Zheji jep lajmin: Emiri i Katarit e ka zgjidhur qesen për Tiranën e Lulzim Bashës

Në një shkrim të vetin të publikuar në të përditshmen Panorama, Artur Zheji flet për “lulet e çelura të Lulzim Bashës”. Zheji, apo dikush tjetër në emër të tij, e ka pyetur Bashën se “pse nuk i nënvizon ca gjëra në publik, ca arritje si kryebashkiak”, dhe ky i fundit është përgjigjur: Nuk mund të shes sheqer përsa kohë që nuk kam ngritur të plotë fabrikën e sheqerit. Vijon pyetja: ç’kuptoni me fabrikë sheqeri? Basha përgjigjet këtë herë “nën zë e plot siklet”: Grantet e huaja.
Më tej Zheji, flet për përpjekjet që po bën “holandezi fluturues” për të bindur emirin e madh të Katarit, “mbretin e mbretërve me gjak mbretëror” që ky të “hapë për Lulin e durueshëm kasafortën e tij të madhe me verdhushka”. “Holandez fluturues” e quan Zheji Bashën, tamam siç e quajnë të tjerët, vijon ai, me të keq e pa të keq njeriun që ka studjuar në holandën e Till Eulenspiegel-it (Zheji është shumë i sigurtë që Till Eulenspiegel është holandez, dhe prandaj e përmend dy herë këtë si fakt, por në të vërtetë ai është gjerman).
Sipas Zhejit, Basha “ka ardhur me një pajë shpërblyese ditët e fundit nga Doha, [dhe kështu] fillon pra ngritja e ‘fabrikës së sheqerit’”. Lajmi që jep Zheji është që “fillojnë punimet e segmetit të parë të bulevardit të ri të Tiranës, [gjë që është] një festë jo e vogël për kryeqytetin tonë të vogëlith”.
Shkrimin e plotë mund ta gjeni në versionin print të Panoramës, ose në versionin online në orët e pasdites së vonë.
Re.Pu.
Comments
Nje pyetje, Turo. A ke marre

Nje pyetje, Turo. A ke marre ndonje leje ndertimi, nga holandezi fluturues, se kunati i tije ka bo gjysmen e fisit rahat me grantet e bashkis

Tiransit duhet të jenë të

Tiransit duhet të jenë të lumtur që kryebashkiaku është bukurosh se duke qënë i tillë zgjidhen qeset

E lexova te plote shkrimin e

E lexova te plote shkrimin e Zhejit. Duke filluar nga paragrafi i dyte e deri ne fund, vetem neveri kam ndier. Neveri per Zhejin me moral te shplare, jo per Lulzim Bashen qe eshte viktim e familjes Berisha.

Pacavure ala Zheji, jo me

Pacavure ala Zheji, jo me teper ... !

Jo Till Eulenspiegel qe nuk eshte holandez, por as "holandezi fluturues" - nje figure mitike kjo e nje kapiteni te nje anijeje - nuk dihet nese ishte i tille (apo thjesht quhej anija "holandezi fluturues").

Basha jo se jo, por kjo per hartimin e Zhejit nuk ka rendesi. Nuk eshte keq qe Basha ka studiuar disa vite ne Holande. Ky fakt madje mund te ishte impresionues para 23 vjetesh, ne kohen Enveriste/Ramiziste kur pakkush kishte privilegjin per te studiuar jashte shtetit. Por tani jane me mijera studentet tane qe studiojne ne universitete nga me prestigjiozet e ne vende me te zhvilluara se Holanda(Gjermani, USA, UK, etj.). Kjo nuk i ben ata prapeseprape te huaj.

Tung,

Blendi

Ngele duke thurrur lavde me

Ngele duke thurrur lavde me pages o Artur, t thot Meta beji nj shkrim Lulit dhe ti fap e qendis nje medemek e ben si t padukshem lavdin e pamerituar. Por ai esht aty dhe nuk ua hedh dot njerezve, thjesht pandehni ju se ua hidhni. Turp per emrin e babait qe mbart. A thua do shpetojm ndonjeher nga kjo lloj "gazetarie"?

I shkoi jeta duke u thurur

I shkoi jeta duke u thurur elozhe shefave ketij Zhejit [deleted] Gjynah, gjithe kjo energji intelektuale per te shkrire e dhene forme nje kondomi intelektual....shumeperdorimesh.

Ky Zheji eshte bere gazetar

Ky Zheji eshte bere gazetar personal i Ilir Koklopes sic ishte Alfons Gurashi i shokut Ramiz

Urime Zhejit per rikthimin e

Urime Zhejit per rikthimin e nje shkrimi zaten realizmi-socialist. Renia e ish-dramaturgut Artur, ne kategori kitsch-i, eshte nga dramat me te medha per nje qytet. Kjo eshte renia e vertete e Tiranes. The Hamletmachine! Te katandiset djali i te madhit Petro Zheji (!) te thure elozhe realizmi socialist kitsch ne 2013! O zot! Me vjen keq per Arturin dhe jo vetem, por per nje qytet te tere, qe ka ardhur dita te perulet nen kembet plastike te nje "heroi" kukull kitsch. Duket sikur me kete shkrim Arturi po ve lule ne varrezen e intelektit. Mund ta beje kushdo tjeter kete pune, por jo ti. Ndero kujtimin e babait tend, intelektualit te pathyer dhe te pa zevendesueshem Petro Zheji ,dhe mos u kthe ne kalemxhi aguridhesh se na e shpife. Me njerez te tille fatkeqe, Tirana ka marre fund, perfundimisht ka humbur shpirtin. Te rrofshin lulet Artur, por mo harro se 'the holy grail' eshte dija, zhytja ne thellesi te intelektit, ajo per te cilen jetoi dhe punoi yt ate nje jete te tere, jo servilizmi i ketyre niveleve dhe JO noti i bretkoces ne ujerat e ndenjura te nje legeni.

Eshte kitsch qe paguhet

Eshte kitsch qe paguhet shoku, me mire kitsch e me xhepat plot se erudit barkthare. Kitsch eshte i leverdisshem edhe nga ana e djerses e mundit intelektual: Nuk ke nevoje te vrasesh mendjen per te gjetur ide te vlefshme per shoqerine, per te perfeksionuar stilin e te shkruarit, per te qene i dobishem e i vleresuar ; mjafojne do llogje kafenesh e bodrumesh te qelbura te opinionit publik, katakombesh te ndyra ku vendoset se kujt i perket copa e radhes nga kerma Shqiperi, t'i ato sofistikosh neper fraza te nenrenditura kodoshesh pushteti dhe ja ku del nje shkrim tipik kitsch kryeqyteti me te cilin katundaret mund te mbeshtjellin djathin.

Po shikoja sot ate

Po shikoja sot ate parlamentin tone, me ate foltoren qe eshte komplet si pusete e hapur. Duket fiks sikur kane rene te gjithe ne pusete e mbajne fjalime. Kam bindjen qe do e kete projektuar Jozefina me urdher te Saliut. Jane hapur pusetat gjithandej ne Tirane, tekstualisht dhe figurativisht. Sado me lulka t'i mbuloje Artur Zheji, eren e ndyre vetem e shton. Sic e shtoi ne ATSH sa vjet drejtor, apo TVSH. Tani ka vendosur te zbukuroje me hartime te kohes te Enverit kete sozine e Dulleshih kur t'ia kete vene syrin vendit bosh qe ka lene Tit Vasili. Dmth, nuk hyri dot ne puseten e parlamentit po synon uturakun ne bashki duke i nuhatur shume mire aromat dhe shijet KITSCH!

Add new comment