Më neoliberale se qeveria “Berisha”

Postuar në 18 Dhjetor, 2013 08:09

Në shkrimin mbi debatimin e projektbuxhetit, komentuesi Albi ka bërë këtë koment, që menduam ta nxjerrim më vete:

Borxhi që po merret nga FMN-ja do përdoret për të paguar borxhet ndaj privatit, pasi më duket se Ramës i kanë thënë që po nuk u liruan borxhet ndaj sektorit privat privat nuk do të ketë investime shtese. Dhe borxhi kryesisht do paguhet sot e në të ardhmen nga të ardhurat e shtuara në buxhet (plus supozohet një rritje më e lartë ekonomike për shkak të efektit multiplikator të çlirimit të investimeve private). Po kush do i paguajë të ardhurat shtesë? Siç e ka thënë vetë Zaloshnja disa herë këtu, shumica e të ardhurave në fakt do ngrihet jo nga të ardhurat mbi tatimet, por nga akcizat e produkteve, pra nga konsumatorët. Në këtë aspekt, plani afatgjatë i qeverisë është akoma më neoliberal se qeveria që iku.

Comments

Submitted by lulimiri (not verified) on

C'lidhje ka neoliberizmi me taksimin mbi konsumin? Neoliberale te duket Italia qe e coi TVSH ne 22%? Apo Greqia?

Neoliberale jane ato ekonomi qe e ulin taksimin jo ato qe e rrisin. Modeli ekonomik shqiptar eshte id eshtuar sepse bazohet tek kosnumi e jo tek eksporti. Ketu 10% te GDP dergohen cdo vit jashte sepse kaq eshte deficiti i llogarise korrente. E pra nje vend me nje deficit te tille e kaq pak kompetitiv duhet ta ndryshoje modelin duke stimuluar ata qe punojne (me uljen e tatimit mbi pagat) e duke penalizuar ata qe kosnumojne e mundesisht edhe duke taksuar pasurite qe nuk prodhojne asgje. Hapat e pare jane hedhur dhe te gjitha keto hapa nuk cojne drejt nje qeverie neoliberale, por drejt nje qeverie qe nderhyn ne ekonomi.

Submitted by Bard (not verified) on

Neoliberale eshte kjo politike fiskale ngaqe me kete sistem, te varfrit behen me te varfer dhe te pasurit me te pasur. Te rrisesh taksat qe rendojne xhepin e konsumatorit te fundit ne menyre direkte, mund te konsiderohet politike fiskale majtiste(ngaqe pranohet lart poshte qe taksimi me i rende eshte politike rigorozisht e shtetit social, mbeshtetur ne teorine e Keynes), por ne realitetin shqiptar ky eshte thjesht nje iluzion i dobishem; ne shtetin social rriten taksat per secilin ne menyre qe shteti te jape mbrojtje e solidaritet ekonomik per shtresat ne nevoje, duke ofruar asistence sociale per te papunet, sherbime shendetesore falas, arsim falas, kopshte falas e te tjere e te tjere. T'u marresh shtresave ne nevoje leket nepermjet takses mbi konsumin(bie fjala taksa mbi karburantet) dhe te paguash me to borxhin ndaj biznesit, nuk eshte politike sociale a majtiste a ç'emer tjeter mund t'i vesh, por politike agresive ultraliberale. Eshte e njejta politike qe grabiti taksapaguesit amerikane per te shpetuar firmat mashtruese te Wall Street. Se per ç'shtet social  dhe ç'solidaritet me shtresat ne nevoje mund te ndertoje Rama dhe tyryfylet e tjere qe kane marre frenat e shtetit ne dore dhe nuk dine ç'te bejne me to, eshte bere e qarte qysh ne krye te heres; ke degjuar ne ndonje konference shtypi te flitet per rritje te asistences sociale, rritje pagash me mjeke e arsimtare, shtim te qendrave te rehabilitimit e keshillimit social, azileve te pleqve? Ke degjuar te flitet per hapje vendesh te reja pune(perveçse para 23 Qershorit)?- Ah, po, do rriten pagat e policeve, ne menyre qe po ngriti koke njeri, t'i bien çaçkes dhe mos te beje ze. Problemi nuk qendron te shteti policor qe do te jemi te shtrenguar te instalojme per te dale nga gremina ekonomike ku ndodhemi; problemi qendron qe ky shtet policor do te jete ne duar te  sharlataneve, demagogeve, arrivisteve, kopukeve me te sofistikuar qe kane qeverisur ndonjehere kete vend.

Submitted by Astrit (not verified) on

Personalisht kam aresyet e mia per te qene kunder z. Rama dhe personit te tij ne rolin e Kryeministrit. Por te rrime shtrember e te flasim drejt: cfare tjeter mund te beje nje qeveri ne keto rrethana? 1- Buxheti i shtetit eshte vrime e zeze, 2-statusi i kreditit (credit rating) u ul (demoted) edhe para pak ditesh nga S&P, 3- shteti ka nje borxh ndaj privateve dhe ne keto kushte zgjedhja e qeverise eshte ose ta paguaje ose te mos e paguaje (default the debt) si Greqia. 4- deficiti eshte jashte mase i larte. Per asnje nga keto ceshtje faji nuk eshte i qeverise se sotme. Qeverise i duhen urgjentisht para te paguaje borxhin (e brendeshem dhe te jashtem) por nga ana tjeter i duhet te balancoje buxhetin dhe te mos lere borxhit te dale edhe me keq jashte kontrollit.

