Partitë, lëvizjet, grupimet dhe realiteti i ri politik

Postuar në 01 Mars, 2012 03:28
Albi Xhunga

“Tek individët çmenduria është diçka e rrallë, por te grupimet, partitë dhe popujt, ajo përbën rregull”. Friedrich Nietzsche

Ndryshime të rëndësishme po vihen re në skakierën politike shqiptare, të cilat ka shumë gjasa ta ndryshojnë statuskuonë aktuale. Shndërrimi i paralajmëruar i Aleancës Kuq e Zi në parti politike dhe krijimi i mundshëm i një force politike nga Bamir Topi, do të sillnin një realitet të ri politik që tani është thuajse e pamundur të parashikohet. Por një gjë mund të thuhet me siguri; këto lëvizje do të bënin që mbretërimit të Berishës t’i vinte fundi.

Lajmet këto ditë kanë pasur në qendër të vëmendjes kryetarin de facto të Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiun, si përfaqësuesi më i rëndësishme i lëvizjeve të reja. I ftuar në emisionin Top Story të Sokol Ballës, Kreshnik Spahiu tha ndër të tjera se Aleanca po antarësonte në qytetin e Durrësit çdo ditë rreth 1400 persona. Shifra mund të jetë pak e fryrë, por s’mund të mohohet fakti se shumë njerëz e shohin partinë e tij dhe kartën e nacionalizmit (të përzierë edhe me një dozë jo të vogël anti-Berishë) si një strategji që do të ketë sukses.

Ngaqë rrëzimi i Berishës po duket gjithmonë edhe më i afërt, edhe në partitë e tjera ka prurje të reja. Para dy ditësh në lajme pamë që Rama mori pjesë në ceremoninë e pajisjes së 400 anëtarëve të rinj me tesera të Partisë Socialiste në qytetin e Fierit. Ceremoni të ngjashme ka pasur edhe në qytete të tjera. Për t’u përmendur është takimi i Ramës në qytetin e Lushnjës. Përveçse shihet trafiku i militantëve nga një parti te tjetra (nga LSI te PS), aty Rama dha edhe një mesazh interesant. Sipas tij Partia Socialiste do të jetë hapësira e çdo shqiptari që antarësohet në të dhe secili do të gjejë veten e tij. Pra sipas Ramës hapësirën mund ta kesh përmes Partisë Socialiste (domethënëse kjo).

Këto lajme do të bëjnë që Berisha të përgjigjet (siç ka bërë gjithmonë) dhe jam i bindur se së shpejti do kemi në lajmet e mbrëmjes antarësime të reja në Partinë Demokratike. Dikush mund të thotë se është vështirë që njerëzit të kenë dëshirë të hipin në një anije që po mbytet, por nuk duhet harruar fakti që Berisha ka ende pushtet, mundësi punësimi dhe para; mjete këto që dalin e teprojnë për të bindur, apo joshur një numër x personash për të përqafuar Partinë Demokratike.

Natyrisht që edhe partitë e vogla s’do të rrinë duarkryq. Të gjithë do përpiqen që jo vetëm të mbijetojnë në realitetin e ri, por edhe (pse jo?) të forcohen ca me gjak të ri.

Përse shqiptarët po rendin të antarësohen nëpër partitë politike?

Që të merremi me historinë e partive politike në vend, si u formuan e si u shndërruan, (dashur, apo padashur)  si devijuan nga linja e tyre, i bie që shkrimi zgjatet shumë. Por të gjithë ne e dimë se në Shqipëri kemi emra partish të djathta e të majta, por jo realisht parti të djathta e të majta. Kemi parti që mbrojnë interesa të caktuara dhe marrin vota për këtë qëllim, por shpesh iu shmangen detyrimeve morale e parimore. Shembuj ka plot. Partia e Xhuvelit (ajo e nisi këtë fenomen) mori vota majtas, nga votues thellësisht të majtë dhe pa u skuqur e pa u zverdhur shkoi e bëri aleancë me Berishën. Kemi partinë e Mediut, që mbron interesat e ish-pronarëve (për hir të së vërtetës janë klasa më e tallur në vend), por që këto interesa nuk i mbron dot, sepse nuk e lejon PD-ja. Megjithatë Partia e Mediut vazhdon e rri në koalicion, sepse kjo është baraz me pushtet. Natyrisht që ka edhe shumë shembuj të tjerë, që për shkak të formatit nuk mund t’i përmendim. Apropos, njerëzit nuk e kanë fare gabim  kur thonë «partia e Metës, partia e Berishës, partia e Ramës, etj » , pasi partitë realisht mund të quhen pa e tepruar pronë e kryetarëve. Pra partitë na përfaqësojnë kur jemi pjesë e tyre, por jo sepse kjo është linja e tyre, drejtimi, kahu.

Ajo që mund të shihet qartë është se shumica, në mos të gjitha forcat politike, synojnë me forma e pseudo-ideale të ndryshme të marrin, ose të jenë pjesë e pushtetit, por jo të përfaqësojnë realisht atë çka duhet të përfaqësojnë.

Shëmbulli më i mirë është LSI, që njerëzit kanë filluar ta quajnë “partia e interesit”, e cila lindi si një pakënaqësi nga ish-kryeministri Fatos Nano, mori elektorat të majtë dhe e trafikoi atë djathtas. LSI është ajo forcë që qartë, shumë qartë, tregon se synon të jetë pjesë e “tavës” dhe pak rëndësi ka se në cilin krah hidhet për ta arritur.

I gjithë ky realitet i trishtë i politikës shqiptare bën që njerëzit të rendin për t’u bërë pjesë e partive jo për arësye parimore, por «për të qenë pjesë e asaj force që është, ose do jetë në pushtet, pasi kjo do të thotë punësim, mbijetesë, mundësi karriere, taraf, mundësi pasurimi, etj, etj».

Comments

Submitted by Anonimi prej Fs... (not verified) on

Se kuptoj dot interesin e ketij shkrimit. Nuk thot ASGJE te RE, qe partit shqiptare sjan as te majta e te djathta kjo dihet, qe jan te udhehequra nta interesi kjo dihet , qe berisha dhe lsi kan akoma shume pushtet dhe kan per ta zlshfrytzuar ate kjo dihet , Qe njerezir futen neper parti per te gjetur pune kjo dihet. Artikullshkruesi te jete cik me origjinal here te tjerra ,se un bie fjala qe jam lexues i rregullt gazetash ,tashme do me kujtohet emri i ketij dhe tjeter here kur ta shoh nje arrikull me titull me dy fjali dhe emrin e ketij poshte as kam per ta hapur fare si faqe.

Submitted by M (not verified) on

Po gjera qe dien do shkruajme se nuk mund te shpikim te paqena. Pse diskutojme  mbi to nuk bejme keq, pastaj nese ben sikur nuk i kupton gjerat te marrin vertet per budalla, prandaj me mire eshte t'i denoncosh.

Ciao

Submitted by Agim Shkodra (not verified) on

“Tek individët çmenduria është diçka e rrallë, por te grupimet, partitë dhe popujt, ajo përbën rregull”. Friedrich Nietzsche

Kush me mire se nje qe vdiq si i çmendur mund ta thoshte nje gje te tille.

Dhe per te qendruar tek i njejti autor le te shtojme :

" Quaj te degjeneruar nje kafshe,nje specie,nje individ,qe ka humbur instiktet e veta,kur zgjedh,kur parapelqen,ate qe e demton."

Paradoksi eshte ne ate qe ne bejme dhe ja veme fajin te tjereve:Mos thuaj se çfare bejne te tjeret ,por fillo vete e pari.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.