Ndërtimi në digën e Liqenit drejt realizimit? Kryeministri: “Kjo është një çështje që do gjykohet në bazë të fakteve, shifrave, mundësive, sepse duhet parë edhe kostoja”

Postuar në 16 Qershor, 2015 18:56

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për emisionin e “Studio e Hapur”. Rama ka folur për zgjedhjet, për akuzat e opozitës, për garën e Tiranës, për sondazhet e brendshme të PS-së etj.. I bindur në fitore dhe i qetë është shfaqur Edi Rama dhe me sa duket në emër të kësaj sigurie që jep një fitore e afërme, nuk ka munguar të flasë edhe për një çështje të ndjeshme si ndërtimet në digën e Liqenit Artificial në Tiranë. Dhe ka folur për ligjin dhe kostot, edhe pse këto faktorë jo përherë janë kaq të rëndësishëm. Aq më tepër që në rastin konkret diskutohet për kostot e një objekti ende në ndërtim. Më poshtë fragmenti nga intervista:

...Por me digën e Liqenit ka një problematikë të caktuar që deri tani kandidati juaj nuk është artikuluar se ç’do të bëjë me atë leje ndërtimi?
Edi Rama: Ç’domethënë nuk është artikuluar?

Zoti Kosova thotë do të pres gykatën ç’do të bëjë me atë zonë. Zoti Veliaj nuk ka akoma një qëndrim se çfarë do të bëjë me këtë zonë..
Edi Rama: Ai ka thënë që nuk do të japë më leje të tjera, ndërkohë që sigurisht që do presim gjykatën, sepse leja është leje. Dhe ne e kemi çuar në gjykatë, kemi fituar në hapin e parë. Të shikojmë nëse do fitojmë deri në fund.

Leja është leje, po ju keni prishur ndërtime me leje...
Edi Rama: Ç’domethënë keni prishur ndërtime me leje?

Keni prishur edhe ndërtime me leje, pastaj keni paguar paratë që ju keni patur detyrim qytetarëve.
Edi Rama: Kemi prishur ndërtime që kanë penguar plane zhvilluese dhe kur kanë qenë me leje janë shpronësuar si ndërtime të ligjshme.

Po pra. Pse nuk e artikuloni këtë, nëse leja e tyre do të ligjërohet nga gjykata, do qëndrojnë ato ndërtime aty apo jo?
Edi Rama: Kjo është një çështje që do gjykohet në bazë të fakteve, shifrave, mundësive, sepse duhet parë edhe kostoja.

Comments

Submitted by Velja prej Prem... (not verified) on

Po pra, po...

Edhe Rama u velë prej premtimeve te Veliajt...

Ne te vertete eshte edhe nje shenje qe i behet Erjonkes: "Ti do dukesh si kryetar Tirane, por hasell hasell do jesh like kryetar TiRame, se kryetari i vertete jam une, qe jam ne kryeministri!"

Sa per votuesit, eh, gjynah me vjen, por duhet te pergatiten per zhgenjime po aq te medha sa c'jane Premtimet e Erjon Veliajt!

Pse, u c'mend kryetari Rama qe te prish serish prona te Lulzimit?!

Po vetem Dy Parti ka Pluhur-Alizmi shqyptar, apo jo?!

Submitted by Tekniku (not verified) on

Pa fituar zgjedhjet dhe ky po e han fjalen.

Sinqerisht dikur mendoja se me Berishen kishim arrit fundin, por ky zoteria me corape me ngjyra ka mundesi shume te mira qe tja kaloje atij tjetrit pa mbaruar mandatin. Mjere ne!

Submitted by tekniku (not verified) on

Mund të përdorje pak më shumë fantazi, e të përdorje tjetër identifikim (nëse nuk e ke si stil paraziti).

Submitted by Kot Fare (not verified) on

Ore sikur me planin urbanist, nuk eshte me kryetari qe cakton lejet apo i jap ato. Eshte Plani qe percakton nese ndertohet apo jo.

