E.Zaloshnja i përgjigjet tani97-ës

Tani97 ka bërë komentin e mëposhtëm rreth lajmit “Tabela tejet e ngarkuar e Ramës për taksimin progresiv”:
Marrim rastin e nje punetori me dy pune part time prej 50.000L per nje total 100.000 (psh. nje ekspert kontabel qe mban dy kompani). Nqs. nuk konsiderojme llogjiken e meposhtme ai paguan 4.8%*50.000 + 4.8%*50.000=4.800L. Nderkohe qe nje tjeter qytetar me page 100.000L paguan 0.089*100.000=8.900L. Kjo nuk eshte barazi dhe demokraci. Dy qytetare te paguar njelloj taksohen ndryshe. Prandaj duhet marre parasysh totali i te ardhurave per te percaktuar perqindjen (kuoten) e takses progresive qe te perket.”
Në tabelën që kam paraqitur, për thjeshtësi, kam patur parasysh njerëzit që janë të punësuar vetëm në një vend pune dhe nuk kanë të ardhura të tjera. Por kjo tabelë vlen edhe për njerëz që janë dy-tre punësuar ose që kanë burime të ndryshme të ardhurash. P.sh, le të supozojmë se dikush merr një pagë mujore 300 mijë lekë të vjetra në muaj dhe bën një punë të dytë, nga e cila fiton 200 mijë lekë në muaj. Ky person, njësoj si ai që ka vetëm një rrogë 500 mijë lekë në muaj, do të kursejë me taksimin progresiv 260 mijë lekë në vit.
Add new comment