PS del në mbrojtje të Top Channel, e nxjerrë me dhunë nga ambientet me kontratë

Postuar në 23 Mars, 2013 05:30

 

Ka qenë Valentina Leskaj që ka dalë në mbrojtje të kanalin më të madh në vend, të nxjerrë me dhunë nga Ekspozita Shqipëria Sot, duke e krahasuar Berishën me diktatorin bjellorus.

“Si askund tjetër në Europë, përveç Bjellorusisë ka dështuar të respektojë edhe lirinë e medias. Me sulmin ndaj Top Channel, po përpiqet të mbysë çdo zë kritik që vjen nga mediat e lira”,-tha ajo. 

Duke iu referuar rastit të sulmit në media, Leskaj shtoi se në këto 8 vite qeverisje përveç Top Channel, Berisha ka sulmuar edhe Neës 24-ën, Vizion Plus-in dhe Gazetën Tema, media këto që siç tha Leskaj, kanë qenë kritike ndaj tij. 

“Sali Berisha ka përdorur gjykatën si mashë për ta nxjerrë Top Channel-in nga mjediset e ‘Shqipëria Sot” duke shkeluar në mënyrë flagrante kontratën me shtetin shqiptar, ky është kulmi i një sulmi të Sali Berishës për të goditur mediat e lira në vend”,-tha Leskaj më tej.

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.