Zgjedhjet vendore, votojnë mbi 3 milionë shqiptarë, monitorohen nga 3 mijë vëzhgues

Postuar në 20 Qershor, 2015 12:12

Kutive të votimit, për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive, do t’i drejtohen 3 milionë e 370 mijë e 206 zgjedhës. Këto janë të parat zgjedhje pas miratimit të reformës territoriale, e cila reduktoi në 61 bashki numrin e njësive vendore. Në rang vendi janë ngritur 5299 qendra votimi. Tirana si bashkia me numrin më të madh të zgjedhësve ka 864 qendra votimi, ndërsa bashkia me numrin më të vogël të qendrave të votimit është Bashkia e Poliçanit, me 26 të tilla. Në 61 bashkitë e reja garojnë 158 kandidatë, prej të cilëve 36 janë të pavarur. Në garë janë 63 parti politike. Shumica prej tyre të grupuara në dy koalicionet më të mëdha: Aleanca për Shqipërinë Europiane, kryesuar nga Partia Socialiste, e cila ka në përbërje 37 forca politike dhe Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, drejtuar nga Partia Demokratike, me 15 subjekte zgjedhore. Në këto zgjedhje shqiptarët do të kenë dy fletë votimi, ku në njërën votohet për kryetar Bashkie dhe në tjetrën për këshillin e bashkisë. Numri i komisonerëve që do të mbikëqyrin zgjedhjet e së dielës është rreth 41 mijë. Këto zgjedheje do të monitorohen nga rreth 3 mijë vëzhgues, ku numrin më të lartë e ka ODIHR – i me 274 vëzhgues.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Mbi 3 milion shqiptare votojne??? Votoka edhe Kosova keshtu apo si?</p>

Submitted by szaimi (not verified) on

Ne listat e zgjedhesve figurojne 3 370 206 zgjedhes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.