Basha flet për deklaratën e amerikanëve dhe shton se opozita ka denoncuar skenarin mafioz për zgjedhjet të dyshes Rama-Meta

Postuar në 19 Qershor, 2015 06:35

Dy ditë para zgjedhjeve, në një deklaratë për shtypin, Basha ka deklaruar se raporti i prezantuar vë në dukje problemet aktuale të periudhës elektorale në vend, të denoncuara sipas tij disa herë nga opozita. “Përshëndes deklaratën e KSHH në Kongresin amerikan për Shqipërinë, ku thuhet se qytetarëve shqiptarë u duhet bërë e mundur se po marrin pjesë në një proces të pastër, pa kërcënime e manipulime. Fatkeqësisht këto probleme janë aktuale në Shqipëri, citoj këtu deklaratën, dhe do të raportohen”, ka deklaruar Basha.  Sipas tij, kjo deklaratë ngre shqetësimet që PD ka bërë prezent gjatë gjithë fushatës, përfshirë atë të përdorimit “me urdhër të kryeministrit” të administratës publike. “Përdorimi i administratës është provuar në dhjetëra raste, me urdhrat që kanë marrë për të paraqitur listat e votuesve, të cilët ndryshe rrezikojnë vendin e punës. Faktohet me praninë masive në takimet elektorale dhe me mungesën në postet në institucione. Kjo provohet edhe në dhjetëra takime për shpërndarjen e çertifikatave të shpronësisë”, ka thënë Basha.  E vërtetuar është, sipas tij, edhe përfshirja e policisë përkrah kandidatëve të partive në pushtet, drejtuesit e të cilës neglizhojnë aktet e dhunës të ushtruara ndaj kandidatëve të opozitës dhe stafeve të saj. Kryetari i PD ka hedhur akuza edhe ndaj kandidatit të majtë për Tiranën, Erion Veliaj, i cili sipas tij nuk justifikon dot miliona eurot që po shpenzon në fushatën e tij dhe i shmanget transparencës. Basha tha gjithashtu se teksa Rama dhe Meta mbanin konferencën e tyre, në të njëjtin çast bandat në Vorë kërcënuan shtabin demokrat, duke u thënë të largoheshin nga shtabi i tyre, ndryshe do të hapnin zjarr. “Policia vijon të keqpërdoret masivisht, sepse Rama ka vendosur në këto zgjedhje persona me preçedentë penalë”, tha Basha. Pyetjes se cili apo cilët janë kandidatët e opozitës që sipas kreut të PD kryeministri i ka kërcënuar me mesazhe nëpër celularë, Basha i është përgjigjur duke thënë: "Ju i keni të arkivuara këto kërcënime. Ndërkombëtarët i kanë të dokumentuara, ndaj Rama dhe Meta nuk do të kenë mundësi të zbatojnë planet e tyre". Ndërsa në fund, Basha i ka drejtuar këtë apel votuesve shqiptarë:  “Më 21 qershor do të rrëzojmë murin e tranzicionit, oligarkisë, ujqërve që ndërruan qimen por jo zakonin dhe do të mbrojmë pushtetin vendor. Ndaj ju ftoj të votoni për kandidatët e PD, që do të bëhen ura juaj mbrojtëse”.

Comments

Submitted by Ermal94 (not verified) on

<p>HIC.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.