Të paktën të zbatohet standardi “Kokëdhima” për të vërtetën e diplomave

Postuar në 17 Qershor, 2015 18:28

Dje kryetari i PD-së, Lulzim Basha akuzoi kandidatin e mazhorancës në Tiranë, Erion Veliaj se ka diplomë false. Kjo është akuzë e vjetër, por disa media nxituan që të paraqesin si fakt përgënjeshtrues disa shkrime, tip rekomandimesh, vlerësimesh që një faqe universiteti në SHBA ka publikuar për Veliajn. Për të qenë të sinqertë, me aq sa ka arritur Veliaj, provon se ka kapacitetet për të mbaruar universitetin. Kjo as që duhet diskutuar. Se edhe sikur të pranojmë se thjesht i ka rënë qylit në politikë, sërish kjo do zgjuarësi. Madje shumë. Mirëpo çështja nuk shtrohet këtu, por te një raport me akuzën që bëhet dhe me nevojën që keqkuptimet dhe dilemat të shmangen. Nuk do shumë për t’u menduar se çfarë duhet bërë. Socialistët e kanë vendosur vetë këtë standard, qëkurse Kastriot Islami deklaroi publikisht se i kishte vënë notën 4, ish-studentit të tij, Koço Kokëdhima. Ky i fundit jo vetëm e përgënjeshtroi, por shumë korrekt me të vërtetën dhe publikun, publikoi listën e notave dhe diplomën(http://www.albeu.com/kuriozitete/koco-mburret-me-dhjetat-kat...). Dhe qysh atëherë askush nuk ka çfarë të thotë. Një rast pararendës ky i filozofisë më të fundit “me qetësi dhe dashuri”. Për disa gjëra Kokëdhimës i do hequr kapelja.
s.z

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Tashti une nuk e di cfare ka bere Koco Kokedhima dhe a genjen Kaci apo jo, po ne Fakultetin e Shkencave si ne te gjithe Universitetin e Tiranes ne ate kohe, po te merrje 4 ne nje provim, qe te vazhdoje me tutje shkollen, kete provim duhet ta rijepje dhe ne listen e notave nuk vendosesh nota 4, por nota e riprovimit. Kocoja po te jete burre le te publikoje librezen e notave, nqs e ka akoma, sepse po te jete se Kaçi i ka vene 4, ajo note eshte ne librezen e notave.

Kurse sa per Erionken, ai po ta kete diplomen Universitare le ta publikoje e t'ua mbhylle gojen atyre qe thone qe nuk ka. Andej ketej neper bote mund te ndjekesh kurse universitare sa te duash edhe tere jeten po deshe e te mos diplomohesh sepse nuk ploteson numrin e nevojshem te krediteve. Keshtuqe hajde Erion hidhu, nxirre diplomen neqofte se e ke, fundja sajo ndonje fallco se ka plot budallej sic thote kryetari jot Edvin Palloshi qe e besojne.

Submitted by boni (not verified) on

Bota nuk te pyet fare, po fare fare ama, cfare diplome ke, por cfare di te besh. Dhe te ve ne prove per ate qe di te besh.

Edhe sikur te mos kete diplome Erioni, cfare ka? Ku thuhet se kryetari i bashkise duhet te kete mbaruar shkollen e larte. Ai mund te jete edhe me shkolle fillore, ose me kopesht femijesh. Eshte ne rregull me kushtetuten. Keshtuqe leni llafet dhe t'i shikojme punen Erjonit.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Jo mor zoteri, ti me duket e paske pare boten nga divani i guzhines ne Laprake, apo ne Rr Ali Demi. Sikur te viheshin ne prove te gjithe njerezit per ate qe dine te bejne, e ç'i q.i nenen diplomes, atehere perse jane tere ato universitete ne kete bote, e perse kane edhe tre nivele diplomimi e keshtu me rradhe? Qe ka njerez qe dine te bejne pune te mira edhe pa pasur diploma kjo nuk vihet ne diskutim, por ama kur tjetri pretendon se e ka diplomen dhe pastaj kur ia kerkojne tregon perralla, kjo do te thote qe genjen si derr, pra eshte rrenacak dhe e dyta qe mund te mos jete aq i zoti sa c'duket. Nejse, duket se Erioni do te vihet ne prove, pasi te fitoje zgjedhjet, qe i ka te sigurta sic thote Edvin Palla dhe ne te gjithe do te jemi te lumtur te mos e votojme heren tjeter kur ta kemi provuar per kater vjet se sa i zoti eshte, edhe pse mund te mos kete diplomat qe pretendon.

Submitted by Arti2 (not verified) on

Po lini nam fare me kete nivel gazetarie. Teknikisht nuk duhet te kishit harxhuar asnje kilobyte per kete idiotesi. Pastaj dashkeni tu respektoka dhe nje standard: qe nese te akuzon kundershtari posto nje foto ne rrjetet sociale te diplomes tende. Tani i bie qe nese Veliaj thote qe Basha nuk eshte mashkull, ky i fundit do te postoje nje foto te gjenitaleve perndryshe anullim loje.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Arti ti e ke mire, se edhe Erionin kur e pyeten ku i gjeti paret per dasmen ne Kala tha qe i kishte nga pensioni i mamit, pra deshi s'deshi e nxori te verteten, besoj se kuptohemi, apo jo? E dyta, Erioni para se te thote qe Basha nuk eshte mashkull, gje per te cilen edhe une mund te dyshoj, ben mire te shohe njehere midis shaleve te veta a e ka ate nishanin qe te ben mashkull.

Submitted by realisti (not verified) on

ore s.z., po si e paske harxhuar kohen kot duke shkruar kete "perle"? per fotokopje dilplomash qenke keq ti a derbardhe? fotokopje mund te sajojne shqipot edhe nga harvardi. nqs do te verifikosh, futu ne websajtin e universitetit ne fjale dhe shih nese x apo y person eshte diplomuar atje. ka nje liste te alumni ne cdo universitet perendimor.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.