Buxheti ndryshon përsëri. Shtypi zbulon se amendamentet e PD-së janë premtime të PS-së në fushatë

Postuar në 26 Dhjetor, 2013 05:19

Politika  po lë përshtypjen se nuk po ia del të ‘qepë’ përfundimisht buxhetin e vitit 2014. Kështu sipas gazetës  “Shekulli”, qeveria vetë ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë, një akt normativ përmes të cilit kërkon rishpërndarjen e findeve në disa ministri. Gazetari Lusi Tanushi ka publikuar sot në dokument  sipas të cilit qeveria argumenton aktin normativ.  “Nxjerrja e aktit normativ vjen si pasojë e situatës së pamundur, kohës së kufizuar për të nxjerrë ligjin e nevojshëm nga organi ligjvënës, qoftë edhe nëpërmjet procedurave të përshpejtuara”, shkruan Tanushi.  Më tej sqarohen edhe destinacioni  fondeve:  “Fondet e planifikuara në buxhetin e vitit 2013 për këto shpenzime janë në masën 17.4 miliardë lekë, por, si rezultat i rritjes së numrit të përfituesve më shumë se parashikimi, fondet nuk përballojnë nevojat aktuale. Për këtë arsye, nga kjo ministri është kërkuar një fond emergjent për të përballuar kërkesën për financimin e pagesave, për të paktën një muaj, prej rreth 1.9 miliardë lekësh. Po kështu, sipas qeverisë, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës e ka të pamundur përballimin e pagesës së detyrimeve të krijuara nga muaji shtator 2013 e në vazhdim. Fondet e nevojshme për përballimin e këtyre detyrimeve të përllogaritura nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës janë në masën 3 miliardë lekë”, shkruan “Shekulli”.  Ndërkohë në vazhdim të kësaj problematike sqarohet se edhe amendamentet e Partisë Demokratike, që ishin rreth 30-35, zbulojnë ‘cenin’  politik të të qenit thjesht kopjime të premtimeve të PS-së. Ndoshta është kjo një mënyrë cinike për të vënë qeverinë  përpara pamundësisë për të miratuar ato që ka premtuar para se të vinte në pushtet, çka do të ishte një argument shtesë për një debat që ende nuk po mbyllet.

Më shumë në: http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=37358&kat=87

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.