Shënim: Uniteti i të majtës, si shqetësim serioz mediatik

Ka dy ditë që qarkullon ideja se zgjedhjet provokuan një krisje në besimin mes PS-së dhe LSI-së dhe kjo nisur nga të dhënat zgjedhore se LSI-ja nuk mori atë që priste në zonat ku kishte kandidatë të vetët. Më tej, deklarata e sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së dhe mesazhi i i Ilir Metës që vlerësonte vetëm Halim Kosovën, e përforcuan këtë ide, e lindur vetvetishëm nga qëndrimet politike dhe aludimet reciproke. Edhe deputeti socialist Pandeli Majko, i kontaktuar nga “ABCNEWS” deklaroi se “kjo çështje kërkon analizë të thellë”. Se ne duhet të shohim detajet, që “mund të jenë fara e problemeve serioze nesër”. Pra një problem ka dhe ai nuk mund të mohohet. Dhe se ky problem ka ardhur nga votuesit e PS-së sërish kjo nuk mohohet dot. Këtë shesh publiku dhe këtë konstatojnë të gjithë. Analizat e thella që do bëjë PS-ja në këtë drejtim nuk ka sesi të jenë çështje e njerëzve, por e saj. Dhe e LSI-së, e cila në deklaratën e vet të parë nënvizoi qartë se “ne kemi qenë luajalë në koalicion”. Kush atëherë nuk ka qenë luajal? Dhe pse kur vihet re dhe kuptohet kjo çështje, një lukuni analistësh që e kanë xhan partinë, por që edhe ajo i ka shumë xhan, dalin e shkruajnë për pagesa, intriga, maskarallëqe dhe miopi? D.m.th jashtë kësaj skeme është e pamundur të mendosh vetvetishëm se ka ndodhur edhe kjo: që PS po godet LSI. Mos vallë kompleksi i unitetit përkufizon edhe kufijtë e objektivitetit? Edhe mundet, përderisa ekziston në këtë vend, një nocion shumë i gjerë, i shtënë në punë nga kryeministri aktual, i quajtur Populli Opozitar. Një nocion i tillë, i konvertuar në Popull Qeverisës aktual, ose në pushtet të popullit, është i vetëmjaftueshëm sa të rregullohet me ligjësi të vetat, me një realitet të brendshëm që ndonjëherë vështirë se mund të kuptohet “jashtë”. Por kësaj propagande që po bëhet për të bindur se nuk ka një intrigë të PS-së, pasi analizë aty nuk ka, është se asaj i mungon objektivi. Kë po përpiqen të sqarojnë dhe të bindin: Ilir Metën? Qytetarët? Është e panevojshme pasi të gjithë duhet të biem dakord që Ilir Meta me siguri ka aq informacion sa të mos ketë nevojë për analistët; qytetarët e dhanë votën e tyre qartë dhe pa ekuivok. Apo ndoshta po bindin veten sesa korrekt janë dhe se luajaliteti i PS-së nuk mund të vihet në pikëpyetje. Edhe në qoftë kështu, shkarravisin kot. A nuk janë të gjithë të bindur se “do të ketë analiza të thella” për këtë punë? Kujt i duhen pra klithmat për konfirmimin e unitetit? Uniteti, se luajaliteti tek e majta vetëpërkufizohet shpesh si kontradiksion. s.z
Comments
Po pse nuk e ndan tekstin me
Po pse nuk e ndan tekstin me paragrafe?

Nuk eshte thjesht ceshtje estetike por ka lidhje me strukturen e shkrimit, e cila vjen nga struktura e te menduarit. Kur shkruan keshtu "dyst", pa derprerje, do me thene se edhe mendimi eshte ashtu "dyst". Se kane pas thene qe "gjuha eshte veshja materiale e mendimit".

Edhe po e pati thene Marksi apo Engelsi kete, nuk do me thene se ja ja fut kot, apo jo?

Absolutisht po. Por te lutem
Absolutisht po. Por te lutem me gjej nje marksist ne Shqiperi, po jo si ty, qe percjell citate.
Po pyete pak Ilir Meten eshte

Po pyete pak Ilir Meten eshte LSI se si shpjegohet qe Erion Veliaj ka marre 53 % te votave kurse ASHE ka marre 66%. Nga diferenca 13% ne rastin me te mire Kosova i bie te kete marre 6-7 %. Mos valle ka bere LSI ndonje pazar te vogel duke kembyer votat e kandidatit me ato per partine ne ndonje zone te Tiranes.

Koha per nje koalicion te

Koha per nje koalicion te dyte PD-LSI. Hajde cuna, lejani thate Edvin Pallosh Rames.

Add new comment