Alarm për Shqipërinë dhe Kosovën, po vihen nën presion të rritur nga tregtia ilegale e duhanit

Postuar në 26 Qershor, 2015 03:30

Tregu ilegal i duhanit dhe cigares përbën 15% të konsumit total në tregjet e Ballkanit Perëndimor, sipas një studimi të kompanisë Japan Tobacco International (JTI) paraqitur para ministrave të financave të rajonit në samitin e Becicit zhvilluar pak kohë më parë në Mal të Zi. Sipas “Monitor” raporti vlerëson përpjekjet e autoriteteve serbe dhe Kroate, duke i përmendur si një shembull i mirë në luftën për reduktimin e informalitetit. Por, raporti thekson se ka shenja alarmuese në Shqipëri dhe Kosovë, që po vihen nën presion të rritur nga tregtia ilegale. Sipas vlerësimeve të brendshme të JTI, pjesa ilegale e duhanit (i grirë, cigare) në Shqipëri shkon deri 20%. Vlerësimet bazohet në studimet për konsumin dhe të dhënat zyrtare të importit. Importet në vitin 2014 ishin rreth 2.9 miliard fije, ndërsa këtë vit parashikohen 2.8 miliardë fije. Konsumi total mesatar në Shqipëri vlerësohet rreth 3.5 miliard fije bazuar në importetet mesatare të disa viteve rresht, përqindjes së konsumatoreve duhanpirës dhe numrit të cigareve në ditë. “Monitor” thotë se drejtues të financave e kanë pohuar se ka një zhvendosje të konsumit drejt duhanit të dredhur, informaliteti i të cilës është i lartë, çka ka bërë që dhe të ardhurat nga akciza të mos jenë sipas pritshmërive, pavarësisht rritjes graduale së kësaj takse vitet e fundit, nga 70 lekë për paketë dy vite më parë, në 110 lekë për paketë aktualisht. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.