Intervista/Kryeministri: “Mediat nuk i kam në llogari. Gjyqësori, turpi ynë. Video e Sejdinit, jashtë kontekstit. PD në drejtim të paditur”. Fevziu: “Qenke lodhur shumë në 2 vjet”

Postuar në 17 Qershor, 2015 17:23

Intervista e sotme e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, në emisionin “Opinion” ka sjellë një dëshmi të problemit serioz të komunikimit mes tij dhe një pjese të publikut. Duket se çdo kritikë apo akuzë që ngrihet në media apo nga opozita, nuk qëndron. Dhe kjo për arsyen e thjeshtë se ato bëhen ndaj Aleancës për Shqipërinë Europiane apo se vijnë nga SHQUP-i. Të inkriminuar në fushatë? “Nuk ka asnjë të dënuar, asnjë. Këto janë gjueti shtrigash”. Rasti Sejdini? “Dua të shoh videon të plotë që të flas. Është nxjerrë nga konteksti”. Po çfarë pret kryeministri që të shohë videon, apo është në besën e florinjtë të fjalës së Qazim Sejdinit? Media? “As i kam në llogari mediat për kritikën që bëjnë. Jam vetë një media e vetëmjaftueshme. Nuk e lë veten në dorën tuaj. Nuk mund të thotë askush që qeveria bën presion”. Nga ana tjetër, kjo shpërfillje shpërfillet kur kritikat për gazetarët i ka pa hesap. Deklaratat pa takt për gratë? Ashtu siç ato mund të kuptohen nga shumëkush? “Këto janë turpe. Këto që them për gratë i ka thënë Çajupi, sepse unë mendoj se gratë janë një forcë e madhe transformuese”. Mallkimet e Konispolit? Ato kryeministri i ka përsëritur sërish në studio, sepse ka deklaruar se në Konispol po kërkohet të bëhet një politikë që do t’i kushtojë Shqipërisë. Dhe për çudi kjo politikë nxjerr krye kur në Sarandë duket Edi Rama me Shpëtim Idrizin. E teksa flet për një opozitë që po ikën në drejtim të paditur, kryeministri vijon çuditërisht me akuzat, të cilat janë të vetmet që flasin për një qëllim politik. Por edhe për pasiguri. Një rrufe lëshoi kryeministri edhe për gjyqësorin, që e quajti turpin e Shqipërisë, e që i cili do të përfshihet nga një reformë që do ta tundë nga themelet. Me sa duket Shqipërisë i ka mbetur vetëm PS-LSI dhe PDIU si njësi që e kanë për zemër dhe që dinë ta çojnë vendin përpara. Nga ana e vet, gazetari Fevziu i ka shprehur në fund të emisionit një konsideratë personale Edi Ramës: “Në dy vjet e gjysmë jeni lodhur shumë z. Rama”.
s.z

Comments

Submitted by Rama, me i lodh... (not verified) on

Sinqerisht, Ble e mposhti Kryeministrin !
Mbase ngaqe, nje nate me pare, Ed Rames iu desh te perballonte Eni Vasilin!
Duket se Rama ka probleme me shtypin dhe Median.
Kam frike se pasdy vjetesh, Ra.Ma do kete rene perdhe prej medias, jo prej opozites!
Duket se Kurbani ka qene arkivoli i Edi Rames Rebel.
Pas kurbanit Rama humbi gjithcka prej njeriu te lire. Edhe liria e Fjales i duket teper.
Ose...ka qene kriptoRebel dhe love me Meten e shfaqi sic eshte realisht: nudo.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Po ty perse te shkoi mendja tek preshi, apo se duke lexuar komentin po kruheshe me presh?

Submitted by Tr (not verified) on

Si shume te pelqekan preshet o qytetar...mbase nuk po te dalin nga ato qe po te jep Rama...mer dhe ndonje kastravec!

Submitted by h.v (not verified) on

Ky e rehabilitoi perseri Berishen. E pabesueshme. Kete nuk e kisha pritur kurre. Shenim shume i mire i Respublica -s.

Submitted by qytetar (not verified) on

Emisioni banal,me pyetje banale,nga nje gazetar banal qe nuk beri nje pyetje serioze. Dhe si gjithmone kur nuk ben pyetje serioze si ekonomia,shendetesia,punesimi,infrastruktura etj dhe merresh me batuta dhe idiotesira makinash me flamuj normal qe do ngelesh si i dhjere,sidomos me Ramen qe batuten e ka fushe te tij.

Submitted by nor (not verified) on

Pyetjet serioze i behen nje kryeministri serioz , jo nje profani te cartur

Submitted by qytetar (not verified) on

Profan i cartur?  Merkel vjen ne Tirane ne korrik or bir, kaq mjafton.

Submitted by h.vrioni (not verified) on

Jo Merkeli t'i vije ketij avdalli por edhe Curcilli te ngrihet nga varri - nuk ka cfare ti beje. Nuk ka stabilitet mendor. Cdo reagim i tij eshte reagim prej idioti te rrezikshem.

Submitted by Albi_I (not verified) on

Merkeli vjen per te takuar Kryeministrin e Shqiperise, jo Edi Ramen o tunxh bir. Jeni bere me keq se salistet qe cdo takim te Sales me te huaj e shisnit si sukses personal te tijin.

Submitted by Gjon- (not verified) on

Koment banal prej militanti banal per nje emision banal ku i ftuar ishte nje kryeminister banal qe tha vetem banalitete.

Submitted by boni (not verified) on

Fejzo bente pyetje halabaku. Kryeministri u tregua gjenial dhe e vuri perpara Fevzon. Shiheni ne video selfie te kryeministrit se si budallallepset Fevzo.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.