"Një poshtërim për popullin shqiptar”

Postuar në 20 Qershor, 2015 16:31

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka ripërsëritur mesazhin e tij direkt për kandidatë me rekorde kriminale. Të vihet re me kujdes teksti dhe fjalët e mesazhit të tij të sotëm, pra vetëm pak orë nga dita e zgjedhjeve: “Vendosmeria e dukshme e partive per te kandiduar njerez te dyshuar per krime perben nje poshterim te popullit shqiptar. Nese do te zgjidhen, ata do te pretendojne se ju mbeshtesin, nderkohe qe vjedhin parate tuaja per te financuar Mercedezet e zinj luksoze, vilat anes detit apo rezidencat e tyre skandaloze“, shkruan Lu(https://www.facebook.com/Dpttv/photos/a.403587493141052.1073...). Pra vërejtja e ambasadës së SHBA-së shkon për “njerëz të dyshuar për krime...” dhe jo të dënuar. Ka rëndësi të madhe ky nënvizim, pasi kryeministri “alla frënga” i shqiptarëve foli “alla shqiptarçe” në daljen e fundit në “Opinion”. “Asnjë nga kandidatët nuk është i dënuar...”, tha Edi Rama. E megjithatë për partnerët e Shqipërisë, për ata që e njohin pak më mirë demokracinë, edhe kandidimi i i të dyshuarave është poshtërim për popullin shqiptar. Një akuzë, nëse ka vlerë të flitet më për të tilla, që shkon fillimisht te Kryeministri.
s.z

Comments

Submitted by gorezi.d (not verified) on

Poshterim eshte fakti ,qe nje zyrtar i emeruar ,guxon te karakterizoje njerez te zgjedhur nga populli i nje vendi qe e ka mirpritur.Ambasadori i Shqiperise nuk do ta bente pa pasoja kete as ne Korene e Veriut.Ky ish Kinezi duhet ta dije mire qe mesime Demokracie nuk mund te na beje.

Ne cdo vend te botes ,do ta vinin ne vend kete te pacipe.Tung eshe ju qe jeni bere tellallet e ketyre ambasadoidjoteve.

Submitted by marta-nesh (not verified) on

O zaim , une dyshoj qe ti je trap. Sipas logjikes tende alla turka paskam te drejte??? E pranon kete ti pa me ke kerkuar ta provoj ?? pa e quajtur shpifje??? Nese po sipas logjikes tende atehere qenka e vertete.

Submitted by szaimi (not verified) on

Kjo s'eshte akuze, por edhe sikur te ishte nuk implikon ndonje faj, apo pergjegjesi.

Submitted by marta-nesh (not verified) on

Qekur 'dyshimi' paska marre vleren e 'proves' ne ambasade dhe te Respublica ??

C'do behet pasketaj me te famshmen 'prezumim i pafajesise' ??

Ky eshte poshterim edhe per logjiken me elementare , por as kaq s'paskeni. Duhet te shkoni ne shkolle ose te qetesoheni nga pasionet antikryeministrore.

Submitted by Ambasada e Bukur... (not verified) on

Marta-neshi, me kujton Luan Ramen, ai qe u be "burri" ne mbrojtje te "delikates" dibrane, ai qe hyri ne PPSH, ne fund te vjetit kalendarik kamunist 1990, atehere kur komunistet u lejuan te mos shfaqeshin me te tille, madje ishte turp te kishe qene... i tille...
As Luani vete, pra, nuk doe bente kete deklarim anti-amerikan, o Marta-nesh...
Sidomos vendet e vogla, e kane nevojen e nje...ambasade,or rrapatush i mjere kuqalash, dhe kjo eshte drama jote: ti do doje te merrnim keshilla ne ndonje ambasade tjeter...
Edhe sikur te 61 Bashkite t'i fitoni, prape, tek Ambasada e USA-s do te perkuleni, c'te beni tjeter...
Se Edvini i Kavajes, nuk ia kthen dot ndihmen te Parit Tuaj, martanesh...
Edhe sikur tere monimentet dhe sikur tere Dy Gishtat, t'i prisni, keni humbur ne vitin 1992, Pergjithnje...
Pergjithnje, ambasaden e bukur do ta kemi aty...!

Submitted by marta-nesh (not verified) on

Ti kaq di , kaq thua , po nejse ..

Ne vendin e ketij ambasadorit po te thuash kete qe ka thene ky te nxjerrin jashte per bythe nga cdo sherbim publik. Ne vendin e tij nuk te preket qimja e flokut derisa nje gjykate te kete marre nje vendim ndeshkimi. ( te gjithe dyshonin se O.J.Simpson e kishte kryer vrasjen por ai ishte i lire e i barabarte me gjithe te tjeret sepse nuk ishte i denuar nga nje gjykate.)

Keto gjera dihen,ti mbase jo si mitingash qe je , po ambasadori e zaimi i dijne fare mire. Por keta mesa duket e konsiderojne Shqiperine nje vend demokratik te kategorise se dyte ku parimet e demokracise vlejne me pak se porosite e nje nepunesi. Ashtu si me 21 janar kur demokracia vlente me pak se stabiliteti dhe krimineli u quajt "burre shteti".

Po keta gjera nuk jane per ata qe e shesin shpirtin kaq lire apo e kane koken te mykur.

Submitted by doktori (not verified) on

Vetem palacot qe nderhyjne ne pune e brendshe te be shteti te pavarur sic eshte Shqiperia nuk mund t'i quajme partnere. Korrupsioni dhe kriminelet eshte fara qe ka mbjellur dhe mbjell kudo ambasada e SHBA-SE. Psh ne Kosove ku kumbare te krimineleve ne pushtet kemi kete ambasade. Qeveria jone duhet t'i tregoj ketij kllouni se nuk duhet te nderhyj ne pune e shtetit tone, ne nuk jemi koloni sikur Kosovaret, iraku apo Afghanistan

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.