Shqiptarët në Mal të Zi paralajmërojnë bojkot të zgjedhjeve lokale

Shqiptarët e Malit të Zi mund të bojkotojnë zgjedhjet lokale. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”, të cilës i referohet edhe media “B92”. Shkak për të këtë është mosmbajtja e premtimeve nga autoritetet malazeze sidomos për statusin e bashkisë së Tuzit. Kreu i Iniciativës Qytetare, Vesel Sinishta, citohet të jetë shprehur se “nëse qeveria nuk plotëson premtimet zgjedhjet do të bojkotohen”. Kërkesa e shqiptarave është për një autonomi të bashkisë së Tuzit, kreu i së cilës Fran Lulugjuraj ka dhënë dorëheqjen para pak kohësh. Si arsye është nxjerrë referendumi për statusin e njësisë në fjalë, e cila sipas palës malazeze do të përcaktohet pasi një grup ekspertësh të bëjnë vlerëismin mbi kapacitetin ekonomik të saj. Një studim i bërë në muajin shtator ka dalë në konkluzion se Tuzi nuk i plotëson këto kritere. Nga ana tjetër, edhe nga Tirana zyrtare nuk ka ende një rëeagim për këtë çështje, ndonëse në planin e përgjithshëm marrëdhëniet mes dy vendeve konsiderohen shumë të mira.
Më shumë në: http://www.b92.net/eng/news/region.php?yyyy=2013&mm=12&dd=26&nav_id=88795
s.z
Comments
Si arsye është nxjerrë

Si arsye është nxjerrë referendumi për statusin e njësisë në fjalë, e cila sipas palës malazeze do të përcaktohet pasi një grup ekspertësh të bëjnë vlerëismin mbi kapacitetin ekonomik të saj. Një studim i bërë në muajin shtator ka dalë në konkluzion se Tuzi nuk i plotëson këto kritere...

..si arsye duhet nxjerre mungesa e kapaciteteve intelektuale atje, sepse niveli eshte me keq se keq..! Kjo edhe per faj te shtetit malazez qe i ka konsideruar si qenie inferiore per shume vite me rralle maloket, {madje edhe sot i konsideron ashtu}...por edhe per faj te organizimit sektar qe kane keta te fundit...!

Add new comment