Si mund te thuash nuk jap me leje... shume shume ke te drejte te thuash do ndryshoj planin urbanistik.. INJORANTE

Submitted by tekniku (not verified) on

Pikërisht!

Po na shpifet me këtë propagandë "ekologjike", ndërkohë që ligjshmëria është e vetmja gjë që rregullon çdo aktivitet. E kanë qelbur vetë duke dhënë leje në troje publike në përdorim, e tani betohen që do bëjnë një "trimëri" që është tërësisht e paligjshme. Me sa di unë, kur kriteret e lejojnë, ligjërisht nuk pengohesh që të ndërtosh, madje ke edhe mundësi të nisësh punimet po nuk të kthyen përgjigje brenda afatit. Nuk e di se çfarë mendojnë se do bëhet me pronat e pazhvilluara në pjesën më të madhe të Tiranës (flas për territore private ku nuk ka akses publiku, oborre, ambiente zejtarie të papërdorura, shtëpi të ulta që nuk plotësojnë nevojat e pronarëve, etj). Nuk e di as se ku do gjejnë hapësirë për ambiente shkollimi, pushimi, pedonale apo parkimi, nëse nuk zhvillohen zonat dhe krijohen hapësirat me mënyrat e kompesimit që mundësojnë kriteret e planit të bërë me kujdes.  Nejse, diskutimi për mënyra zgjidhjeje është pa fund, por dy fjalë duheshin thënë...

Ky Kryeministër po tregon formim shumë të cekët mbi ligjshmërinë (nëse nuk është rasti që nuk pëmbahet dot), dhe një nënvleftësim shumë ofendues për shqiptarët.  Po më krijohet bindja që ky i konsideron në masë shqiptarët si - ose hajdutë, ose me formim të cekët.

Në lidhje me ndërtimin te diga, shenjat ishin të qarta që ai ndërtim nuk do anullohej. Ndërhyrjet kanë qenë vetëm për efekt propagandistik, dhe përkojnë me axhendën politike të Ramës - i përdori si pretekst për bllokimin arrogant që i bëri aktivitetit të ndërtimit dhe po e përdor përsëri tani në prag zgjedhjesh. Ironikisht, pezullimi i ndërtimit në Shqipëri (dhe Tiranë dmth) i rrit kërkesën për shitje këtij ndërtimi "të gabuar". Nëse vërtetë mendonte se ai ndërtim do bllokohej, mund ti pezullonte punimet e ndërkohë nuk rritej vlera e kompesimit që përmend tani. Mundësitë kanë qenë e janë, dhe për analogji mund të përdoret leja e kompleksit bashkëngjitur me xhaminë, që e anulloi KKT. Veprimi i Ramës në lidhje me atë kompleks dhe në krahun tjetër me gjithë aktivitetin e ndërtimit në Shqipëri ishin prova më e fortë që u dha për sensin e mbrapshtë të tij, në lidhje me lirinë ekonomike (dhe jo vetëm) të shqiptarëve, dhe logjikës rregullatore të tregut. Ishim aq të neveritur prej asaj çorbe (se nuk e quaj dot shtet) anarkisto-fshatareske të Berishës sa nuk kuptohej dhe aq mirë se si ishin aktorët e tjerë. Të shohim çdo ndrisë kopetenti këto dy vite në vazhdim...

Submitted by Albi_I (not verified) on

Llogjika e Rames eshte qe prish ndertimet e paligjshme, aty ku i intereson atij. Po nderkohe jep leje per ndertime te ligjshme aty ku nuk i intereson askujt, pervec tij dhe interesave te tij kuptohet.

Submitted by Albi_I (not verified) on

Ore ky ka firmos vete e ka marr vete pjesen te ndertimet, sinqerisht mendoni ju se Rama do i prishka tani ato ndertime? Themi Rama, se Velo Partizani ka shku per ti bere fresk zyres e jo per ta ushtruar detyren.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.