të mbështetësve të qeverisë u mblodhën gjithashtu në Sanaa për të treguar përkrahjen e tyre ndaj presidentit, Ali Abdullah Saleh. Të enjten, 18 militantë dhe 4 ushtarë jemenitë u vranë gjatë përleshjeve ku u përfshi edhe ushtria dhe forcat ajrore. 11 muaj protestash kundër presidentit Ali Abdullah Saleh e kanë sjellë Jemenin në prag të një lufte civile.
Juli Prifti
Albanian Screen
Add new comment