Shume vende kane te njejtin problem me Shqiperine: te gjithe pa perjashtim kane rritur taksat (Greqi, Spanje, Portugali, Itali). Ne vendet ku kjo krize eshte me keq qeverite po ulin shpenzimet duke hedhur njerezit ne rruge pa pune, por kjo gje behet kur nuk ngelet me rruge tjeter (Greqi). Ne tere boten, ne dijenine time vetem vende me shume kapital si US, GB dhe Japonia kane ndjekur politika stimuluese (quantitative easing) megithate taksat jane ngritur edhe ne keto vende (ne US marreveshja per buxhetin kete jave pikerisht rrit taksat). Alternativa e vetme eshte ajo qe beri Qipro: tu marre 10-20% te pasurise nga bankat tere depozituesve cka une shpresoj te mos ndodhe ndonjehere ne Shqiperi.

Ajo qe dua te them eshte se konsumatori dhe populli i thjeshte e mban gjithmone ne kurriz faturen; nuk me duket e drejte por eshte e paevitueshme. Per fat te keq nuk di asnje vend ne bote e asnje shtet ne US (perjashto ato zona qe nuk kane sales tax) ku tatimi i konsumit mos te jete rritur keto vitet e fundit...

Submitted by RP (not verified) on

ngado qe ta kthesh manovren ajo mbi konsumatoret do rendoje direkt dhe indirekt.Le te supozojme se nderrmarjet i morren parate dhe u çlirua ky ngerç.Qe ate çast pronaret do mendojne si te gjejne yçklen ti transferojne parate jashte,se ata i ka trembur kriza financiare.Se ta sqarojme,nuk eshte krize per pasaniket,po per popullsine e gjere,qe jane konsumatori.Shikoni sa kane rene shitjet e apartamenteve ne Tirane e rrethe?Nuk blen me njeri!Kush ka ndonje studim ne dore per kete çeshtje,nxirrni sa ka rene indeksi i konsumit dhe e keni te qarte se ç'drejtim ka marre ekonomia.Mendoj se qeveria e ka ne dore t'i jape keto borxhe me kusht,ashtu siç po i merr keto para me kusht nga FMN e institute te tjera.Tu vendose kusht ketyre nderrmarjeve qe te mos i transferojne pa arsye,ose ti riinvestojne konkretisht,ne te kundert do ua vonoje pagesat,me disa keste.Nga ana tjeter,qe pesha mos te bjere mbi konsumatorin,ngaqe do rriten çmimet,logjike do ishte te hapej edhe me tregu duke ulur tarifat doganore,dmth kjo do sillte rritjen e konkurrences e finalisht do uleshin çmimet,ose tek e fundit do mbeteshin aty ku jane.Mirepo kjo nuk do favorizonte sektorin privat te sapolindur,qe ka nevoje per shtetin proteksionist.Konkretisht do falimentonin.Pra,ngado t'i biesh,je mes dy zjarresh.Qeveria po rrit taksat,me duket do bllokoje rritjen e rrogave per 3 vjet,qe natyrisht do ti shtoje vitin e katert,kur te behen zgjedhjet,por a do durojne njerezit 3 vjet shtet te forte fiskal,kur nga te ardhurat nuk kane shume shpresa?Degjova Boden qe tha se mosrritja e pagave per 3 vjet e rritja e çmimeve do varferoje familjet,nese eshte e vertete kjo, ai ka te drejte.Sepse si student i kohes se Enverit e di ate thenien e Marksit qe nese ne 10 vjet ka rritje ekonomike me 1/3 dhe nuk luajne pagat,atehere punetoret varferohen me 1/3,dmth Bode bie njehere dakord me Marksin dreqi ta haje.

Submitted by Albi (not verified) on

Meqe eshte marre komenti im besoj se duhet ta sqaroj deri ne fund.

Une per vete nuk para besoj shume ne faktin se ka noeliberalizem e per rrjedhoje duhet nje kritike anti-neoliberale per ta kundershtuar ate.

Por ne menyre te vazhduar ne kete faqe na jane publikuar shkrime ne frymen anti-neoliberale duke permendur raste nga me te ndryshmet ku te pasurit jane vene ne pozita favorizuese ndaj te varferve. Nese vertete besohen keto ide anti-neoliberale, atehere ky buxhet duhet te jete revolutues sepse ben pikerisht ate qe kam permendur ne koment - po i heq te varferve per ti dhene te pasurve.

Submitted by Thomai (not verified) on

Zoterinj shteti krijon parane dhe shteti eshte investuesi i pare ne ekonomi jo privati. Privati pa interes nuk investon. Nese popullsia varferohet privati ul qepenat e te le pa pune. Investimet shteterore ngren ekonomine e vendit o ju injorante te mendimit Milton Fridman.

Rroft ekonomia Keynesiane ekonomia per popullin e vertet jo per aristokratet vipa

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.