Erzen Breçani, ish-­komandanti i repartit të forcave speciale flet për Lazaratin: Ja ku çaloi operacioni

Postuar në 27 Qershor, 2015 04:04

Policia e Shtetit u gjet e papërgatitur nga shkëmbimi i zjarrit. Në Lazarat, efektivët e RENEA-­s u futën pa pasur një plan të mirëmenduar”. Kështu e shikon ish­komandanti i repartit të forcave speciale, incidentin që u shkaktua pak ditë më parë në Lazarat, gjatë të cilit humbi jetën një efektiv dhe u plagosën dy të tjerë. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Erzen Breçani tregon se cilat ishin gabimet që e çuan policinë në një “grackë” të grupit të zjarrit, të ngjashme me atë të vitit 1998, ku gjatë një operacioni policor u plagosën 7 efektivë policie. “Pas një operacioni të suksesshëm siç ishte ai i policisë vjet në Lazarat, ky ishte një tjetër operacion që u mendua se policia duhej të futej dhe të bënte arrestimin e personave kontingjentë dhe në kërkim dhe që doli një operacion i dështuar, ku humbi edhe jetën efektivi Basha. Për mendimin tim, ky operacion nuk ishte i mirëpërgatitur dhe i mirëmenduar, pasi pati mungesa të informacionit nga policia lokale. Pra, duhej të dihej nëse ky operacion do të ishte stacionar apo lëvizës, që do të thotë, nëse do ishte stacionar, policia duhej të kishte informacionin nëse ky operacion do të kryhej në një banesë, apo në një lokal dhe në operacionet stacionare është shumë e lehtë për të kapur personat; dhe duhej të dinin gjithashtu nëse ishte një ndërhyrje emergjente apo e planifikuar, që do të thotë se në këtë rast nuk kemi pasur një ndërhyrje emergjente, duke u nisur nga informacioni që kam deri tani. Nuk kemi një koordinim të forcave të RENEA-­s me policinë lokale. Kjo, pasi nuk u kanë dhënë informacionin e duhur specialëve se personat kanë një rrezikshmëri të lartë, nuk u kanë dhënë informacionet se personat ndodhen në këtë godinë apo janë në lëvizje. Në këtë rast është mungesa e informacionit që ka pasur RENEA, dhe ky repart nuk është një repart që kryen krehje të zonës, që përdoret për patrullime, dhe duhet të përdoret vetëm në rastet kur Policia e Shtetit nuk ka kapacitete dhe mundësitë për të arrestuar një person me rrezikshmëri të lartë. U desh në mënyrë të padiskutueshme që të bëhej një plan operacional, një plan masash që të përcaktoheshin, numri i saktë i efektivëve që do ndërhynin, numri i mjeteve, vendi ku do ndërhyhej, koha e ndërhyrjes, dhe aty duhej të ishin të gatshme edhe grupi i negocimit dhe ai i antieksplozivëve. Në shumë operacione që kemi qenë në Lazarat, kemi pasur një grup të RENEA­s që rrinte te helikopteri dhe duhej parë edhe në këtë rast nëse ka pasur një grup në gatishmëri te njësia e helikopterëve. Në këtë rast asnjë masë e tillë nuk është kryer që të shmangej një tragjedi e tillë. Ai repart e ka larë me gjak atë emër dhe nuk ishte e nevojshme që të kishim prapë një tragjedi të tillë në atë repart” ka shpjeguar Erzen Breçani për “Gazeta Shqiptare”.

Comments

Submitted by tekniku (not verified) on

Ironike te degjosh ushtaret e PD te japin leksione standarti!
Keto jane fjale te renda, dhe familjen e viktimes e ngarkojne me urrejtje te teperta. Normal qe standarti ne kete vend eshte fenomen i rralle, ne cdo fushe, por edhe sikur te respektohen standartet nuk shmanget dot demi qe shkakton nje kurth i pergatitur e qe nuk trembet nga pasojat (se kush i ka bere "trima" e mosperfilles me ligjin te gjithe e dime). Menyra me e mire per te zvogeluar keto raste eshte frika - ndershkimi qe e pret ate qe merr iniciativen. Kjo eshte edhe arsyeja qe aktet vetvrasese nuk parandalohen dot...

Submitted by marta-nesh (not verified) on

Eksperti Brecani ? po ky eshte handikapat more.., nuk gjetet ndonje tjeter

Submitted by Mendjembyllurit... (not verified) on

Tekniku dhe MartaNesh mund t'i nisin keto lloj komentesh tek DITA ose tek TEMA,

sepse atje kane me shume shoqeri, si kooperativat e tipit te larte (me rendiment me te ulet!).

Mendoj se ResPublika eshte barabitje logjikash, idesh sa me te ftohta, pavarsisht prej Partive qe zor se dallohen nga njera tjetra.

Ata qe i binden njeres apo tjetres Parti, le te mblidhen ne asamblete respektive!

Submitted by tekniku (not verified) on

Që këtu po bëhet një ambient i mbyllur që kutërbon (meritë e pak, apo një komentuesi me emërtime të ndryshme) kjo sdo mend, por po shkruaj për të shprehur habinë për arrogancën qesharake që përdor ti për shikimin nga aq lart (për poshtë) për logjikën (hapësirën e mendjes) time të ngushtë. Nëse dëshira jote është që kjo hapësirë të jetë një cep ku ti masturbohesh (intelektualisht) i rrethuar vetëm nga fjalë që sta ulin epshin, do tja arrish!

Submitted by miri (not verified) on

mos e banalizoni problemin. brecani duhet te japi llogari pse nuk nderhyri 8 vjet ne lazarat.....kjo eshte pyetja e ketij pd isti.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.