E. Zaloshnja i përgjigjet Albit rreth lajmit për Fullanin

Një lexues i identifikuar si Albi, poshtë lajmit “Fullani: Norma bazë e interesit ulet në 4.75%. Për kë?” ka bërë këtë koment: “Norma baze ku ndikon menjehere, perpara se te ndikoje te normat e bonove? Ndikon te normat e kredise.”
Në kushtet kur pengesë për rritjen e sasisë së kredive është vetëm norma e interesit, kuptohet që ulja e kësaj të fundit shoqërohet me rritjen e kreditimit të sektorit privat. Por oferta e kredive nuk varet vetëm nga norma bazë e interesit (njohur ndryshe si kosto e lekut); ajo varet edhe nga niveli i rrezikut të moskthimit të kredive. Kur kreditë e këqija janë në nivelin alarmant 18%, kuptohet që bankat do të vazhdojnë të jenë të kujdesshme në ofertën e kredive ndaj sektorit privat. Dhe a do të ketë ndonjë përfitues nga ulja e normës bazë të interesit? Po, do të jetë qeveria. Duke u ulur kostoja e lekut, bankat do të jenë të gatshme t’i blejnë bonot e thesarit të shtetit me çmime më të ulta. Pra, kostoja e financimit të defiçitit buxhetor do të ulet…
Add new comment