Qëlluan Fizët apo trillon Monika? Ende asnjë version nga policia e Lezhës për ngjarjen(Video)

Lajmi se makina e deputetes së LSI-së Monika Kryemadhi u qëllua me armë në fshatin Rrilë të Lezhës ka ngritur edhe pikëpyetje nëse ngjarja është e vërtetë apo një inskenim në prag të ditës së zgjedhjeve. Personi i akuzuar nga deputetja e LSI-së është Tonin Fizi, i cili thotë se në kohën e incidentit ka qenë në kazino dhe ka menduar se ngjarja ishte një shaka kur ia treguan shokët. Ai rrëfen atë çfarë ka thënë në polici lidhur me këtë ngjarje. Nga Komisariati në Lezhë nuk ka ende një version lidhur me pretendimet e Kryemadhit. Nga ana tjetër deputeti i PD-së Aldo Bumçi ka reaguar në lidhje me deklaratat e koleges së tij Monika Kryemadhi, pas incidentit të mbrëmshëm në Lezhë. Në një intervistë telefonike me “Panorama Online”, ai thekson se akuzat e Kryemadhit se nga makina e tij kanë qëlluar me armë, janë të pabaza, pasi ai me stafin kanë qenë duke ndjekur intervistën e kandidatit të PDsë Fran Frrokaj, në një media lokale në Lezhë. Deputeti demokrat i ka quajtur intriga dhe shpifje të ulëta deklaratat e Kryemadhit dhe ka akuzuar LSI-në se ka inskenuar ngjarjen e djeshme për t’i hapur rrugë blerjes së votave në fshatrat e Lezhës. Sipas tij, mbrëmë, makinat e PDsë kanë ndjekur ato të LSI-së të cilat kanë nisur që pardje ndarjen e lekëve nëpër shtëpitë e lezhjanëve, në këmbim të votës.
l.m
Comments
Qelloi monika. merimange e
<p>Qelloi monika. merimange e zeze.</p>
Add new comment